Jonada nuk do të jetë viktima e fundit, të jeni të sigurtë
Në plazhet e Jugut skafet dhe motorrat e ujit u kolekt...

Në një vend si ne, që ka turizmin si sektor parësor të ekonomisë, që do e krahasoja me një parashutë që qëndron pezull nga një flluskë sapuni, dhe terminologjia rreth këtij termi është pasuruar.
Shpesh flitet dhe për turizëm patriotik. Ky togfjalësh ka hyrë në shqip, sepse, nisur nga ndjenja e atdhetarisë, shqiptarët në emigracion dhe ato të Kosovës frekuentojnë vazhdimisht vendin amë pa marrë parasysh rreziqet nga më të ndryshmet, zvarritjet nëpër pikat kufitare, abuzimet me çmimet dhe nivelin e shërbimit etj..
Me ngjarjen e tmerrshme të Himarës togfjalëshin “turizëm patriotik” do e zëvendësoja me togfjalëshin “turizëm tragjik”. Ky rasti i fundit përbën kulmin tragjik, por sa ngjarje të tjera të dhimbshme të turistëve patriotë dhe të vendeve të tjera nuk janë larguar akoma nga memoria. Të parin po kujtoj rastin, thuajse të harruar, ku katër studentë çek u zhduken në alpet tona, ku as kockat e tyre ende nuk janë gjetur; për të vijuar me çiftin e turistëve polakë që erdhi për të admiruar po ashtu alpet tona, por u vranë për tu grabitur.
Nuk mund të harrohet i riu anglez i vrarë dhe i hedhur në pus në Shëngjin vetëm për t’i vjedhur një varëse floriri, ku mamaja e tij pas ngjarjes së tmerrshme u mbyll ne vetmi dhe ndërpreu çdo lloj komunikimi me vendasit e vendit me “famë mikpritje”. Për të vijuar më tej me “aksidentet”: palombarin rus të grirë nga helika e motoskafit; turistin polak dhe katër turistet rus të gjetur të vdekur në mënyrë misterioze në pishinën e një hoteli në Golem dhe, duke u afruar më afër në kohë kujtojmë, vajzën në Velipojë që bie nga motoskafi dhe lihet në det nga miku i saj. Por ajo që përben vërtetë kulmin e tmerrshëm ishte ajo e Himarës. A nuk janë shumë për një vend si i yni?
Mos të harrojmë se, si bregdeti i Himarë është tërë bregdeti shqiptar. Skafe e gomone në mes të pushuesve të drejtuar minimalisht nga të papërgjegjshëm e me leje drejtimi të blera. Kishim dramatizuar vetëm problemin e çmimeve, por paska çmime tmerrësisht më të larta për të paguar. Për tmerrin e fundit nuk gjenden fjalë për ta shprehur, por ai tregon më së miri se kush drejton policinë e vendit tonë. Në polici promovohen vetëm ato që bashkëpunojnë me mafien apo bandat, ndërsa policët e vërtetë, që janë të gatshëm te mbrojnë jetën e të tjerëve me të tyren, nuk promovohen; madje dhe pushohen nga puna. Prej vitesh kështu. Çfarë nuk po dëgjojmë, përjetojmë e shkojmë, kryesisht në sezonin e verës.
Janë bërë mjaft sponsorizime në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare për të promovuar turizmin, tashmë tragjik, në Shqipëri. Shqipëria e vërtetë nuk është ajo që shikoni në këto promovime, por kjo e lartpërmendura. E vetmja formë promovimi i saj do të ishte pakësimi i ngjarjeve të tilla të tmerrshme, por kush do e bëj këtë? Po të kishte ndodhur në Greqi apo diku tjetër një gjë e tillë, do të kishim tjetër skenar.
Në plazhet e Jugut skafet dhe motorrat e ujit u kolekt...
Mjaft Relativizimit! Një damar mbushur me helm relativizu...
Dhimbja është udhërrëfyes i keq... kur e përdor për të til...
Famlija shqiptare gjendet sot në një sulm e presion të...
I vrau fëmijën i bën edhe "Lacin" ky brekë kuqi. I ng...
Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare....
I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në do...
Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë n...
U desh edhe një viktimë tjetër ë? Duhej të ikte nga k...
Një nga arsyet kryesore se përse Shqipëria është një vend ...
Nuk ka asnjë vlerë të bësh qoftë edhe vëzhgime të pjesshme...
Përshtypja e parë ende pa mbërritur në destinacion ish...
Si në çdo drejtim, edhe për ngjarjet në Kosovë, Rama v...
Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut...
Tashmë s’është as supozim, as hamendësim e as qëndrim i op...
Majmuni Kiko, megjithëse prej pesë vitesh në Shqipëri ...
Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Pë...
“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M.,...
Ne, në ato vite, kalamaj harrakatë në rrugën “Islam Al...
Eshtë mesi i verës dhe dy sektorët më jetikë të ekonomisë,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...