EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Nga Ulsi Manja
Nuk shkrova dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por nuk ndodhi. Ndaj sot, këta pak rreshta që më burojnë nga dhimbja, i shkruaj për Artan Lamen, i bindur që i pret nga unë.
Pas çdo bisede më thoshte: “Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë! Me një fjalë jemi, e s’kuptohemi… ose kuptohemi, por unë dhe ti e kemi problem me i thënë njëri-tjetrit kush ka të drejtë!” Qeshnim – por pas çdo debati, përqafoheshim, edhe pse unë s'e arrija dot, se ishte shumë më i gjatë se unë.
E kam thirrur gjithmonë “Lame” – një emër që për mua nuk ishte thjesht mbiemër, por një simbol përkushtimi, përballjeje dhe vizioni. Kam besuar deri në fund se Zoti do ta rikthente mes nesh, për të qenë sërish opozitari i përhershëm i kauzave të mëdha shoqërore, publike dhe kombëtare.
Nuk ia doli… sepse kaq e kishte shkruar Krijuesi për të. Por ajo që ia doli Artan Lame, është e përjetshme: në më shumë se tri dekada, la gjurmë të pashlyeshme në çdo çështje me interes publik e kombëtar, sidomos në përpjekjet titanike për të vendosur normalitet urban në një Shqipëri informale nga koka te këmbët.
E kam njohur si zë të angazhuar publikisht që përpara vitit 2009, kur u bëra pjesë e Partisë Socialiste. Por pas këtij viti, marrëdhëniet tona profesionale ishin të shpeshta, të drejtpërdrejta, hera-herës edhe përplasje. Jemi përplasur më shumë se askush tjetër për punë – por kurrë për çështje personale. Në ato debate të gjata me të, më pëlqente që e prisja me mendjen time dhe e përcillja me mendjen e tij.
Ishte imponues në argument, i thellë në analizë, dhe shpesh më mundte me lehtësi – sidomos në çështjet e pronave, ku shpesh ua kalonte edhe juristëve më të mirë të fushës. Kishte mendim për çdo gjë, dinte të bënte gjithçka, dhe mbi të gjitha, kishte kurajën për të folur e vepruar.
Sot, kur vdes dikush, thuhen fjalë të mira. Por në rastin e Artanit, këto fjalë nuk janë klishe. Familja ka humbur shtyllën e shtëpisë. Shqipëria ka humbur një avokat të shkëlqyer të çështjes kombëtare dhe një mbrojtës të paepur të rrënjëve tona europiane, ndërsa shoqëria civile ka humbur njeriun e vetangazhuar në çdo kauzë me interes publik.
Kush e sheh rolin e tij ngushtësisht, përmes interesave të veta, gabon rëndë. Lame ishte unik. Ishte shumë më tepër se një funksionar publik. Ishte njeri i ideve të mëdha dhe i betejave të vështira.
Unë kam qenë me fat që e pata bashkudhëtar për një pjesë të rëndësishme të rrugës sime në politikë dhe administratë publike. Nuk ishim miq të ngushtë, por ndanim shumë më tepër se kaq: ndanim respektin për mendimin ndryshe dhe miqësinë që buron nga sinqeriteti i përplasjes.
Ndiej një boshllëk të pazakontë nga mungesa e tij. Vetëm ideja që nuk është më në Tiranë më krijon një ndjesi të thellë malli. Ndoshta Tirana po i humb njerëzit e mençur më shpejt sesa duhet…
Lamtumirë, mik. U prehsh në paqen e përjetshme të Krijuesit. Do të të kujtoj gjithmonë si patriotin që nuk hoqi kurrë dorë nga Shqipëria./ CNA
Përmasat e një njeriu nuk dallohen nga fjalët e mira që i ...
Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ ...
Firmat Ligjore shqiptare po fitojnë gradualisht njohje dhe...
Përpara 12 vitesh, në mars te 2013-ës, në Venezuelë, Hugo ...
Pa dalë rezultati përfundimtar i Zgjedhjeve, Erjon Braçja ...
1-Edi Rama fitoi mandatin e katërt. Në fakt, fitorja në 1...
Edi Rama e mori mandatin e katërt...PD për të katërtën her...
Analizë faktuese me shifra konkrete nga Andrea Bregu Përp...
Sfida më e rëndësishme e këtij viti në politikën e vendit ...
Pasi deshtuan me “non grata”, me SPAK e Gjykatë Speciale q...
Një incident me votat e Partisë Mundësia mjaftoi që të kup...
Në sistemet proporcionale legjitimiteti dhe mbështetja e f...
Sali Berisha sot është kryetari i vërtetë i Opozitës. Usht...
nga Artan Hoxha Regjimi hibrid i Edi Ramës-shumë më shumë...
150,000 vota dhe 3 deputetë. Ky është një problem i sistem...
Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria. Ishte fushata dhe...
Në Blinisht, njësia administrative që përfaqëson zoti Gjin...
A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e...
MASHTRIMI PUBLIK SI MJET ELEKTORAL NDAJ PADRONIT TË TYRE ...
Me sa duket, çfarë kam shkruar dje si reagim pasi dëgjova ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...