Presidenti i Emirateve të Bashkuara viziton Shqipërinë/ Rama: Nxiti marrëveshjen për portin e Durrësit
Kryeministri, Edi Rama ndau një video në rrjetet sociale k...

Anija e qeverisë po lundron në batica të larta duke u përplasur nga njëri skandal në tjetrin. Pas “dezertimit” të Engjëll Agaçit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Edi Rama ka vendosur të t’ia besojë këtë detyrë Vilma Gurit.
Ndonëse mediat pranë qeverisë nxituan ta paraqisnin Gurin si një personalitet me eksperiencë të pasur në Departamentin e Shtetit dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, faktet janë pak ndryshe.
Kapitali ka mësuar se zonja Guri para pak muajsh është shkarkuar nga Ambasada Amerikane për shkelje të rëndë të etikës, pasi është përfshirë në një skandal presionesh mbi Gjykatën Kushtetuese. Burime diplomatike i thanë Kapitalit se ky skandal përfshin zonjën Guri, bashkëshorten e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese si dhe një deputete të Edi Ramës.
Pas sharkimit për shkelje të rëndë të etikës nga Ambasada Amerikane, zonja Guri fillimisht u strehua si këshilltare e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Por kjo detyrë zgjati më pak se 2 muaj pasi në qeveri u krijua një tjetër emergjencë.
Engjëll Agaçi, sekretari jetëgjatë i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që e ka mbajtur këtë post nga dita e parë kur Edi Rama u bë kryeministër, është larguar në mënyrë të beftë. Vetë qeveria përmes një lajmi të shpërndarë në mediat e saj pak ditë më parë, jo zyrtarisht dha si arsye për largimin e Agaçit problemet shëndetësore dhe kurimin e tij në Itali.
Por ky version është vënë në pikëpyetje të madhe, jo vetëm nga opozita. Një ditë më parë, Sali Berisha denoncoi publikisht si Engjëll Agaçi është arratisur për shkak se ndaj tij është lëshuar masë ndalimi nga SPAK. Ky version në fakt kishte disa ditë që qarkullonte në Tiranë, por edhe pas denoncimit të Berishës nuk u përgënjeshtrua zyrtarisht nga qeveria.
Por pavarësisht shkaqeve të largimit, e sigurtë është se prej gati 1 muaji Engjëll Agaçi nuk është më në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Dhe fakti që Edi Rama ka nxituar të gjejë zëvendësen e tij, sinjalizon se ky largim mund të jetë përfundimtar.
Kjo tani ngre një tjetër skenar interesant. Nëse arsyet e largimit të Agaçit lidhen me një masë të mundshme të SPAK ndaj tij, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë për qeverinë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ligjërisht ka vetëm një detyrë. Të mos lejojë daljen e vendimeve të paligjshme nga qeveria.
Por nëse sekretari shpallet në kërkim nga drejtësia, kjo hedh një damkë të madhe mbi qeverinë, e cila automatikisht dyshohet të ketë funksionuar si një një bandë kaçakësh duke miratuar vendime të paligjshme. Dhe rastet për këtë tashmë janë publike duke filluar nga bonusi i inceneratorit që iu dha kompanisë, e cila nuk ekzistonte./kapitali.al
Kryeministri, Edi Rama ndau një video në rrjetet sociale k...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Partia Social Demokrate ka prezantuar në Shkodër programin...
Kryedemokrati Sali Berisha nga Parma ka thënë se Rama u tm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga një takim...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu me anë të një pos...
Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...
Sot, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit, mori në mbrojtje ...
PD akuzon se sërish nga Shqipëria, përmes Portit të Durrës...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vijuar me statuset e tij të ...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Gent...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar tre skenarët për...
Erion Veliaj, nga qelia në burgun e Durrësit, publikon sul...
Gara e primareve brenda Partisë Demokratike ka sjellë një ...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje të tij në rrjetet soci...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha sot se partitë janë...
Avokati Sokol Hazizaj u shpreh sot se Rama është në pozita...
Blogeri Olti Curri shkruan sot se Erion Veliaj jo vetëm që...
Deputet i Qarkut Kukës, Isuf Çelaj ka njoftuar sot se do t...
Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj i është përgjigjur k...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...