Berisha fitoi, ne humbëm
Sali Berisha sot është kryetari i vërtetë i Opozitës. Usht...

Në sistemet proporcionale legjitimiteti dhe mbështetja e forcës politike kanë më shumë rëndësi sesa vota individuale. Demokracitë më të vjetra e më funksionale në botë janë kryesisht demokraci mazhoritare. Prej vitit 2008 ne kemi sistem proporcional dhe aktualisht kemi në parlament deputetë si me mbi 21 mijë vota ashtu edhe me vetëm 360 vota.
Në thelb, sistemi është çështje kompromisi, çfarë parlamenti duam, çfarë sistemi partiak duam, çfarë duam të shmangim/parandalojmë, ndaj vota nuk e bën më të rëndësishëm dhe as më të dobët deputetin me shumë apo pak vota, por koncepti i sistemit që vë partinë si prioritet nënkupton se partia është institucion demokratik, ka sistem merite dhe llogaridhënie. Te ne jo vetëm se ky parakusht nuk respektohet, partitë nuk veprojnë si institucione llogaridhënëse dhe as meritokracie, por shqetësimi lidhet edhe me etikën dhe integritetin: mbi bazën e cilit sovranitet dhe legjitimitet vepron një deputet që emërohet / nuk votohet dhe nuk përfaqëson, dhe çfarë vlere ka vota në vendimmarrje.
Individi i vetëm, pa mbështetje në parti politike, pa meritokraci e integritet nuk përfaqëson, është i cenueshëm, nuk mbijeton në politikë, ndaj edhe në tërësi deputetët nuk janë llogaridhënës, partitë e tyre nuk janë llogaridhënëse, ndaj edhe ata (deputetë e parti të tilla) e kanë thuajse të pamundur të prodhojnë demokraci e shtet të së drejtës për qytetarët dhe vendin.
Sistemi ynë është bërë proporcional lokal, për të parandaluar fragmentarizmin, disbalancën në zona dhe për të krijuar proporcionalitet në përfaqësim, si dhe de facto, edhe për të penalizuar prurjet e reja. Në një sistem proporcional kombëtar, p.sh., partitë e reja aktuale do të kishin sukses dhe do të ishin përcaktuese për mazhorancat politike. PS me 52% do të kishte 52% të vendeve në parlament jo 60% sa ka tani, PD 34% të vendeve, partitë me 3% do të kishin 3-5 mandate, etj. Për mua personalisht, sistemi më i mirë për kushtet tona ishte 75 mazhoritar + 20 proporcional, me një kuotë përfaqësimi 5 deputetë nga diaspora. 100 deputetë mjaftojnë e teprojnë në 1.5 milionë votues.
Kuvendi ushtron sovranitetin përmes të zgjedhurve, ndonëse 92 nga 140 nuk u zgjodhën, u emëruan. Megjithatë, debati për sistemin nuk ka sens të bëhet kur dalin rezultatet, por gjatë legjislaturës, kur ka komision për reformën zgjedhore. Atëherë palët heshtin, ata që sot ankohen e kanë votuar. Të majtë e të djathtë. Partitë e mëdha periodikisht dakordësohen, pastaj ajo që humb ankohet, kërkohet reformë e re dhe cikli nis nga fillimi pas çdo procesi zgjedhor, duke pasur retushime, jo reformë zgjedhore dhe as reformë përfaqësimi (në parti, në sistem, në zgjedhje). Të njëjtët rimblidhen dhe të njëjtët kërkojnë formulë më të mirë për vete.
Demokracia nuk është procedurë, është përmbajtje, integritet, pjesërmarrje, ndaj edhe ne vijojmë te jemi sistem hibrid, një gjeneratë larg demokracisë që kemi në mendje kur mbajmë fjalime fitoresh elektorale./ CNA
Sali Berisha sot është kryetari i vërtetë i Opozitës. Usht...
nga Artan Hoxha Regjimi hibrid i Edi Ramës-shumë më shumë...
150,000 vota dhe 3 deputetë. Ky është një problem i sistem...
Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria. Ishte fushata dhe...
Në Blinisht, njësia administrative që përfaqëson zoti Gjin...
A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e...
MASHTRIMI PUBLIK SI MJET ELEKTORAL NDAJ PADRONIT TË TYRE ...
Me sa duket, çfarë kam shkruar dje si reagim pasi dëgjova ...
Të dashur miq, sot 9 Maj, dita kur Evropa feston paqen...
Që ta sqaroj që në krye të herës. Me Olta Xhaçkën nuk kam ...
Si çdo 9 maj, edhe sot mund të mjaftohesha me një “Gëzuar ...
KUR KA QENË PARTIA SOCIALISTE NJË BORDELLO?! Pa e menduar...
O budallenj, 12 vjet dështim në pushtet nuk mbulohen me pr...
Dje, si një "kirurg" pasionant, ndërtoi Shqipërinë moderne: ...
E/I dashur GRI,Ti, që mbart dashurinë për familjen, shtëpi...
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 prill 1939 ...
Edhe 5 ditë na ndajnë nga profecia e Yuri Kim… Ambasadorj...
Pikën kur pakënaqësia bashkohet me nevojën për ndëshkim, n...
Vallë edhe dy shkallët e vettingut, edhe KLGJ-ja edhe Prok...
Ke qenë një zhgënjim i madh për të gjithë. I dehur nga par...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...