Fresk me humor anglez
Shumë vapë korriku. Nuk e dinim që do freskoheshim me pak ...

Pritej me shumë kërshëri fjalimi i parë publik i Presidentit aq më tepër që për nga natyra zoti Begaj ka qenë i heshtur dhe nuk ka preferuar të komunikojë me median!
Për të gjykuar një fjalim, aq më tepër fjalimin e parë të kryetarit të shtetit të mbajtur në Parlament duhen nënvizuar ato që nuk u thanë.
Nuk është vendi dhe rasti për të analizuar stilin, apo tonin me të cilin u mbajt fjalimi. Por në fjalimin e pare të bëjnë përshtypje mungesat e shumta:
Asnjë fjalë për Parlamentin, rolin e tij ligjvënës dhe kontrollues të institucioneve.
Asnjë fjalë për kompetencat e veta.
Asnjë fjalë politikën e jashtme.
Asnjë fjalë për Kosovën! Nëse Presidenti në largim e kaloi ditën e fundit në detyrë në Kosovë, Presidenti Begaj nuk e përmendi Kosovën në fjalimin e parë!
Asnjë fjalë për diasporën shqiptare!
Problemet, sfidat dhe arritjet që ka vendi sot nuk janë abstrakte, por shumë konkrete.
Boshatisja e vendit është plagë e hapur. Asnjë fjalë për largimin nga vendi. Asnjë fjalë për largimin në masë të mjekëve dhe infermierëve ndonëse është vetë mjek në profesion!
Korrupsioni dhe kapja e shteti janë elefanti në dhomë. Dhe ky fenomen nuk përjashton deputetët - ndëshkimi para se të vijë nga drejtësia vjen nga kutia e votimit dhe Shqiperia e 2022 ende nuk po realizon zgjedhje pa probleme dhe të pakontestuara!
Vendi ka hapur zyrtarisht negociatat me BE-në, por maratona e 33 kapitujve nuk do të jetë e lehtë! Kjo maratonë transformuese nuk është vetëm për qeverinë dhe opozitën, por për gjithë shoqërinë, për institucionet dhe shoqërinë civile, për median dhe çdo qytetar të këtij vendi. Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për vendin dhe meritonte mesazh të qartë për këdo!
Sfidat e politikës asnjëherë nuk kanë qenë të lehta! Reforma zgjedhore, (me ligj është sanksionuar edhe vota e emigrantëve) reforma territoriale janë në tryezë. Suksesin nga dështimi i ndan vetëm një vijë e hollë! Do t'i zgjidhim krizat e radhës me gjyqtar ambasadorët apo gjyqtari vendas do të jetë në lartësinë e detyrës?!
Të bën përshtypje që me konkret ishin urimet e para që mori Presidenti, sesa fjalimi i tij i parë në Parlament.
Një fjalim për njerëzit, për komunitetet për çështjet e mprehta që po kalon vendi, një fjalim që vë gishtin në plagë, por dhe që jep shpresë se e nesërmja do të jetë më e mire- mungoi!
Duke perifrazuar një thënie të vjetër: anija e mbytur pa dale nga porti!
Ndoshta duhet pranuar që nuk zhgënjeu pritshmëritë!
P.S Fjalimi dytë në Presidencë kishte më shumë brendi se i pari, por fjalimi dytë më shumë nxorri në pah boshllëkun e të parit! Boshllëk që gjithkush uron të mbushet në çdo ditë të mandatit me veprimtarinë e institucionale e cila i ka të gjitha mundësitë të përgënjeshtrojë dobësinë dhe mungesat e fjalimeve, sidomos të fjalimit inagurues./CNA.al
Shumë vapë korriku. Nuk e dinim që do freskoheshim me pak ...
Njeriu më mediokër në politikën shqiptare ka thyer çdo...
Dikur flisnim për ndikimin e ndërkombëtarëve si shpresë pë...
Duke shfaqur cinizmin e tij karakteristik, në seancën ...
Unë që kam bashkuar zërin me miliona e miliona qytetetarë ...
Multiplikimi i Titujve “non grata” vërtetojnë se: FAK...
Kam ndjekur me interes dhe përgjegjësi shtesë dinamikë...
Krejt e panjohur, një anonime e rëndomtë nga ato që LS...
-Histori të trishta dhe gazmore për mamanë time?!- Mamaja...
I zhvendosur nga Saranda në Korfuz me idenë për të negociu...
I përzënë fillimisht nga ministrat e tij, si një masht...
Sepse edhe më budallai në këtë tokë e di që Sali Beris...
Ore prapë po them: IN-CE-NE-RA-TO-RËT! Aty fle lepuri...
Nëse do të isha në vend të Shkelzenit, djalit të Beris...
Në vitin 2008 isha me punë te gazeta "Albania", e cila...
Lajmi që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me policinë...
Hap televizorin dhe mbi ekranin e madh sheh titra titujsh ...
Sot kam patur ditën më të vështirë dhe më të lehtë të jetë...
Më 17 korrik, në "YouTube", në kanalin televiziv "Top Chan...
Edhe ata që e duan, edhe ata që e urrejnë Edi Ramën, e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...