web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive- Kontrollet në banesë, SPAK-u po zbërthen skemën

6 Dhjetor 2024, 13:15, Politikë CNA

Pas një vendimi të GJKKO-së, oficerë të BKH-së kanë zbarkuar për kontrolle në banesat e familjarëve të Veliajt. Fillimisht u raportua se në shtëpi ndodhej Ajola dhe nuk u hapi derën agjentëve të BKH-së. Asaj i është sekuestruar telefoni, kaq pranohet dhe nga mediat e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në Hamburg. Në fakt nuk është kontrolluar vetëm telefoni, por është bërë dhe një kontroll i imtësishëm banese.

CNA mëson nga burime zyrtare se paralel me Ajolën është kontrolluar edhe vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj. Pra gjithçka rreth e rrotull Erion Veliajt që lidhet me bizneset e vëllait të tij dhe aktivitetin e Ajolës.

Ajola thuajse po fut në burg burrin e saj për shkak të një objekti që ka një vlerë 25 mijë euro të cilin ajo e ka marrë pa lekë nga biznesmeni Gentian Sula i NOA-s. Ky i fundit më pas ka fituar tenderë qindra miliona euro nga Bashkia e Tiranës.

Nga ana tjetër, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, administron një nga kompanitë më të mëdha të reklamave në Shqipëri dhe është çelësi i Erion Veliajt për të çuar para në media dhe menaxhon nga bizneset e mëdha dhe kjo është një mënyrë tjetër e blerjes dhe kapjes së shtypit, por Arbër Veliaj dyshohet nga SPAK si pjesë e skemës të kryebashkiakut të Tiranës për influencë, afera e të tjera.

Ajo që ka ndodhur është që shtëpia është kontrolluar, është kontrolluar telefoni i Ajolës, Arbër Veliaj, shtëpia e tij, janë marrë telefonat dhe SPAK-u po ecën përpara në një nga hetimet kryesore të pasurisë.

Pra, institucioni po bën një hetim të thelluar pasuror ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe të gjitha veprimet e tanishme vijnë si pasojë e fakteve që SPAK-u ka gjetur rrugës për Veliajn.

Tashmë pritet që të ketë të tjera veprime dhe që prokurorët të lidhin të gjithë skemën si ka funksionuar Erion Veliaj dhe njerëzit rrotull tij./ CNA

 





Lajmet e fundit nga