Votimi elektronik më 11 maj/ Zbardhen 3 skenarët, KQZ propozon zonat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar tre skenarët për...

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka zbardhur abuzimet që Delina Fico, drejtoresha e Programeve të Shoqërisë Civile, ka bërë nga fondet e USAID dhe DASH.
Në një deklaratë për mediat, PD kërkon nga organi respektiv të nisë hetimin për veprimtarinë e Delina Ficos nëpërmjet OJF-ve në Shqipëri dhe jashtë saj njëkohësisht për ligjshmërinë e përfitimit të vlerave monetare nga aktiviteti i saj i deklaruar ose jo pranë ILDKPI ndër vite.
“Delina Fico, Drejtoresha e programeve të Shoqërisë Civile në institutin e menaxhimit lindje – perëndim duket se ka përfituar rrogë të ndryshueshme por që arrin vlerat më të larta në vitin 2017 me rreth 129 mijë dollarë dhe në vitin 2023 me rreth 126 mijë dollarë.
Ky institut ka regjistruar 6 projekte për Shqipërinë ndër të cilët veçojmë:
1. Projekti 5-vjeçar (2016- 2021) 10.5 milion dollarë 'Justice for all' që lidhej me reformën në drejtësi
2. Projekti 18-mujor (2020 – 2022) për forcimin e standardeve dhe integritetit të mediave në Shqipëri
3. Projekti për reduktimin e çështjeve të pazgjidhura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë (2021- 2025).
Sipas pasqyrave dhe statusit të tij jo fitimprurës, ky institut rezulton të financohet edhe nga USAID, Departamenti i Shtetit apo fondacionet e Sorosit, dhe, sikurse faktuam më lart, ka patur rol determinant sa i takon ndërhyrjes në reformën në drejtësi, në media dhe gjyqësor.
Sipas Spending data EAST – WEST MANAGEMENT INSTITUTE -Dega në Shqipëri, nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka përfituar rreth 136 mijë euro nga aparati i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme si rimbursim TVSH, (trupi diplomatik).
Emri i Delina Ficos lidhet edhe me rrjetin e OJF-ve të Sorosit në Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk duket të jenë publikuar në vetëdeklarimet e zonjës pranë ILDKPI dhe këtu përmendim:
-'Kosovo women’s network' si anëtare bordi ndër vite
-'Albanian women empowerment network'- anëtare bordi
-Qendra Streha-anëtare bordi
-Organizata EOS Tech trust – këshilltare
-'Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim' për të cilën ka kryer deklarim vetëm në 2014.
-Instituti për kontratën shoqërore SCI
Përveç kësaj një pjesë e këtyre ojf-ve kanë përfituar edhe fonde publike, kështu sipas Spending Data:
-Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, 18 mijë euro
-Qendra Streha, 14 mijë euro
-Refleksione, 35 mijë euro
Për transparencën e opinionit publik prezantuam aktivitetin dhe fondet e përfituara nga bashkëjetuesja e ish ministrit dhe deputetit Çuçi, për të cilën gazetari konservator Matt Palumbo shprehet:
“Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës te Departamenti i Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje- Perëndim, një grup i sponsorizuar nga Soros. Instituti drejtohet nga një grua, e quajtur Delina Fico, e cila mban titullin e Drejtoreshës së Shoqërisë Civile".
Partia Demokratike kërkon nga organi respektiv të nis hetimin për veprimtarinë e znj.Delina Fico nëpërmjet OJF-ve në Shqipëri dhe jashtë saj njëkohësisht për ligjshmërinë e përfitimit të vlerave monetare nga aktiviteti i saj i deklaruar ose jo pranë ILDKPI ndër vite”, tha Genta Vangjeli./ CNA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar tre skenarët për...
Erion Veliaj, nga qelia në burgun e Durrësit, publikon sul...
Gara e primareve brenda Partisë Demokratike ka sjellë një ...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje të tij në rrjetet soci...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha sot se partitë janë...
Avokati Sokol Hazizaj u shpreh sot se Rama është në pozita...
Blogeri Olti Curri shkruan sot se Erion Veliaj jo vetëm që...
Deputet i Qarkut Kukës, Isuf Çelaj ka njoftuar sot se do t...
Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj i është përgjigjur k...
Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bërë...
Një nga argumentet që po përdoren më shumë kundër SPAK në ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celib...
Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar sot apelimin e vendimit të...
Shqipëria do të hapë zyrtarisht negociatat për dy kapituj ...
Gazetari Enton Abilekaj u shpreh sot se Erion Veliaj ka te...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar para pak minutash, duke i...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje të tij në rrjetet soci...
Në 14 mars do të hapet për qarkullimin e automjeteve tunel...
Kristi Koçibelli do të jetë një nga kandidatët që do t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...