web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha sfidon Celibashin/ Pa u plotësuar 48 orë, Alibeaj "fluturon" në KAS

11 Mars 2023, 17:02, Politikë CNA

Basha sfidon Celibashin/ Pa u plotësuar 48 orë, Alibeaj

Lulzim Basha, i cili është kryetar zyrtar i Partisë Demokratike, ka sfiduar kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin.

Mësohet se me anë të Enkeldej Alibeajt, Basha ka ankimuar vendimin e KQZ-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Alibeaj kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin si subjekt zgjedhor. 

Kujtojmë se kreu i KQZ, i dha 48 orë kohë Lulzim Bashës si kryetar zyrtar të PD-së të plotësojë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së.

Kjo pasi vetë Basha nuk e ka dhënë asnjëherë zyrtarisht dorëheqjen, ndonëse e deklaroi publikisht me zë e figurë se do ta bënte atë një vit më parë.

Por pa u plotësuar 48 orë, Alibeaj e ka ankimuar këtë vendim./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga