"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kryebashkiaku Erion Veliaj prej dy javësh ka nisur një sulm frontal ndaj prokurorit Olsi Dado si dhe gjyqtarit Erjon Bani, të cilët e hetuan dhe e vunë pas hekurave për korrupsion dhe pastrim parash. Veliaj që prej 10 shkurtit dhe deri këtë të diel (23 shkurt) ka postuar çdo ditë në rrjete sociale reagime të shumta, ku intimidon, linçon, fyen dhe shkon deri në kanosje të prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani, duke harruar statusin e tij si i pandehur i kapur në korrupsion. Veliaj ka harruar kështu faktin se me këto statuse nga burgu i shton vetes propabilitetin për t’u dënuar edhe për fyerje e kanosje.
Kodi Penal e përcakton qartë dënimin ndaj personave që fyejnë gjyqtar, apo anëtar të trupit gjykues përfshirë këtu prokuror për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje. Sipas Nenit 318 në rast fyerje, personi dënohet me gjobë, ose burgim deri në 3 muaj.

Neni 317 i Kodit Penal, parashikon që personat që kanosin gjyqtar, apo anëtar të trupit gjykues përfshirë këtu prokuror për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, dënohen po ashtu njëjtë si fyerja, me gjobë, ose burgim deri në 3 vjet.

Nga statuset e përditshme të Veliajt, shpesh më shumë se një status në ditë, evidentohet qartë shkelja e të dyja neneve 317 dhe 318 të Kodit Penal.
Le të sjellim në vëmendje të gjitha reagimet e bëra nga Veliaj, pas arrestimit të tij.
Në 10 shkurt 2025 Erion Veliaj u arrestua, pas hetimeve të kryera nga prokurori Olsi Dado dhe me vendim të marrë nga gjyqtari Erion Bani. Po atë ditë Veliaj reagoi me status në rrjete sociale duke sulmuar prokurorin të cilin e cilësoi lunatik dhe të paditur epsharak.

Fill pas këtij komenti, një tjetër pasoi ditën e nesërme po me të njëjtën gjuhë fyese. Në 11 shkurt Veliaj tregonte se si e kaloi natën e parë në qeli, ndërsa prokurorin Olsi Dado e cilësoi një individ pervers, ndërsa aktakuza sipas Veliajt ishte haluçinante dhe perversitet kriminal.

Në 13 shkurt, erdhi një reagim i tretë në lidhje me disa specifikime të bëra ndaj tij në dosjen hetimore. Veliaj e cilësoi si ‘kurdisje të një paçavureje’ të dhënën që ka mësuar në sallën e gjyqit se dënimi i tij ishte shkruar me shkrim dore mbi dosje, gjë për të cilën akuzoi prokurorin Dado.

Në 14 shkurt, Veliaj mohoi faktet që rëndojnë ndaj tij, ndërsa dosjen hetimore e cilësoi dosje prej sigurimsi të Ols Dados. Këtë të fundit e fyeu duke e cilësuar si Ols violina. Sallën e gjyqit të gjyqtarit Erjon Bani e cilësoi thertore. Për gjyqtarin tha se u bë njësh me prokurorin, duke marrë kështu përsipër të hetonte dhe gjykonte veten.
Në 15 shkurt, vijoi duke thënë “violina Ols Dados në seancën e pengmarrjes, te thertorja e adashit tim“ duke fyer sërish dyshen Dado-Bani. Prokurorin vijoi ta quante violinisti dështak dhe lunatik.
Në 16 shkurt, vijoi fyerjet duke e cilësuar prokurorin Ols Dado prokuror pervers, violinisti dështak dhe lunatik. Gjyqtarin Erjon Bani e cilësoi adashi kasap, gjykatësi i thertores. Veliaj shtoi dozën e fyerjeve duke thënë se drejtësia ka përfunduar në llogjikën njëqelizore të një parameci funksional!
Në 18 shkurt, e cilësoi dosjen hetimore romanin e gjatë të Ols Violinës, ndërsa shtoi “më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit”.
Më pas “mori përsipër” edhe të bëjë vetting-un e Olsi Dados, edhe pse ku i fundit e ka kaluar vetting-un në 2022 dhe ka rezultuar pa probleme në të tria kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
“Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët - pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore.“ tha Veliaj.
Po në të njëjtën ditë (në 18 shkurt) tha se është i burgosur pa gjyq, edhe pse gjyqi ju bë në 12 shkurt dhe u theksua në një seancë maratonë të gjitha shkeljet e kryera nga kryebashkiaku.
Në 19 Shkurt, vijoi e njëjta retorikë, ndërsa fyerjeve ju shtuan të tjera epitete.
“Shikoni se sa prej sigurimsi është strategjia banale e shejtanbudallait, që m’u qep mua me një letër anonime (autori i të cilës nuk çuditem të jetë Ols Angoni ose Nesti Dado, po ky është thjesht dyshim i arsyeshëm jo provë)” tha ndër të tjera Veliaj.
E njëjta gjuhë linçuese vijon në 21 dhe 22 shkurt.
“Ols Violina, që po panë një grua të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, të dlirë, të artikuluar, të lexuar e të arrirë, i sulen si pitbull me jargë e skërmitje, për t’i thënë vetes “jam i fortë, shih si futem në fustane dhe e mbaj gruan e targetit 9 orë në inkuizicion”, tha Veliaj në një status të 21 shkurtit.
Këtë të diel (23 shkurt), retorika është ashpërsuar duke kaluar deri në kanosje, teksa Veliaj i thotë Olsi Dados se nuk e di se më kë ka të bëjë.
“Ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Ëillis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë).
Nuk e ka idenë, dështaku, dhe nuk ka se si ta ketë në fakt, po do ia mësoj unë, ja kështu, me durim, pak nga pak, derisa t’i dalë boja kësaj menderhanes që gatoi për mue dhe ta neverisin të tërë, mbase përveç atyre që e përdorin si vegël të llojeve të ndryshme.” Është ky kërcënimi i hapur më i fundit që Veliaj i bën prokurorit të çështjes së tij.
Një tjetër status pasoi po këtë të diel ku Dado u cilësua nga Veliaj një “pis që godet për llogari të Sali fundërrinës, e kam të pamundur ta pranoj se SPAK-u mund të ketë surratin e Ols Angonit!”, ndërsa prokurorin e cilësoi një “vrasës me pagesë”.
Pra Erion Veliaj ka bërë mbi 14 postime, sulme të hapura ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Këto kërcënime po i bën nga burgu për persona të drejtësisë, teksa në këtë formë po tenton të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Kur Veliaj përdorë këtë gjuhë me prokurorët e gjyqtarët, si mund të sillet ndaj dëshmitarëve të thjeshtë?! Socialistët vërtet janë në pushtet, por Veliajt më së paku i ndalohet me moral që të reagojë në këtë formë ndaj zyrtarëve të drejtësisë dhe nëse morali si mjafton, duhet të kujtohet se është duke kryer vepër penale, përfshirë fyerje dhe kanosje, të cilat siç e theksuam rrezikojnë t’i shtojnë ditët në qeli kryebashkiakut socialist./ CNA
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka d...
Kryebashkiaku i Tiranës nën masë sigurie në burg pa afat d...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reagu...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektu...
Më datë 2 mars në Athinë do të mbahet panairi i punës ku S...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka ndar...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një diskutim online për v...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në diskutimin online për vot...
Ish-presidenti, Bamir Topi në një intervistë televizive ka...
Anija e qeverisë po lundron në batica të larta duke u përp...
Kryeministri, Edi Rama ndau një video në rrjetet sociale k...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Partia Social Demokrate ka prezantuar në Shkodër programin...
Kryedemokrati Sali Berisha nga Parma ka thënë se Rama u tm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga një takim...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu me anë të një pos...
Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...
Sot, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit, mori në mbrojtje ...
PD akuzon se sërish nga Shqipëria, përmes Portit të Durrës...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...