EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Përpara 12 vitesh, në mars te 2013-ës, në Venezuelë, Hugo Chavez ndërronte jetë dhe në prill të atij viti, Nicolas Maduro bëhej Presidenti i 53-të i Venezuelës. Disa vite më vonë, një shoku im, po aq i apasionuar pas Amerikës Latine sa dhe unë, pyeti një punëtore venezuelase në aeroportin e Fiumicino-s, se si i dukej Maduro. Dhe përgjigjja e kësaj punëtoreje, pavarësisht se unë nuk e dëgjova drejtpërdrejt nga ajo, oshëtiu në veshët e mi gjatë gjithë këtij sezoni zgjedhor: “Maduro është si ai rasti kur ilaçi është më i keq dhe më i dëmshëm se sëmundja.”
Në anën tjetër të globit, afërsisht rreth asaj kohe, Edi Rama fitonte zgjedhjet dhe dërgonte në opozitë Sali Berishën. Shumëkush mendoi që kjo do ishte dhe vdekja politike e Sali Berishës dhe se Doktori do të shijonte pensionin e tij mes nipërve apo mbesave, ose mes shahut dhe dominosë në park. 12 vjet më vonë, në një deja-vu të shëmtuar të 2013-ës, zgjedhjet e 2025-ës e gjetën Shqipërinë sërish mes dy opsioneve të 2013-ës së largët.
Nga njëra anë, Edi Rama, i konsumuar sa më s’ka, dikur simbol i shpresës europiane, sot një personazh diametralisht i kundërt me atë që brezi im njohu kur ishim fëmijë, dhe që këndonte me West Side Family dhe vishej ekstravagant. Diametralisht i kundërt me personazhin që vinte pak era Europë në atë Shqipëri tranzicioni postkomunist. Nga ana tjetër, Saliu, një relike politike, dikush që ka qenë në politikë që pa lindur unë, që vazhdoi në politikë ndërkohë që unë u rrita, u shkollova, nisa punë, dhe sot, një hap larg meje të qenit prind, ai është akoma aty.

Rezultati i zgjedhjeve nuk habiti askënd, në kuptimin që edhe vetë demokratët e dinin që partia në pushtet do vazhdonte të ishte në pushtet. Ajo që habiti një pjesë të madhe të popullsisë, dhe dëshpëroi një pjesë pak më të vogël të saj, ishte rezultati final dhe më konkretisht 83 deputetë të mazhorancës kundrejt 54 të tillëve opozitarë. Si të themi, një ndeshje që pritej të ishte e humbur, por e humbur me dinjitet, u kthye në një humbje turpëruese. Një nga ato humbjet që do sillnin dorëheqjen e trajnerit ose të paktën shkarkimin e tij.
Problemi në Shqipëri është që këtë trajner të Partisë Demokratike nuk ka kush ta shkarkojë, dhe si duken bathët, ai nuk ka për të dhënë dorëheqjen, dhe po blen kohë duke gjetur justifikime që nuk kërkojnë dhe shumë imagjinatë. Zgjedhjet u vodhën, sipas tij, dhe shumë prej nesh mund të bien dakord që këto zgjedhje nuk ishin as të lira, as të ndershme, por duhet parë pak edhe në ç’vend jetojmë.
Në Suedi, nëse dikush vjedh, është i keq, dhe nëse dikush vidhet është i gjorë. Në Shqipëri, nëse dikush vidhet është budalla, dhe nëse vjedh është i zoti, për të mos përdorur ndonjë fjalë më të zhargonit të rrugës. Mund të imagjinohet pa shumë vështirësi se si mund të duket në sytë e shqiptarit dikush që i vidhen zgjedhjet tri apo katër herë, dhe kjo duket se është dhe vija që përcillet nga gazetarët më pranë trëndafilit socialist nëpër studiot e televizioneve kombëtare.

Qesharakëzimi i Partisë Demokratike që tentohet në media pas kësaj humbjeje të thellë lidhet pikërisht me këtë sëmundje të madhe që ka jo vetëm Partia Demokratike, por shoqëria jonë në përgjithësi. Mungesa e llogaridhënies, e mbajtjes përgjegjësi, e dorëheqjes kur e bëjmë bozë është një sëmundje që e gjen kudo në shoqërinë tonë, madje dhe në kampin fitues, por atje fshihet apo kamuflohet herë nga propaganda, herë nga fitorja e zgjedhjeve si këtë radhë, herë nga mediat e blera. Në kampin humbës, kjo sëmundje është në plan të parë, e qartë dhe e dukshme për të gjithë. Është si të shohësh një lebroz në rrugë, a nuk do t'i shmangesh?
Që të ringjallesh, duhet njëherë të vdesësh. Nga kjo sëmundje, Partia Demokratike duhet të kishte vdekur dhe të ishte ringjallur, e shëruar plotësisht dhe e fortë për t'u përballur me pushtetin. Po ajo që u duk këto zgjedhje ishtë që ilaçi e mban gjallë trupin aq sa për të mbajtur gjallë edhe virusin që shkakton sëmundjen.
Dhe nëse vazhdon kështu, sëmundja dhe ilaçi do vazhdojnë të mbajnë në lojë njëri-tjetrin dhe shërimin njerëzit nuk do e gjejnë më te ndryshimi, po tek emigrimi, siç ka ndodhur deri tani.
Dikush me më pak fantazi ose më përtac do kërkonte emra konkretë dhe të ilaçit dhe të sëmundjes, po a do ishte po njësoj e bukur metafora e kamerieres venezuelase nëse do t'i vendosnim emrat?
Pa dalë rezultati përfundimtar i Zgjedhjeve, Erjon Braçja ...
1-Edi Rama fitoi mandatin e katërt. Në fakt, fitorja në 1...
Edi Rama e mori mandatin e katërt...PD për të katërtën her...
Analizë faktuese me shifra konkrete nga Andrea Bregu Përp...
Sfida më e rëndësishme e këtij viti në politikën e vendit ...
Pasi deshtuan me “non grata”, me SPAK e Gjykatë Speciale q...
Një incident me votat e Partisë Mundësia mjaftoi që të kup...
Në sistemet proporcionale legjitimiteti dhe mbështetja e f...
Sali Berisha sot është kryetari i vërtetë i Opozitës. Usht...
nga Artan Hoxha Regjimi hibrid i Edi Ramës-shumë më shumë...
150,000 vota dhe 3 deputetë. Ky është një problem i sistem...
Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria. Ishte fushata dhe...
Në Blinisht, njësia administrative që përfaqëson zoti Gjin...
A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e...
MASHTRIMI PUBLIK SI MJET ELEKTORAL NDAJ PADRONIT TË TYRE ...
Me sa duket, çfarë kam shkruar dje si reagim pasi dëgjova ...
Të dashur miq, sot 9 Maj, dita kur Evropa feston paqen...
Që ta sqaroj që në krye të herës. Me Olta Xhaçkën nuk kam ...
Si çdo 9 maj, edhe sot mund të mjaftohesha me një “Gëzuar ...
KUR KA QENË PARTIA SOCIALISTE NJË BORDELLO?! Pa e menduar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...