Shënim/ Zv.ministri i guriçkave dhe avionëve me drogë, kalon te vijat e bardha dhe policët nënujorë

4 Gusht 2022, 18:35, Opinione CNA
Shënim/ Zv.ministri i guriçkave dhe avionëve me drogë,
Foto ilustruese

Ish-zv/ministri i Edi Ramës, Dritan Hila, vetëm pak orë pas tragjedisë së ndodhur me 2 gusht në Himarë, ku komisari i policisë, Arjan Tase i mori jetën një vajze 7-vjeçare.

Agëtimin, arrogancën, paturpësinë e komisarit të policisë dhe ajo që është me rëndë vrasjen, Hila i mbron duke thënë se ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë.

“Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë”, thotë ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila.

Ky individi sëbashku me disa të çmendur të tjerë që flasin për rregulla e vija të bardha duhet të kuptojnë një gjë.

Personi që ka bërë aksidentin nuk është qytetar i thjeshtë apo siç qe rasti në Jalë që dikujt i iku skafi, por është punonjës me uniformë policie që ka pasur në pronësi një skaf, i cili kushton rreth tre mijë euro dhe për më tepër ka hyrë me skaf në zonë të ndaluar.

Pra që ta kuptojë ky dhe çdo servil i paepur i kazanit mediatik të Qeverisë, që vjen vërdallë, polici ka qenë në detyrë, në shtet, i paguar nga taksat e qytetarëve dhe në ato rrethana ka kryer një vrasje.

Gardhi ka qenë i vendosur aty dhe forcën për të hyrë atje brenda e ka pasur se ka qenë polic dhe jo i thjeshtë por me grade Komisar.

Pra, në ndryshim me disa të tjerë që kanë skafe dhe që nuk afrohen dot.

Këtë e dinë mirë të gjithë, pasi ky ka përdorur uniformën dhe pistoletën që mbante në brez për të bërë manovra me skaf në breg të detit.

Pa folur më tej për historitë e Arjanit të famshëm që ekspozonte pistoletën sikur të ishte kaubojs amerikan.

Dritan Hila që ka zëvendës-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Rama, të cilin e sulmonte dikur kur e hoqi si të paaftë, ky është njeriu që thoshte se nuk ulen avionët e vegjël në aeroportin e Gjadërit, se ka guriçka.

Ndërkohë që avionët uleshin në rërë, zhavorr, rrugë, e kudo mbushur plot me drogë.

Dikur ishte avokati i avionëve të drogës, dhe tani po bën avokatin e vrasësve në ujë.

Njeriu që në vitin 2016, sulmonte Edi Ramën, lart e poshtë, sot mban ison e vrasësve dhe larg qoftë të thotë ndonjë fjalë kundër qeverisë, dhe kundër vrasësve të vërtetë.

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, ka reaguar pas daljes së kryeministrit Rama sot për mbetjet.

Kur ishte debate për mbetjet, Hila tallej me Ramën,  duke iu drejtuar si gjeni.

 “Shumë interesante kjo gjetja e Edit që Shqipëria pas këtij ligji do jetë më e pastër. Po çfare i pengonte industritë e riciklimit deri tani, o gjeni, që të pastronin Shqipërinë? Se nuk ka pasur ligj që i ndalonte, o fati ynë. E cila është ajo agjenci e BE që çertifikoka plehnaxhinjtë o i zgjuari ynë? Kaq koqe kandari e mendon këtë milet, xhanëm?!”, ka shkruante Hila në rrjete sociale.

E pasi zgjidhi hallin e plenxhinjave siç i quante ai u radhit në kategorinë e atyrë që ai qunate koqe kandari dhe ka nisur të normalizojë krimet, vrasjet./CNA.al

19:37 Opinione Jak Simoni

Turizëm tragjik!

Në një vend si ne, që ka turizmin si sektor parësor të...

11:20 Opinione Brizida Gjikondi

Engjëjt nuk duan zhurmë

Dhimbja është udhërrëfyes i keq... kur e përdor për të til...

11:06 Opinione Artan Fuga

Shqiptari punon kot!

Një nga arsyet kryesore se përse Shqipëria është një vend ...

Lajmet e fundit nga