Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Si në çdo drejtim, edhe për ngjarjet në Kosovë, Rama vonoi të reagojë. Jo se qeveria e tij nuk po vë gjumë në sy prej punëve të mëdha e nuk gjen kohën të merret me Kosovën. Përkundrazi, vonesa është e qëllimtë. E përcakton korniza e Open Balkan, që e sheh Shqipërinë si një mikroshtet servil,
pa ndjeshmëri kombëtare, pa të shkuar, me kurrizin e bërë të butë si barku nga i forti i aleancës gjysmake të Ballkanit.
Sa herë Kosova bën përpara për të vënë në vend dinjitetin e saj si shtet, Rama kompleksohet.
Kjo lidhet me disa faktorë por unë për të mos ju rëndur do përmend vetëm tre prej tyre.
I pari, Rama ndihet inferior ndaj Albin Kurtit, në arsim, përgatitje, kulturë politike dhe diplomatike.
E kemi vënë re në çdo takim dypalësh, ku Rama çartet, tund këmbën me nervozizëm dhe këput ndonjë batutë nga ato që bëjnë për të qeshur vetëm vartësit e tij.
Faktori i dytë është mendimi madhështor që ai i imponon vetes. Rama nuk pranon asnjë opinion që nuk e shfaq Ramën protagonist. Vendimi i pavarur i qeverisë së Kosovës e anashkalon Edi Ramën dhe egon e tij politike për të qenë fjala e fundit e shqiptarëve. Kryeministri i Shqipërisë ka folur disa herë në emër të Kosovës, në orvatje për t'ia zbehur mëvetësinë shtetit të saj. Ky është edhe qëllimi i Serbisë, të tregojë se Kosova nuk ka aftësitë të bëjë shtet. Këtë opinion pala serbe e ndan në çdo takim ndërkombëtar. "Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur. Ajo nuk ka burime të mjaftueshme vetëqeverisëse. I duhet Serbia". Kështu e justifikon kundërshtinë ndaj pavarësisë së Kosovës miku i Edit. Kështu e justifikonte edhe Millosheviq heqjen e autonomisë së Kosovës më 1989.
Për të jetësuar axhendën serbe në Kosovë, Millosheviq dje dhe Vuçiq sot bëjnë rrëmujë, duke fajësuar shqiptarët se ndezin konflikte etnike në Ballkan. Të bezdisur nga cic-micet ballkanike, faktori ndërkombëtar kërkon negociata; thënë shqip lëshime. Serbia trysnon, Kosova më e vogël duhet të lëshojë pe. Në këtë drejtim Rama nuk vonon për të reaguar. Ai nxiton të këshillojë Kosovën të ulet të bisedojë, të arsyetojë, të kuptojë, pasi Kosova nuk kupton; të gjykojë me ftohtësi, sepse është e ngarkuar emocionalisht nga e kaluara dhe nuk ka largpamësinë e Ramës për të parë të ardhmen e Ballkanit. Se as mundet ta përfytyrojë veten për një çast Edi Rama lider i një shteti dinjitoz.
Nëse bindet, ndoshta Kosova mund të marrë mbështetjen e faktorit proserb për heqjen e vizave qytetarëve të saj.
Tanimë jemi te faktori i tretë:
Karakteri i udhëheqësit ka të ngjarë të bëhet karakteri i shtetit. Kur ka qenë hera e fundit, ose ndoshta duhet të them hera e parë, që e keni parë shtetin e Ramës të shfaqë një fije dinjiteti në një drejtim çfarëdo? Kosova në pak jetë shtet e ka treguar veten. Ia ka vënë kufirin te thana presidentit serb dhe ministrave të tij që hynin e dilnin në tokën e saj e për të flisnin pa respekt. Respekti është reciprok dhe masave të Serbisë, Kosova i përgjigjet me reciprocitet.
Po kur nuk fiton dot në fushë, provon të fitosh jashtë saj. Këtë po bën Serbia me Open Balkan.
Bashkë me Ramën po ia vendosin Shqipërinë Kosovës si një mrokull, nga ato që i vendos Policia Bashkiake automjeteve në Tiranë.
Në hapjen e negociatave, në reagimet shtetërore e deri te fikja e zjarreve, Edi Rama është i vonuari i Europës. Shteti që ai vjedh nuk ka një qen për emergjencat civile, e jo më të ketë dinjitet përpara faktorit ndërkombëtar. Askush nga liderët botërorë që ne shohim në televizor nuk impresionohet nga garderoba e tij. Ato filma bëhen për konsum të brendshëm, që shqiptarët të magjepsen me udhëheqësin si dikur me Enver Hoxhën kur i binte me grusht tavolinës në mbledhjen e partive komuniste në Moskë. I vonuar edhe ai.
Mungesën e përmbajtjes e ka zëvendësuar garderoba, por garderoba nuk e zëvendëson dot mungesën e dinjitetit shtetëror.
Bashkë me Kosovën kemi dy sjellje diplomatike që nuk mund të ecin paralelisht me njëra-tjetrën.
Nga njëra anë qëndrimi dinjitoz i Republikës së Kosovës, që i bën nder çdo shqiptari, kundrejt lapanjosjes nga i vonuari i Europës.
Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut...
Tashmë s’është as supozim, as hamendësim e as qëndrim i op...
Majmuni Kiko, megjithëse prej pesë vitesh në Shqipëri ...
Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Pë...
“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M.,...
Ne, në ato vite, kalamaj harrakatë në rrugën “Islam Al...
Eshtë mesi i verës dhe dy sektorët më jetikë të ekonomisë,...
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt ...
Një popull i dërrmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i sh...
A do të ndodhte rënia e e-Albania, nëse do të hetohej ...
A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pi...
Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën ...
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ket...
"Kepi i Tundimit" dhe i degjenerimit. E thjeshtë për t'u k...
Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ...
(12) Hapet dosja agjenturore e K.M(K. M= Kiko Majmuni)...
Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe danc...
Dasmë të madhe bënë dje shqiptarët! Dasmën e fejesës me ‘...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...