“Të thotë ku i ka gjetur lekët”/ Gazetari ngre dyshime për pasuritë e Ramës
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Sali Berisha sot është kryetari i vërtetë i Opozitës. Ushtria e drobitur prej tri viteve luftë brenda vetes, është rimbledhur në repart, ushtarët kanë veshur uniforma të reja dhe presin urdhra nga Komandanti ose sejmenët e tij përcjellës. Nga reparti janë përjashtuar të gjithë ata njerëz që kishin një mendim të tyre. Janë aty ata që mendojnë me mendjen e Komandantit.
Berisha ka 50 deputetë të emëruar prej dorës së tij, ka vulën e PD-së me të mirat që rrjedhin prej saj dhe ka fashitur çdo kryengritje të brendshme potenciale. Çdo betejë e tij me drejtësinë nga ky moment, do të jetë më e kollajtë për t'u fituar. Të paktën në mendjen e Berishës.
Në raport me ndërkombëtarët “non grata” nuk po i prish ndonjë punë të madhe. Fundja as ka moshë dhe energji tani të bredhë botën.
Ka një problem të vogël këto ditë sepse duhet orientuar gjithë zemërimi i ndjekësve drejt vjedhjes dhe rrëmbimit të votës. Gjithë përfituesit e pushtetit të tij janë lëshuar me piskamë drejt hajdutit. Një retorikë e vajtueshme, viktimizuese, e përkatërvjetshme që shuhet si shiu i majit pas dy javësh.
Zërat protestues vijnë duke u mekur dhe shpejt vjen vera. Berisha shkon të notojë e të ecë në muzg a ag, rrogëtarët e tij bëjnë gati votimin qesharak për kryetarin e ri dhe votuesit u kthehen edhe njëherë halleve të tyre ekzistenciale të tmerrshme!
Duhet të presin edhe 4 vjet për Komandantin…
Sali Berisha mori atë për të cilën kishte hyrë. Ai kishte hyrë për t’i humbur zgjedhjet dhe për të legalizuar partinë. Të dyja këto i arriti. Lista e kandidatëve të PD-së fliste qartë më shumë sesa çdo fjalë e tij në takime: “Dua vetëm besnikë, qëndrestarë të momenteve të vështira dhe njerëz të paaftë.”
Ishte bash e kundërta e vitit 2005 kur mori gjithë kundërshtarët e tij me emër për t'u përballur e fituar. Në fund të fundit humbja nuk do të ishte e tij, humbja është e popullit të Opozitës.
Këtë e kishin kuptuar të gjithë përveç militantëve. Grumbulli berishist që nuk pranon të ndezë motorin e mendimit sigurisht ishte me shpresa të mëdha e të pashuara. Ata janë si flamurtari në luftë, nuk dorëzohen kurrë. As mbas humbjes.
Por përtej tyre, njerëzit kishin filluar të merrnin masat e veta. Meqë Berisha e mori bajrakun e vet dhe do ta ndajë me Mulin, Vokshin, Melisën dhe Erisën e jo me njerëz që kanë ide dhe vota, le ta mbajë.
Ata kishin dy rrugë. E para të ishin si milingona punëtore që do mblidhnin vota për eunukët intelektualë të Berishës në listat e hapura si sejmenë të sejmenit. Ose të dilnin e të përpiqeshin për vete. Rruga e dytë ishte ku e ku më e vështirë, por sigurisht më dinjitoze se e para.
Dhe formuan ushtritë e tyre të vogla me vuajtje, përpjekje, sharje e mallkime berishiste! Një herë e një kohë, kur dikush fliste kundër Komandantit brenda PD-së, të gjithë i vërsuleshin: “Pse nuk krijon Partinë tënde ti e të shohësh sa të vlen lëkura”?
Kur e krijon partinë të thonë: “Çon ujë në mullirin e Edi Ramës, je krijesë e tij”!
Në fakt, në mullirin e Edi Ramës çoi ujë Berisha që i largoi.
Njerëzit kanë ambicie, nuk pranojnë të jenë zare të një sejmeni si Flamur Noka. Nëse përfundojnë aty, ikin. Sepse mendojnë që janë më të aftë se aq.
Po a i vodhi Edi Rama zgjedhjet?
Unë nuk e di se nuk jam në terren. Por të supozojmë që i ka vjedhur totalisht. Ka vjedhur 400 mijë vota, në çdo zonë elektorale, në çdo qytet, fshat, lagje shtëpi. I ka blerë. Përmes favoreve, pensioneve, faljes së gjobave e njëmijë mekanizmave të pushtetit.
Ka bërë masakër elektorale! Po, fajtori kryesor i kësaj masakre është Edi Rama.
Por ç’do të bëjmë? Të qahemi, viktimizohemi? Të ankohemi te ndërkombëtarët? Mendoni se dikujt do t’i vijë gjynah për ne?
Qaramanë prej 12 vitesh. Të nënshtruar, ankues, akuzues, besnikë pa kushte. Dhe zhurmaxhinj. I marrin erzin atij që mendon ndryshe.
Bëni pra diçka! Fjalët nuk pijnë ujë më.
Militantët e vuajnë arrogancën e pushtetit, mungesën e një vendi pune, vështirësitë e biznesit, shpërfaqjen e hapur të krahinizmit, mungesën totale të një pushteti sado të vogël. Bëni diçka për ta. Ose lironi vendin dikujt tjetër!
Unë votova kundër Berishës me bindje të plotë. Do ta bëj sa herë të kem alternativë të vetme një parti dogmatike, të plakur, eunuke, qaramane, dhe viktimizuese. I vetmi dëshpërim që kam për këto zgjedhje është që partitë e reja, të gjitha, nuk morën mandatet e merituara. Me mundime të mëdha morën 3-4 deputetë, me zemër në dorë.
Nuk duhet të dekurajohen kurrsesi. Për sa kohë Partinë Demokratike e udhëheqin dogmatikë, injorantë e servilë, njerëzit do ta braktisin çdo herë e më shumë. Presioni i tyre do ta reformojë atë parti dhe ndoshta mund të krijojnë kushte për një frymë të re.
Kjo është një përpjekje për të bërë diçka./ Marrë nga rrjetet sociale të Ermal Mulosmanit
nga Artan Hoxha Regjimi hibrid i Edi Ramës-shumë më shumë...
150,000 vota dhe 3 deputetë. Ky është një problem i sistem...
Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria. Ishte fushata dhe...
Në Blinisht, njësia administrative që përfaqëson zoti Gjin...
A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e...
MASHTRIMI PUBLIK SI MJET ELEKTORAL NDAJ PADRONIT TË TYRE ...
Me sa duket, çfarë kam shkruar dje si reagim pasi dëgjova ...
Të dashur miq, sot 9 Maj, dita kur Evropa feston paqen...
Që ta sqaroj që në krye të herës. Me Olta Xhaçkën nuk kam ...
Si çdo 9 maj, edhe sot mund të mjaftohesha me një “Gëzuar ...
KUR KA QENË PARTIA SOCIALISTE NJË BORDELLO?! Pa e menduar...
O budallenj, 12 vjet dështim në pushtet nuk mbulohen me pr...
Dje, si një "kirurg" pasionant, ndërtoi Shqipërinë moderne: ...
E/I dashur GRI,Ti, që mbart dashurinë për familjen, shtëpi...
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 prill 1939 ...
Edhe 5 ditë na ndajnë nga profecia e Yuri Kim… Ambasadorj...
Pikën kur pakënaqësia bashkohet me nevojën për ndëshkim, n...
Vallë edhe dy shkallët e vettingut, edhe KLGJ-ja edhe Prok...
Ke qenë një zhgënjim i madh për të gjithë. I dehur nga par...
Është një vend ku: Kthehesh në shtëpinë tënde dhe të numë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...