“Të thotë ku i ka gjetur lekët”/ Gazetari ngre dyshime për pasuritë e Ramës
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...

Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria. Ishte fushata dhe ringritja më e madhe historike, më normalja që i kishte hije një fushate vërtetë demokratike, një ringritje pas kaq e kaq kohësh përsekutim social, burgosje, telendisje etj u pa rishtas një program politik për rimkëmbjen e vendit, u pa një opozitë e qartë bashkëhore, ku qoftë edhe një 80-vjeçar dha modelin se si mund të ringrihet individi.
Mos e ulni kokën se nuk humbët ju, humbën në radhë të parë të gjithë prindërit e braktisur, ata që rrojnë me lëmoshat e fëmijëve, që flasin me nipërit e mbesat nëpërmjet mesenxherit pasi u dhembin kryqet.
Humbën bujqit paradoksalë që për gjithë kohën ankohen për mungesë subvencionimi dhe treg shitje etj.
Dhe po ashtu paradoksalisht pronarë tokash, por ia japin votën xhandarit të së majtës. me të majtën duhet të jenë punëtorët, mirëpo në Shqipëri janë pronarët. Paradoks apo jo?
Po kjo është Shqipëria e Ramës dhe e Noizit. Mos e ulni kokën se po paradoksalisht u shkërdhye edhe Tirana, zyrat e Gestapos vepronin hashiqare, kapuçonë, çanta shpine etj... megjithatë televizionet kombëtare transmetonin Dashuri e hidhur. Mos e ulni kokën se nuk kishit përpara një makineri elektorale qeverisë, me një fjalë kundër, kishit kundër pushtetin e shtypit,(90% e studiove iparagjykuan sa deshën kandidatët e opozitës, programin, por askush prej tyre nuk hetoi sikur një rast flagrant vjedhje, manipulimi, apo indimidimi. Të gjithë u pajtuan me modelin demokraci pa debat televiziv. Dhe a e dini përse, pasi regjimi u paguan qeranë e godinës, u paguan dritat, u jep rroga të majme, kurse ju prisni pasaportën europiane), kishit kundër pushtetin e drejtësisë, (askush nuk veproi sikur për ato asfaltet elektorale, apo punësimet e elektorale, por i kalonin në heshtje), pasandaj edhe mendësinë vulgare në raport me ndryshimin.
Të vjen keq ta thuash, por ne jemi të mjerë, të vobektë, nuk dimë se kujt i përkasim, edhe pse dhëmbët e gojës na i vendosin kalamajtë emigrantë ne prapë ia japim votën diktatorit.
Po edhe po mos t’ia japim, pajtohemi brenda asaj logjike po të mjerë, hë e shikon ai të vjedh, ai të vret, opozita nuk di të fitoj.
Sot 90% e opinionit shqiçtar është totalisht e pajtuar me vjedhjen masive, me bastardimin e sistemit zgjedhor, janë të lumtur që mundën opozitën. Dhe po ashtu tëlumtur që po rindërtojnë regjimin e një diktatori me mandat të përjetshëm. Pavarsisht se kanë pësuar një dëm prej gati 2 miliard e ca firo financiare, prapë fitohet me aromë votimesh të kohës së Enverit.
Duan të gjithë të ikin në Amerikë, megjithatë janë gati t’ia përplasin në sy Amerikës, një Putin të ri ballkanas. Mos e ulni kokën pasi budallallëku në një vend është vetëvrasje e lumtur, jo të gjithë vdesin kështu, të paktën fara juaj me plot guxim ekziston, ndryshe do ishim tretur fare si vend. Dhe ta mendosh që Hotolishti një fshat që mbeti në rrugë për plot dy muaj, se po u prishnin shtëpitë, sapo nxorri fitues partinë në pushtet. Lërini më, mos flisnin për zgjedhje, flisni për triumfin e lumtur të budallenjëve.
Nuk e di se çfarë shpjegimi tjetër mund t’i japësh zgjedhjeve bizarre në Shqipëri, ku edhe të burgosurit ia japin votën xhandarit. Nuk ia vlen me disktuar pasi një shoqëri e tërë është pajtuar me ringritjen e regjimit dhe të nxjerrin sytë me pyetje, hë ça do bësh?
Ça do bësh se mua po më varin në litar, po votën do ta shes, do ia shes atij që më var. Po ti ça do bësh? Mos e ulni kokën se, po jetojmë kohën më të dhjerë të një tranzicioni për pushtet absolut me mjetet e demokracisë.
Ndaj sot kemi një produkt me qytetarë të rrahur, qyterarë të budallepsur, qytetarë të mjerë dhe qytetarë të shitur.
Madje nga krahu i demokratëve këta të ishitur ishin me shumicë, nuk e kishin për gajle të investoheshin me regjimin, pavarsisht të së kaluarës. Nëse disa qarqe në Shqipërinë e mesme, e rritën numrin e deputetëve, e bën fal këtyre shitjeve masive.
Të tillë jemi ne, sot blu nesër të kuq, mjafton të pikoj në kusinë time. Se ne atdheun e shohim me thesin e miellit. Mos e ulni kokën se nuk janë as ato justifikime, jo po të mos ishte Berisha, jo e bëri Berisha për të hequr non gratën, nuk e bëri për ju etj., janë të gjitha kot, pasi edhe Donald Trump të vinte e të kandidonte aty, me regjimin nuk fitonte.
Mos u tutni kur thonë ka bërë vrasje Saliu, se, janë pallavra..., ata arrestuan e internuan 35 mijë njerëz, vranë sa të duash dhe kurrë nuk nxorrën nga goja një ndjesë publike.
Nuk e bëjnë se kanë vrarë me ndërgjegje, kanë burgosur me gjak të ftohtë, po kështu po vrasin, vjedhin, po sundojnë edhe tani./ CNA
Në Blinisht, njësia administrative që përfaqëson zoti Gjin...
A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e...
MASHTRIMI PUBLIK SI MJET ELEKTORAL NDAJ PADRONIT TË TYRE ...
Me sa duket, çfarë kam shkruar dje si reagim pasi dëgjova ...
Të dashur miq, sot 9 Maj, dita kur Evropa feston paqen...
Që ta sqaroj që në krye të herës. Me Olta Xhaçkën nuk kam ...
Si çdo 9 maj, edhe sot mund të mjaftohesha me një “Gëzuar ...
KUR KA QENË PARTIA SOCIALISTE NJË BORDELLO?! Pa e menduar...
O budallenj, 12 vjet dështim në pushtet nuk mbulohen me pr...
Dje, si një "kirurg" pasionant, ndërtoi Shqipërinë moderne: ...
E/I dashur GRI,Ti, që mbart dashurinë për familjen, shtëpi...
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 prill 1939 ...
Edhe 5 ditë na ndajnë nga profecia e Yuri Kim… Ambasadorj...
Pikën kur pakënaqësia bashkohet me nevojën për ndëshkim, n...
Vallë edhe dy shkallët e vettingut, edhe KLGJ-ja edhe Prok...
Ke qenë një zhgënjim i madh për të gjithë. I dehur nga par...
Është një vend ku: Kthehesh në shtëpinë tënde dhe të numë...
Mbreti i fushatës Agron Shehaj, është njeriu i duhur, në k...
Sikur dikush të thoshte dy fjalë. Dy fjalë të ndjera, siç ...
Hasa në një postim sot në mëngjes. Një arkë me qershi dhe ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...