EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ regjistroi 8 parti dhe 3 koalicione brenda afatit ligjor dhe miratoi 2,046 kandidatë gjithsej në një proces gjithëpërfshirës”. Kur një perëndimor lexon se në një vend me 1.6 milionë votues konkurrojnë 11 subjekte dhe mbi 2 mijë kandidatë, krijohet ideja e një procesi shumë konkurrues.
Në fakt, statistika pa përmbajtje nuk do të thotë asgjë.
I. Së pari, 89 kandidatë u regjistruan dhe pas regjistrimit të subjektit dhanë dorëheqje nga kandidimi. Emrat e tyre mbetën në listë (zonat e listës së mbyllur) por ishin fiktivë, kryesisht familjarë të titullarëve dhe stafeve drejtuese të partive politike.
II. Së dyti, nga rezultatet e KQZ shihet se një numër më i madh sesa të dorëhequrit kanë marrë “0” vota, pra kanë qenë kandidatë fiktivë dhe nuk kanë votuar as për vete.
III. Së treti, disa subjekte elektorale janë fiktive, hyjnë në proces vetëm për të krijuar idenë e pluralizmit konkurrues dhe ofertave klienteliste. Ja njëri prej tyre, - 11 kandidatë në listë të hapur kanë fituar...vetëm 10 vota, ku 6 prej tyre nuk kanë votuar as veten.
IV. Së fundi, edhe emërtimet janë të pasakta, p.sh., forca politike që kishte emërtimin “koalicion” në fakt ishte “parti” dhe një tjetër që kishte emërtimin “parti” në fakt ishte “koalicion”, edhe kjo për të krijuar idenë e prurjeve të shumta, zgjerimit dhe hapjes.
Ligji mbi partitë politike përcakton kufirin 3000 firma për krijimin e një partie politike, duke supozuar se çdo parti merr automatikisht mbi 3000 vota në çdo zgjedhje (votojnë themeluesit e saj). Në këto zgjedhje dy prej partive kanë fituar përkatësisht 2.2 dhe 1.1 mijë vota, pra shumë më pak sesa numri i nevojshëm për ekzistencën e një partie politike. Dhe secila prej tyre ka pasur 186 kandidatë, në total, 372 kandidatë me 3.3 mijë vota, me mesatare më pak se 9 vota për kandidat.
Vlera e statistikave të tilla?
I. Shqipëria vijon të ketë një sistem fiktiv partiak: e nisi më 1991 me 11 subjekte, nga të cilat 6 ishin organizata të masave të PPSH dhe pas 35 vitesh koncepti mbetet i njëjtë, - subjekte të krijuara dhe sponsorizuara që hyjnë në procese vetëm për të krijuar idenë e pluralitetit.
II. Konfirmim i tezës se pluralizmi statistikor nuk është edhe pluralizëm cilësor, sistemi ynë përfaqësues vuan nga fiktiviteti masiv, i cili passjell edhe fiktivitet në financim dhe klientelizëm në ndarje të pushtetit, dhe se nga mbi 2 mijë kandidatë që OSBE/ODIHR citon për t’i quajtur zgjedhjet “gjithëpërfshirëse” de facto vetëm 220 ishin kandidatë konkurrues dhe me potencial teorik për të fituar mandat në parlamentin me 140 deputetë.
III. Shqipëria ka nevojë jetike për reformimin e legjislacionit mbi partitë politike, - një ligj që respekton parimet e nenit 9 të Kushtetutës (detyrimi për demokraci të brendshme, detyrimi për organizim e qasje demokratike në sistem, detyrimi për transparencë të plotë të burimeve të financimit dhe shpenzimet e tyre). Mjafton një ilustrim domethënës: PS është në qeveri në mandatin e katërt, por hera e fundit që ka zgjedhur kryetar me votim daton shtator 2009, duke qenë edhe një prej dy kryetarëve të kësaj partie në 35 vjet; te PD dihet, i njëjti ka qenë, është dhe thotë se do jetë edhe pas 34 vitesh, ndërkohë që partitë e tjera vijojnë të jenë që në krijim kryesisht parti individuale të njësuara me kryetarin e tyre.
IV. Thelbi: për shkak të ushtrimit të sovranitetit përmes partive dhe për shkak të mbipushtetit të partive politike, Shqipëria nuk mund të jetë një shtet i së drejtës dhe as demokraci funksionale nëse nuk ka parti dhe procese zgjedhore konkurruese demokratike dhe funksionale. Konfirmim është edhe renditja për 2024 -2025 si “demokraci hibride” dhe vend “pjesërisht i lirë”, kur për të qenë anëtar në BE është kusht thelbësor kalimi në “demokraci funksionale” dhe vend “i lirë”, proces që bazuar në ecurinë e tranzicionit, nëse ka reforma serioze merr minimalisht një dekadë./ CNA


Firmat Ligjore shqiptare po fitojnë gradualisht njohje dhe...
Përpara 12 vitesh, në mars te 2013-ës, në Venezuelë, Hugo ...
Pa dalë rezultati përfundimtar i Zgjedhjeve, Erjon Braçja ...
1-Edi Rama fitoi mandatin e katërt. Në fakt, fitorja në 1...
Edi Rama e mori mandatin e katërt...PD për të katërtën her...
Analizë faktuese me shifra konkrete nga Andrea Bregu Përp...
Sfida më e rëndësishme e këtij viti në politikën e vendit ...
Pasi deshtuan me “non grata”, me SPAK e Gjykatë Speciale q...
Një incident me votat e Partisë Mundësia mjaftoi që të kup...
Në sistemet proporcionale legjitimiteti dhe mbështetja e f...
Sali Berisha sot është kryetari i vërtetë i Opozitës. Usht...
nga Artan Hoxha Regjimi hibrid i Edi Ramës-shumë më shumë...
150,000 vota dhe 3 deputetë. Ky është një problem i sistem...
Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria. Ishte fushata dhe...
Në Blinisht, njësia administrative që përfaqëson zoti Gjin...
A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e...
MASHTRIMI PUBLIK SI MJET ELEKTORAL NDAJ PADRONIT TË TYRE ...
Me sa duket, çfarë kam shkruar dje si reagim pasi dëgjova ...
Të dashur miq, sot 9 Maj, dita kur Evropa feston paqen...
Që ta sqaroj që në krye të herës. Me Olta Xhaçkën nuk kam ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...