Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjesë shumë të madhe të elektoratit pa përfaqësim real politik.
Partitë e reja, pavarësisht numrit të përgjithshëm të votave që morën në 11 maj, nuk kanë një përfaqësim politik të aftë që të paralajmërojë ndryshime të shpejta të ardhshme.
Por, ajo që në thelb nuk po diskutohet është fakti se pse ka ndodhur kjo.
Diskutimi është përqendruar te partitë e vjetra, të cilat i mbytën votuesit me propagandë duke investuar te “frika” dhe “shpresa”, te bufi dhe miu.
Po, kemi vakuum për opozitën, por kjo nuk mbulohet me të thënit: “Më votoni, se jam opozita reale dhe jo paterica e pushtetit".
Por, pikërisht partitë e vjetra janë patericat e njëra-tjetrës.
Ndërkohë që partitë e reja nuk patën përfaqësimin që meritonin për shkak të ligjit aktual zgjedhor, por edhe për faktin se sjellja e elektoratit në javën e fundit ishte shumë kaotike dhe përcaktoi edhe rezultatin e zgjedhjeve. Të bindur se nuk do të kishte ndryshim politik, elektorati gri, i cili do të bënte ndryshimin, preferoi të qëndronte në shtëpi dhe të mos u drejtohej kutive të votimit.
Nuk dua të vë në dyshim interpretimet e dhëna deri tani, të cilat mbështeten në pjesë të rëndësishme të realitetit, sikundër është pakënaqësia e madhe dhe mungesa e besimit kundrejt dy partive që kishin pushtetin në 35 vite tranzicion, apo çarja e madhe e opozitës, e cila ishte investimi më i suksesshëm dhe më efikas i qeverisë apo mosdakordësia e pjesëve të opozitës, (sidomos partive të reja) për t’u bashkuar.
Të gjitha këto nuk mjaftojnë që të shpjegojnë thellësinë e problemit. Pasi besoj se problemi realisht qëndron pikërisht në faktin te perceptimi që kanë për politikën dhe që politika aktuale nuk i korrespondon asaj që realisht do shoqëria shqiptare, e cila e percepton politikën me dy mënyra, të cilat lidhen njëra me tjetrën.
Njëri nga perceptimet është populizmi, i cili jehon revoltën e shoqërisë dhe që duket se dëgjohet më shumë, ngaqë bërtet më shumë.
Kjo mënyrë është rezultative deri në njëfarë mase, pasi retorika agresive kundër qeverisë pëlqehet nga një lloj elektorati, kryesisht nga militantët, të cilët i mobilizon, por nuk përqafohet nga pjesa e moderuar e shoqërisë, e cila do stabilitetin. Praktikisht nuk bind, pasi, së pari shoqëria shqiptare e ka kuptuar se zëri i saj dëgjohet më shumë kur nuk amplifikohet nga politikanët profesionistë.
Mënyra tjetër është ajo që thonë zakonisht: “Më votoni dhe unë do të ndryshoj gjithçka! Madje, ju kërkoj falje edhe për 7501-in, 1996-1997-ën, Gërdecin, 11 janarin, 184-ën, 336-ën, për të burgosurit nga radhët e politikës, etj, etj!”
Logjikisht ndryshimi politik kalon nëpërmjet një ndryshimi raportesh e aleancash politike.
Shoqëria nuk kërkon tashmë diçka që të votojë, por diçka, së cilës t’i BESOJË në një periudhë kur pakënaqësia për qeverinë është në zenith.
Dhe kjo tregon se shoqëria vështirë se mund të frymëzohet e besojë diçka të ngjashme me atë që i qeveris aktualisht.
Mos do të thotë kjo se shoqëria duhet të mbajë një qëndrim antisistem, antipolitik e apolitik, me synimin e vetëm që të ndryshojnë gjërat?
Absolutisht JO!
Shoqëria ka nevojë për politikë.
Por jo politikë populiste flakadanësh, kërcënimesh e as të përzgjedhjes së “të keqes më të vogël!”
Ka nevojë të rikthehet politika si akt, veprim e ide që merr turmën dhe e bën popull, me vizion e ardhmëri.
Si përpjekje të shpjegohen fenomenet që nxisin revoltën, pra edhe masat e ndryshimet e nevojshme që janë të domosdoshme për të gjetur revolta rrugëdalje.
Si ushtrim që ndihmon njerëzit të kuptojnë përse ndiejnë ato që ndiejnë dhe t’i bëjë aksionerë të debatin e madh të së ardhmes së vendit.
Si zotësi për të gdhendur një rrugë tjetër për vendin.
Një rikthim i tillë i politikës do t’i jepte shoqërisë shqiptare jo revoltë e zemërim, të cilat i ka me tepri, por vetëbesim që diçka e gjithçka mund të ndryshojë.
A ka njerëz dhe forca politike, të cilat do të mund të kontribuonin në këtë rikthim të politikës? Patjetër, por as u përkasin, as kanë vend e as i duan në formacionet e vjetra politike, edhe pse mund të aderojnë në to...
Gjithsesi, momenteve historike u korrespondojnë edhe përgjegjësi historike./CNA
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Dy qëndrime: Absurdi kolektiv dhe nihilizmi naiv Në nevoj...
Nga Ulsi Manja Nuk shkrova dje, me shpresën se mos Zoti d...
Përmasat e një njeriu nuk dallohen nga fjalët e mira që i ...
Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ ...
Firmat Ligjore shqiptare po fitojnë gradualisht njohje dhe...
Përpara 12 vitesh, në mars te 2013-ës, në Venezuelë, Hugo ...
Pa dalë rezultati përfundimtar i Zgjedhjeve, Erjon Braçja ...
1-Edi Rama fitoi mandatin e katërt. Në fakt, fitorja në 1...
Edi Rama e mori mandatin e katërt...PD për të katërtën her...
Analizë faktuese me shifra konkrete nga Andrea Bregu Përp...
Sfida më e rëndësishme e këtij viti në politikën e vendit ...
Pasi deshtuan me “non grata”, me SPAK e Gjykatë Speciale q...
Një incident me votat e Partisë Mundësia mjaftoi që të kup...
Në sistemet proporcionale legjitimiteti dhe mbështetja e f...
Sali Berisha sot është kryetari i vërtetë i Opozitës. Usht...
nga Artan Hoxha Regjimi hibrid i Edi Ramës-shumë më shumë...
150,000 vota dhe 3 deputetë. Ky është një problem i sistem...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...