Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

A do të ndodhte rënia e e-Albania, nëse do të hetohej me përparësi dhe shpejt krimi i ndodhur në prill të vitit 2021?
Rrjedhja e të dhënave personale të 900 mijë shqiptarëve, 15 muaj më parë, nuk u mor seriozisht nga AKSHI, u injorua/relativizua nga qeveria, u zvarrit nga drejtësia dhe edhe sot e kësaj dite që kemi në Tiranë ekspertët më të mirë të microsoft- askush nuk e vë ujin në zjarr për një krim me dëme të pallogaritshme dhe të pakthyeshme.
Mos hetimi i krimit të parë u pasua nga rrjedhjet e radhës të të dhënave, rrogat dhe targat e makinës.
Kushdo që është i interesuar, mik dhe armik, sot ka në dorë identitetin e shqiptarëve. Ka në dorë, numrin personal të identifikimit, adresën e shtëpisë, adresën e vendit të punës, numrin e celularit, preferencën politike, llojin e makinës, targën, numrin e shasisë. Këto të dhëna edhe bufi e di që kanë rrjedhur nga AKSH-i. Në rrjedhjet e të dhënave u përfshinë edhe rrogat e stafeve lokale të ambasadave, një skandal politiko- diplomatik në vete !
Sot askush nuk është përgjegjës për rrjedhjen e të dhënave. Asgjë e re nga fronti i hetimit edhe pse kanë kaluar plot 15 muaj, edhe pse zgjedhjet quhen kapitull i mbyllur.
Janë disa pyetje që ende sot nuk kanë përgjigje?
Kush i nxorri të dhënat e 900 mijë shqiptarëve?
Pse nuk u thirr DART i Microsoft për të hetuar?
Pse nuk heton tani që ka rënë “gjëma e madhe”?
Pse prokuroria e zvarrit këtë hetim?
Pse SPAK duke e ditur që këto të dhëna janë vetëm te AKSHI, e gjeti të udhës të shkonte të hetonte gazetarët?
Pse nuk u pyet dhe nuk pyetet asnjë patronazhit se si i ka mbledhur të dhënat?
Pse u reagua me shumë vonesë (pas 3 rrjedhjeve të tjera të të dhënave?)
Cila është përgjegjësia e kompanive të kontraktuara për sigurinë digjitale të AKSH-it?
Pas 4 rrjedhjeve masive të të dhënave, viti 2022 dukej më i sigurtë sepse, në përgjigje të shqetësimit të krijuar, qeveria më 11 janar nënshkroi marrëveshjen për forcimin e sigurisë digjitale me “Jones International”
6 muaj më pas “agresioni” kibernetik bllokoi shërbimet digjitale dhe beteja me agresorët ende nuk ka përfunduar.
Ajo që të shqetëson është se “të dhënat personale” jo vetëm që nuk merren seriozisht, por paralajmërohet se “nuk kemi parë gjë akoma”.
Kryeministri sugjeroi që pagat mund të bëhen publike, periodikisht (!) ndërsa më 6 maj në një takim me përfaqësues të bankave të nivelit dytë hodhin idenë e integrimit të pagesave bankare me e- albania. Imagjinoni që edhe llogaritë bankare të kenë lidhje me AKSHI-n?!
Shteti në xhepin tënd është një ide e bukur, është një lehtësi e paimagjinueshme, për qytetarët, për biznesin, për këdo, por me kusht që shteti të mbetet në xhepin tënd dhe jo të dalë në mexhlis. Siç ka dalë në mënyrë të përsëritur nga prilli i vitit 2021 e deri më sot!
A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pi...
Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën ...
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ket...
"Kepi i Tundimit" dhe i degjenerimit. E thjeshtë për t'u k...
Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ...
(12) Hapet dosja agjenturore e K.M(K. M= Kiko Majmuni)...
Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe danc...
Dasmë të madhe bënë dje shqiptarët! Dasmën e fejesës me ‘...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
Kremtimi i 100 vjetorit të një marrëdhënie jetike për një ...
Majmuni Kiko mbërriti në Tiranë dje në mbrëmje dhe zgjodhi...
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën ...
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në ...
Inicialet IM janë kthyer menjëherë në qerthullin e madh rr...
Majmuni Kiko u njoftua së fundmi se ka rënë viktimë e ...
Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimi...
Rreth një vit më parë Bindja Demokratike iu drejtua Au...
Lajmi se qeveria do të nxjerrë njerëzit në sheh më 28 korr...
Ajo quhet Elidjona, një emër që nuk ka lidhje as me blogje...
Nesër mitingu i 28 korrikut, si “adrenaline” për të ringja...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...