Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Përballë, anash, te lagjja, në stadium, në kinema. Jetojmë në regjimin e fuksave që u ndërtua tullë pas tulle nga ish-sigurimi famëkeq i dikurshëm.
Fjala që dëgjohet më shpesh tani sikurse dikur para ‘90 është “mos fol”.
Mos fol se të heqin nga puna.
Mos fol se të kërcënojnë me polici.
Mos fol se të shpallin antiamerikan.
Fuksllik kudo. Tradhti kudo.
Gara midis ish-fuksave dhe fuksave të rinj (patronazhistët) është e madhe. Të parët ankohen se nuk u dihet nderi e se me kontributet e tyre është ndërtuar regjimi i ri, ku fuksat-patronazhistë shpërblehen me dogana, me drejtori, me poste kyçe. Ata vetë bërtasin se e bëjnë për ideal, për ideal të urrejtjes. Ndërsa fuksat e rinj i bien gjoksit për “fitoren” e radhës. Bërtasin se ishte meritë e fuksllikut të tyre që Rama është koka e regjimit. Nga ana tjetër nuk ngopen. Duan para, punë, favore, ndere. Shteti si shtet është i fuksave. Fuksat e trashëgimtarët e ish-fuksave janë kudo. Në qeveri, në polici, në drejtësi, në sport, në art.
Fuksat e vjetër dhe të rinj grinden midis tyre se cilët janë më efikasë në sundimin e sotëm të së keqes dhe cilët i kanë shërbyer më fort partisë duke u ngulur thikën atdheut e shqiptarëve.
Të vjetrit me krenari listojnë vrasjet, burgosjet, internimet. Të rinjtë ia presin me falimentimet, shkarkimet, kallzimet, përgjimet.
E midis tyre janë ato: DOSJET.
Dosjet që kurrë nuk u hapën. Dosjet që lidhin fuksat e vjetër me të rinj, sikur të ishte lidhje gjaku. Që lidhin regjimin me drejtimin. Majtizmin me antishqiptarizmin. E që janë arma më e mirë e ish-sigurimsave dhe sigurimsave të rinj për të luftuar me “armiqtë”.
Kur i duhet ndonjë rekrut i ri, votues i ri, patronazhistët e shantazhojnë: ta hapëm dosjen. Kur duan të sajojnë ndonjë dosje luanjë me iniciale. Është një I.M., kujdes. Pastaj një V.L., ndoshta një V.K. E loja vazhdon.
Kryefuksi, ndërkohë bën sikur qeveris, por realisht vazhdon atë shërbimin e dikurshëm të fuksit, me antishqiptarizëm, me shitje trashëgimie, me falje deti, me dorëzim Kosove, me grabitje, me pasurim, me arrogancën e fuksit omnipotent dhe impotent dhe me lojën e dosjeve.
Hapini pra dosjet! Hapini pa kushte. Pse bëni sikur duhet një ligj kushedi. Ligjet e juaja janë thjeshtë “gjoja” dhe “loja” për të shpëtuar veten tuaj!
Hapja e tyre jo vetëm do të na shërojë si shoqëri, por do të mjekojë dhe antishqiptarizmin e ngritur në sistem.
E bashkë me Dosjet t’i japim fund dhe regimit të fuksave të vjetër dhe të rinj!
“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M.,...
Ne, në ato vite, kalamaj harrakatë në rrugën “Islam Al...
Eshtë mesi i verës dhe dy sektorët më jetikë të ekonomisë,...
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt ...
Një popull i dërrmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i sh...
A do të ndodhte rënia e e-Albania, nëse do të hetohej ...
A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pi...
Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën ...
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ket...
"Kepi i Tundimit" dhe i degjenerimit. E thjeshtë për t'u k...
Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ...
(12) Hapet dosja agjenturore e K.M(K. M= Kiko Majmuni)...
Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe danc...
Dasmë të madhe bënë dje shqiptarët! Dasmën e fejesës me ‘...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
Kremtimi i 100 vjetorit të një marrëdhënie jetike për një ...
Majmuni Kiko mbërriti në Tiranë dje në mbrëmje dhe zgjodhi...
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën ...
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...