Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Drejtuesi i fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, ka zhvilluar një takim me kandidatët e koalicionit “PD-ASHM”.
Në fjalën e mbajtur LaCivita vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin. Më tej LaCivita vuri theksin te rëndësia që kanë këto ditë deri në zgjedhjet e 11 majit.
Sa i përket rezultatit të 11 majit, LaCivita u shpreh se fitorja nuk arrihet me sondazhe apo deklarata politike, por me punë konkrete në terren.
Fjala e LaCivita-s
Kjo është një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, me qindra njerëz nga e gjithë Shqipëria, dhe jam shumë i kënaqur. Me vetëm 10 ditë të mbetura, jemi në momentin më të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Dr. Berisha ka punuar jashtëzakonisht shumë në çdo cep të vendit për të përcjellë mesazhin që do të na çojë drejt fitores pas 10 ditësh.
Tani është koha që të gjithë kandidatët tanë, stafi, dhe vullnetarët në çdo cep të vendit të bashkohen dhe të na çojnë drejt fitores në ditën e zgjedhjeve. Secili prej jush ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë fitore, dhe duhet të ndiheni krenarë për këtë.
Çështjet kryesore për të cilat kemi folur në këtë fushatë janë ato që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë: ekonomia, mirëqenia, dhe kostoja e jetesës. Të gjitha këto janë çështjet më të rëndësishme për qytetarët dhe do të jenë ato që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.
Është shumë e rëndësishme që në këto ditët e fundit të fushatës t’u tregojmë qytetarëve se kush është përgjegjës për gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe mungesën e mundësive në Shqipëri. Është vetëm një person: Edi Rama. Po aq e rëndësishme është të flasim me qytetarët tanë jo vetëm për atë që e ka sjellë këtë rrëmujë, por edhe për atë që është më i përgatitur për ta zgjidhur. Dhe ky është Dr. Berisha, janë kandidatët tanë për Kuvendin e Shqipërisë kudo në vend.
Ka disa gjëra që unë i konsideroj shumë të rëndësishme për të siguruar që po bëjmë gjithçka që mundemi në ditën e zgjedhjeve. Është jetike që në çdo zonë votimi, në çdo lagje, të kemi lista të njerëzve që e dimë se na mbështesin. Dhe duhet të sigurohemi që ata të dalin dhe të votojnë.Do të filloj me ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Joe Biden. Që të dy janë të paqëndrueshëm. Që të dy e kanë shkatërruar ekonominë. Dhe të dy do të humbasin në ditën e zgjedhjeve.
Votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve. Është thelbësore t’u flasim atyre dhe t’u shpjegojmë se si ekonomia dhe dështimi i Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit i ka ndikuar. Shpjegojani atyre. Tregojani atyre. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme.Po, ka. Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën.
Mendoni pak këtë: nëse do të kishit një bilanc kaq të dështuar sa ai i Edi Ramës, a do të donit të flisnit për të?Kjo është një pyetje e mirë. Besoj se disa prej këtyre gjërave tashmë i keni parë të ndodhin në të gjithë vendin përmes mesazhit tonë. Ju nuk mund t’u besoni sondazheve të mediave shtetërore. Ne ato në Amerikë i quajmë “lajme të rreme”. Ato kanë një qëllim të caktuar. Qëllimi i tyre është të krijojnë perceptimin se Edi Rama do të fitojë, por ai nuk do të fitojë. Është shumë e rëndësishme që të mos i marrim parasysh gjëra të tilla.
Shikoni, ne e kuptojmë që kandidatët individualë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë fushatë. Zgjedhja juaj do të vendosë skenën për fitoren e Dr. Berishës. Dhe është shumë e rëndësishme që mesazhi që përcjellim të jetë i njëjtë, në të gjithë vendin.
Unë gjithashtu, nuk dua ta lë pa thënë këtë: çdo kandidat, në këto 10 ditët e fundit, duhet të trokasë në derën e çdo qytetari që jeton në zonën e vet. Ju mund t’ju premtoj që kontakti derë më derë, person më person, është mënyra më efektive për të bindur dikë të votojë për ju. Mos ndaloni së punuari deri në momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Duhet të përfitoni nga çdo orë e mbetur.Mos ndaloni së punuari derisa të mbyllen kutitë e votimit. Ju duhet të përfitoni nga çdo minutë e vlefshme që ju ka mbetur.
Dhe ajo që ju sfidoj ju të gjithëve këtu të bëni në këto dy javët e fundit, deri në ditën e zgjedhjeve, është të caktoni një numër personash në zonën tuaj të votimit që doni t’i sillni më shumë, përveç atyre që tashmë i keni të sigurt. Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me nxjerrjen e më shumë njerëzve për të votuar.
Kur Presidenti Trump u qëllua në korrik, ai e bëri të qartë se çfarë donte nga amerikanët: të luftonin, të luftonin, të luftonin. Dhe sinqerisht, kjo është pikërisht ajo që shqiptarët duhet të bëjnë. Ju duhet të luftoni, duhet të tregoheni, të merrni pjesë në zgjedhje, dhe nëse e bëni këtë, do të fitoni.Mezi pres momentin që të takohemi së shpejti. Ju uroj shumë fat dhe punoni shumë, shumë fort. Faleminderit!/ CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu ka kërkuar ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
“Lolita”, një faqe ndryshe në rrjetet sociale, ka bërë...
Në këto ditë para zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim zgj...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, sot...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim zgjedhor në D...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit të tij elektoral...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Aktivistja Edlira Çepani, e cila pak kohë më parë ishte në...
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, në një intervistë për...
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, në një intervistë për...
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, ka folur për problema...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se emërimi i Anuela Ris...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komen...
Pas matjeve në muajin shkurt dhe mars, Barometri Euronews ...
Pas matjeve në muajin shkurt dhe mars, Barometri Euronews ...
Pas matjeve në muajin shkurt dhe mars, Barometri Euronews ...
Kandidatja e PD-së në zgjedhjet e 11 majit për Qarkun e Tira...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...