Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë
Rreth një vit më parë Bindja Demokratike iu drejtua Au...

Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimiste për të gjithë kundërshtarët e regjimit. Sali Berishës iu konfirmua një “non grata” e dytë që përforcon edhe më idenë se ekziston një front përtej SHBA, që kërkon izolimin e tij. Kjo e renditi aleatin më të sigurtë të amerikanëve në Evropë, Britaninë e Madhe, në të njëjtën linjë me vendimin e Uashingtonit, një vit më parë.
Sapo doli nga presidenca, Ilir Meta, nuk u shpall i padëshëruar nga perëndimorët por, i preferuari i sigurimit të shtetit. Në mediat pro qeveritare u pompua lajmi i zubulimit të dosjes agjenturore të ish kreut të shtetit, që çuditërisht përkoi me ditën e tij të rikthimit në politikën aktive. Pra, sipas komenteve, i gjithë aktiviteti i 30 vjeçar i tij edhe si kryeministër edhe si kryetar Kuvendi edhe si President ka qenë i shënjuar nga kjo njollë, që doli në sipërfaqe tani. Sikur mos mjaftonin akuzat klishe për “Like floririn”, “njeriun mE bllok” dhe “shkelësin recidivist të kushtetutës”, Meta duhej shpallur edhe spiun.
Po t'i shtosh këtyre edhe titujt se opozita u shfaq e përçarë në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt, apo se pikërisht ngaqë ishte e tillë, ajo nuk qe prezent në festën e hapjes së negociatave, të krijohet ideja se Rama po sundon i pashqetësuar, me kundërshtarë të damkosur moralisht, të telendisur politikisht dhe të pa rrezikshëm për t'i cënuar pushtetin.
Një pjesë e opozitës profesioniste ka tendencën të japë justifikime të copëzuara, shpesh të frymëzuara nga teori konspirative dhe shpesh të argumentuara me kulisa meskine, për të gjithë këto akuza.
Në fakt, çështja është më e komplikuar dhe duhet parë si një tërësi. Pak rëndësi ka nëse pas non gratës së parë për Salin Berishën qëndoron lobimi i Xhorxh Sorosit, apo dikush tjetër. Nuk ka pikë vlere nëse goditja nga Londra erdhi si pasojë e pagesëve të rrejtit okult të Toni Bler, apo kjo është thjeshtë një fantazi. Nuk ndryshon asgjë nëse të ‘kaluarën e fshehtë të Ilir Metës” e zbuloi pendesa e një ish hierarku të sigurimit, apo ajo përbën një nga truqet e radhës që prodhojnë me shumicë institucionet e vendeve autokratike.
E vërteta e thjeshtë është se kemi arritur në një pikë ku pushteti e ka ndërtuar në perfeksion makinerinë e denigrimit dhe asgjesimit të opozitës. Pjesë e saj mund të jenë ambasadorë që luajnë për interesa gjeopolitike të çastit, apo lobistë që paguhen me paratë e popullit më të varfër të kontinentit, “institucione të pavarura”, apo thjeshtë gazetarë që figurojnë në borderotë e koncesioneve, por një gjë është e qartë: ata mund të identifikohen fare lehtë.
Kushdo që merret me non gratën dhe nuk sheh vjedhjet e kryeministrit aktual, kushdo që zbulon agjentin Meta, por nuk ndjen dot atmoserën e pushtetit që mbahet në këmbë me banda, kush vë gishtin mbi mëkatet e opozitës, por ‘harron” inceneratorët, rrugët e florinjta, rilindasit e shndërruar në investitore strategjikë, hashashin, kokainën dhe paratë e tyre që pastrohen në kullat e Tiranës, ky pra, cilido qoftë, është një mercenar i kësaj makinerie propagande. Ndërkombëtarë apo shqiptarë, ata janë rogëtarë të saj dhe punojnë për forcimin e pushtetit personal të Edi Ramës.
Të pohosh këtë nuk do të thotë se ke amnistuar në mënyrë atutomatike opozitën. Ajo ka mëkatet e saj që fillojnë nga prijësit e vjetër, nga mungesa e një alternative të besueshme e deri tek telendisja e stërgjatur vëllavrasëse. Sikur zgjedhjet të ribëheshin sërish sot, falë bandave që ka në dispozicion për të kërcënuar dhe milionave që përdor për të blerë, Rama do të merrte në kutitë e votimit rezultatin që do të shkruante vetë me dorën e tij.
Po atëherë lind pyetja: pse gjithë ky investim i shfrenuar anti opozitar, kur as partia me emër të ri e Ilirit, as ajo me sigël të kontestuar e Saliut, nuk përbëjnë ndonjë rrezik për rrëzimin e këtij pushteti? Përgjigjja është e thjeshtë: Rama nuk diskuton më qëndrimin në karrige, ai ka kaluar tani në një fazë tjetër, që do të grabisë i pa shqetësuar.
Dhe ndonëse, Berisha-Meta, si binomi i ri në krye të opozitës, janë shumë larg së qeni një alternativë reale për pushtet, duke bërë një opozitë të fortë dhe pa kompromis, ndryshe nga ajo e Bashës, ata do të nxirrnin në rrugë këdo që është i pakënaqur nga rritja galopante e kostos së jetesës, nga fluturimi i çmimit të karburantit, vajit apo bukës.
Pra çdo aferë e re, do të përbënte një shkak, që ata të cilët ndiheshin të vjedhur, të dilnin në bulevard dhe të kërkonin me dhunë atë që po ua rrëmbenin me ligj.
Pikërisht, frika se Meta dhe Berisha, për interesat e tyre, mund të bëhen katalizatorët e zemërimit të njerëzve, që deri më tani janë grabitur në heshtje, është ankthi që mundon sot Edi Ramën. Për këtë ai ka vënë në lëvizje, me gjithë fuqinë e vet, makinerinë shqiptaro- ndërkombëtare, që punon për të penguar fuzionimin e qytetarëve të pakënaqur me liderët aktualë të opozitës.
Sa herë dëgjohet një ndërkombëtar i shqetësuar për korrupsionin e Berishës para një dekade duke harruar këtë të sotmin, apo një shqiptar që rrëfen se çka bërë Ilir Meta në shekullin e shkuar, ata duhen trajtuar si lakej të pushtetit. Rezultati i angazhimit të tyre është i lexueshëm, jo vetëm ta mbajnë pagatorin e tyre në fron, por dhe ti krijojnë mundësinë të rrëmbejë gjithçka, pa dhënë askund llogari.
Prandaj, duhet të jemi të qartë se sa herë ata flasin, këtë nuk e bëjnë pasi ëndërrojnë një PD apo PL më të vyrtytshme, por ngaqë duan ti pengojnë qytetarët të përdorin si mburojë ndaj regjimit, opozitën që u ka rënë për pjesë.
Rreth një vit më parë Bindja Demokratike iu drejtua Au...
Lajmi se qeveria do të nxjerrë njerëzit në sheh më 28 korr...
Ajo quhet Elidjona, një emër që nuk ka lidhje as me blogje...
Nesër mitingu i 28 korrikut, si “adrenaline” për të ringja...
Në Konventën që Monika Kryemadhi thirri që javën e shk...
Bisedë në zyrë. -Më quajnë Bardhok Korriku. Katundar Tira...
Po të ndiqnim metaforën e lodhur të Lulzim Bashës, sot mun...
A)Terrorizmi digjitalNjë nga lajmet me interes për pot...
Arben Ahmetaj nuk është më zv/kryeministër për çështje...
Batutë me nënqeshje cinike në Kuvend nga ana e Kryeministr...
Ndonëse kaloi një javë nga sulmi kibernetik kundër portali...
Shumë të mençur e kanë thënë se për fatkeqësinë e një ...
Pritej me shumë kërshëri fjalimi i parë publik i Presi...
Shumë vapë korriku. Nuk e dinim që do freskoheshim me pak ...
Njeriu më mediokër në politikën shqiptare ka thyer çdo...
Dikur flisnim për ndikimin e ndërkombëtarëve si shpresë pë...
Duke shfaqur cinizmin e tij karakteristik, në seancën ...
Unë që kam bashkuar zërin me miliona e miliona qytetetarë ...
Multiplikimi i Titujve “non grata” vërtetojnë se: FAK...
Kam ndjekur me interes dhe përgjegjësi shtesë dinamikë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...