LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kiko kërkon ndjesë në emër të piramidës shtetërore!

7 Gusht 2022, 12:10, Opinione Lutfi Dervishi
Kiko kërkon ndjesë në emër të piramidës
Analisti Lutfi Dervishi

Gjatë ditëve të mbushura me ngjarje të rënda, majmuni Kiko konstatoi se raca njerëzore e ka shumë të vështirë të kërkojë falje kur kapet gafil: e ka të pamundur të kërkojë ndjesë kur bën gabim: dhe të pamendueshme të përgjërohet kur bën krim.

Kiko mbeti tejet i zhgënjyer sepse nuk priste një reagim kafshëror, por një reagim më njerëzor.

“Njeërzit prej mijëra vjetësh nuk janë mësuar të kërkojnë falje. Falje i kanë kërkuar vetëm Zotit dhe jo njëri-tjetrit- konstatoi Kiko. Falmë o Zot se kam mëkatuar. Kaq. Janë mësuar t’i kërkojnë falje dhe ndjesë vetëm Atij që qëndron më lart.

Për të ndihmuar racën njerëzor Kiko hartoi një urdhëresë për të gjithë zyrtarët e shtetit dhe jo vetëm për ta. Kiko mendoi se 10 udhëzimet për ndjesën do ta bëjnë më njerëzore racën njerëzore më njerëzore. Madje Kiko pret që 10 urdhëresat për ndjesën të kenë te njerëzit po atë efekt që patën  10 urdhëresat!

10 Urdhëresat synonin që njerëzit të bënin një jetë më të mirë dhe të shkonin në parajsë kur të ndërronin jetë në tokë. 10 Urdhëresat për ndjesën synojn të provojnë se pavarësisht se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, qëndron më lart se kafshët pikërisht se di të kërkojë ndjesë.

1. Hapi i parë është të tregosh keqardhje të sinqertë për çfarë ka ndodhur.

2. Fol për lëndimin që ka pësuar tjetri si pasoj e veprimeve dhe mos veprimeve të tua.

3. Merr përgjegjësi. Merr përgjegjësi. Merr përgjegjësi.

4. Mos u mbro. Mos u justifiko

5. Mos luaj ping -pong.

6. Mos u përpiq të zhvendosësh vëmëndjen.

7. Mos transfero fajin.

8. Shpjegohu për atë që ka ndodhur.

9. Merr angazhim që gjërat do të ndryshojnë, dhe që i dëmtuari do të kompensohet.

10. Kërkoi falje. Kërko ndjesë. Ulu në gjunjë po qe nevoja.

Në mungesë të guximit dhe cipës së hollë për t’u përballur me publikun dhe gazetarët Kiko sugjeron që ndjesa të kërkohet edhe në facebook/twitter, instagram, tik-tok, etj.

“Por kujdes në këtë ndjesë, përmes rrjeteve sociale zyratrët nuk duhet të qajnë më shumë se familjarët e lënduar.” Dhe porosia e fundit që majmuni Kiko la për pasardhësit e tij është:

Mos prisni t’u kërkojnë ndjesë. Dhe mbi të gjitha mos u hidhni në sulm dhe mos u krekosni ditën që duhet të ulni kokën.

Kiko rekomandon që edhe ata që nuk kanë hapur gojën fare deri më tani, mund të kërkojnë ndjesë me vonesë. Më mirë vonë se kurrë.

Ja për shembull:

Merkel u kërkoi ndjesë hebrenjëve.

Macron u kërkoi ndjesë algjerianëve.

Hollandezët u kërkuan ndjesë boshnjakëve për Srebenicën

Belgët kërkuan ndjesë për kolonizimin e Kongos.

Papa vetë ka kërkuar ndjesë për inkuzicionin.

Ndjesa e vonuar pranohet. Por kujdes: nëse ndjesa shoqërohet me justifikim, kjo është shenja që shpejt do të bësh të njëjtin gabim/gafë/krim për të cilin sapo kërkove ndjesë.

I juaji

Kiko

Sarandë, 7 gusht, 2022/ CNA.al

 

21:29 Opinione Lutfi Dervishi

U bëmë për 1 lek!

Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit...

19:37 Opinione Jak Simoni

Turizëm tragjik!

Në një vend si ne, që ka turizmin si sektor parësor të...

Lajmet e fundit nga