“Të thotë ku i ka gjetur lekët”/ Gazetari ngre dyshime për pasuritë e Ramës
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...

Si çdo 9 maj, edhe sot mund të mjaftohesha me një “Gëzuar Ditën e Europës”, të postoja një foto me flamurin e BE-së, “nell blue dipinto di blue”, apo të përsërisja ndonjë mesazh optimist për të ardhmen tonë europiane. E kam bërë shpesh këto 20 vitet e fundit. Po sot thjesht, shkurt dhe drejtpërdrejt kam tjetër gjë.
Europa e bashkuar lindi 75 vite më parë. Nuk ishte shpërblim për të përsosurit, por projekt për të guximshmit. As nuk u ndërtua gjithë njëherësh, as me plane perfekte. Pa dyshim nuk do të kishte Bashkim Europian, nëse gjykimi politik i ndarjes së palëve “në të mirë” dhe “të këqij” do të kishte qenë më kokëfortë se vizioni i së ardhmes.
Bashkimi u bë sepse armiqtë e Luftës së Dytë Botërore vendosën të shohin njëri-tjetrin si partnerë në një projekt politikë të përbashkët.
Sot, në vitin 2025, Europa nuk është ajo e 75 viteve më parë. As ajo e 22 viteve më parë, kur u premtua zgjerimi me Ballkanin Perëndimor. Ajo po riorganizon vetveten me urgjencë: nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, te përballja me ndryshimet klimatike, konkurrueshmëria, inovacioni, pavarësia teknologjike, autonomia energjetike etj., etj.
Edhe ne në Ballkan flasim gjithnjë e më shumë për këto sfida. Por ambiciet dhe elokuenca politike nuk ecin në të njëjtën shinë me vendimet e politikat për zgjidhje.
1. Ajo që na duhet nuk është thjesht një “perspektivë europiane”. Na duhet një riformatim strategjik. Një mënyrë e re për të qenë pjesë reale e Europës jo si anëtarët e rinj në pritje, por si pjesë e së tërës, kontributore në kohë reale në konfigurimin e infrastrukturës së re të mbrojtjes, sigurisë, konkurrueshmërisë, inovacionit e me radhë.
Për më shumë se dy dekada, BE-ja është përpjekur të balancojë kushtet për anëtarësim, me reformat tona, duke ofruar integrim gradual përpara anëtarësimit të plotë.
Por tri zhvillime thelbësore po e bëjnë këtë logjikë të pamjaftueshme:
1. Prioritetet e Europës kanë ndryshuar më shpejt sesa instrumentet e zgjerimit.
2. Problemet me besimin tek institucionet, cilësinë e jetës në rajon vetëm se po shtohen.
3. Mpakja e shoqërive dhe largimi i të rinjve po merr përmasa ekzistenciale.
Ky nuk është një hendek që mund të mbyllet vetëm përmes kapitujve të anëtarësimit.
2. Pyetja nuk është nëse do të jemi vende anëtare të BE-së në 2030 apo 2034, por nëse rajoni do të ecë drejt BE-së me të njëjtin ritëm për sa i përket përballjes me sfidat kryesore të Europës sot,-sigurinë, konkurrueshmërinë, energjinë, pavarësinë e zhvillimit teknologjik, mbështetjen e inovatorëve dhe talenteve etj., etj.?
Sepse nëse e humbasim këtë dritare kohe, nuk rrezikojmë thjesht një vonesë, por një shkëputje të plotë.
Kemi kohë derisa të bëhemi vende anëtare? E pra jo. Në një botë ku asgjë nuk është më e sigurtë, vetëm kohë nuk kemi.
1.Siguri dhe mbrojtje
Siguria nuk ruhet vetëm me armë, por duke edukuar brezat për atë çka ia vlen të mbrohet: liritë, mediat, arsimi, mjedisi, vlerat. Ballkani duhet të jetë pjesë e strategjive të BE-së që sot, sepse ndotja, ndryshimet klimatike, shpopullimi, dezinformimi nuk presin hapjen dhe mbylljen e kapitujve.
2.Inovacion dhe konkurrueshmëri
Ndërsa bota është tashmë në epokën e Star wars, duke nderuar armë përmes inteligjencës artificiale ne shohim ende me ëndje si mbrohen portat e Minas Tirith në “Zotin e Unazave”.
Ne investojmë vetëm 0.08% të buxhetit në kërkim dhe inovacion. A nuk është koha që, përveç aksesit në programe, të negociojmë rolin tonë në strategjinë e përbashkët për të ardhmen?
3.Kapitali njerëzor
Nga rrjedhja e trurit te qarkullimi i tij. Është koha për një pakt të ri BE-Ballkani, që të mos kërkojmë më vetëm mbështetje për VET, por për kthimin e trurit, për ruajtjen e talenteve – përmes mbështetjes financiare nga BE-ja për strehim, lehtësime tatimore, programe kërkimore të përbashkëta, dhe kushte reale për kthimin në vend.
4.Buxheti
Të flasësh për zgjerim pa folur për buxhetin është iluzion. BE po përgatit kornizën e re buxhetore 2028–2034. Pa një buxhet të fortë, nuk mund të përballojë sfidat e riarmatimit dhe fondet e mbrojtjes, e aq më pak t’i mbulojë detyrimet që vijnë nga zgjerimi.
A e “rëndon” anëtarësimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi buxhetin e BE-së? Jo. Edhe nëse të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor anëtarësohen kostoja vjetore për buxhetin europian do të rritej me rreth 12-15 miliardë euro – më pak se 1% e PBB-së së Unionit.
Europa na e ka borxh. Dakord, në kuptimin klasik të borxhit historik. Por jo për aftësinë tonë të spikatur për të qenë gjithmonë vonë përballë zhvillimit.
Sepse anëtarësimi i nesërm nuk është vetëm çështje metodologjie, por çështje mbijetese. Shpopullimi, emigracioni, zhvillimi teknologjik, sulmet kibernetike. Janë sfida që kërkojnë përgjigje tani.
Aksesi në tregje, teknologji dhe siguri, ndalja e hemorragjisë së trurit, transformimi i ekonomisë – nuk janë më çështje negociatash dhe as do të vijë zgjidhja nga një datë simbolike. Negociatat me Europën janë procesi më i rëndësishëm për të ofruar garancitë tona./ CNA
KUR KA QENË PARTIA SOCIALISTE NJË BORDELLO?! Pa e menduar...
O budallenj, 12 vjet dështim në pushtet nuk mbulohen me pr...
Dje, si një "kirurg" pasionant, ndërtoi Shqipërinë moderne: ...
E/I dashur GRI,Ti, që mbart dashurinë për familjen, shtëpi...
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 prill 1939 ...
Edhe 5 ditë na ndajnë nga profecia e Yuri Kim… Ambasadorj...
Pikën kur pakënaqësia bashkohet me nevojën për ndëshkim, n...
Vallë edhe dy shkallët e vettingut, edhe KLGJ-ja edhe Prok...
Ke qenë një zhgënjim i madh për të gjithë. I dehur nga par...
Është një vend ku: Kthehesh në shtëpinë tënde dhe të numë...
Mbreti i fushatës Agron Shehaj, është njeriu i duhur, në k...
Sikur dikush të thoshte dy fjalë. Dy fjalë të ndjera, siç ...
Hasa në një postim sot në mëngjes. Një arkë me qershi dhe ...
Më vjen pak zor prej nja dy të njohurve që kam në listat e...
Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (20...
Pikë së pari, mbetet i përbotshëm definicioni: “Demokracia...
Së pari kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalës “pordhac”, p...
Doktori as të shtat’ e as të tet’. Doktori vetëm të 10. Në...
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, thirremi në sean...
Një ndër mallkimet më të çuditshme që dëgjoj kundër Agron ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...