
Ka refuzuar që të firmosë një dokument të ri për KQZ-në, ku thotë se ai është kryetar i PD-së dhe autorizon Enkelejd Alibeajn për drejtimin e saj në lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Ka refuzuar të firmosë një autorizim të dytë që është i kërkuar zyrtarisht nga Ilirjan Celibashi.
Lulzim Basha haptazi nuk pranon të firmosë më dokumente, pasi pretendon se ka dhënë dorëheqje publike në 22 mars të vitit të shkuar.
Lulzim Basha figuron ende kryetar i PD-së në gjykatë, pasi Gazment Bardhi, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë, nuk ka shkuar të dorëzojë në gjykatë, në regjistrin e kësaj të fundit, dorëheqjen e Lulzim Bashës, e cila është dhënë vetëm me gojë. Nuk ka një dorëheqje me shkrim drejtuar opinionit publik, e cila më pas të dorëzohet në organet përkatëse ligjore dhe Lulzim Basha figuron kryetar i PD-së.
Ai po përpiqet t’i thotë opinionit publik që nuk është më kryetar, ka lënë një autorizim dhe kjo çështje nuk i përket më atij, por Gazment Bardhit, Enkelejd Alibeajt dhe një grupi deputetësh, përfshirë edhe disa “anëtarë” të fantazuar si pjesë e Kryesisë së PD-së.
Detaji lidhet me faktin se ai në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale figuron ende si kryetar i PD-së. Lulzim Basha në “Facebook”, “Twitter” dhe "Instagram", shkruan se është kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Pra, ende nuk e ka hequr nga rrjetet sociale emërtimin e tij si kryetar i PD-së.

Pra, gjithçka që bën Luli, duke refuzuar firmën e duke thënë që ka dhënë dorëheqjen, është thjesht dhe vetëm një gënjeshtër, një lojë apo skemë e tij, siç ka bërë zakonisht edhe me proceset gjyqësore që ka pasur, ku me procedurë ka shpëtuar. Edhe tani me PD-në po luan me procedurat.

Në rrjetet sociale, Lulzim Basha, në “Facebook”, “Twitter” dhe "Instagram", është kryetari i PD-së dhe shqiptarëve dhe kujtdo që i drejtohet me mesazhet e tij, i drejtohet si kryetar i PD-së, dhe jo si ish-kryetari i saj apo si deputet i kësaj partie. Luli po vazhdon dhe po luan me procedurat.

Me procedurat ai po përpiqet që të fitojë kohë për t’u rikthyer më pas në drejtimin e Partisë Demokratike në një moment të dytë, por duke e pasur zyrtarisht vulën dhe PD-në “pronë” të regjistruar në gjykatë.
Nga ana tjetër, thotë që është dorëhequr, por në rrjetet sociale sërish kemi një provë se Lulzim Basha vazhdon të qëndrojë kryetar i PD-së dhe të mos i ndahet emërtimit si i tillë./CNA.al
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, po zhvillon një takim me krye...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas atentatit të rë...
Nga atentati i djeshëm në zonën e “Don Boskos” në kryeqyte...
Kandidati i Parisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, Luç...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qyte...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përseritur fjalët e...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur qytetarë...
Në videomesazhin e kësaj jave, kryebashkiaku i Tiranës, Er...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku me ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se kandidatët...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndodhet në Pogradec ku po ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, Krisitian Kina, n...
Sot, KAS ka hedhur shortin për caktimin e relatorëve q...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim ...
Afati prej 48 orësh i vendosur nga kreu i KQZ-së, Ilir...
Kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, Belind Këlliçi, k...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i la 48 orë kohë Lulzim ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka preku...
Dy ditë më parë, CNA.al raportoi shkarkimin e Artan La...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...