Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M., pikërisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes studentëve, në takimin me Ramiz Alinë?
Kështu mendon siç duket Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula. Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë: "E njeh këtë Genta Sulën?". "Jo!". "Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?". "Patjetër!". Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve: "Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?". "Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!". "Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh... Nuk mbushin mirë!". "Dakord!". "Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..". Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës”.
Çfarë lexuar më lart, është marrë nga një shënim i Kryeministrit Edi Rama, i cili na ka zbuluar ndër të tjera edhe një pamje të pazareve se si bëheshin emërimet mes tij dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit me inicialet IM, që sipas Autoritetit të Hapjes së Dosjeve është Ilir Meta, përkatësisht Ilir Metaj, në atë kohë ish Kryetar i Kuvendit dhe ish bashkëkryetar i koalicionit të PS-së me ish - LSI-në.
Natyrisht, Kryeministri ER na rrëfen se si u emërua zonja Genta Sula kryetare e Autoritetit të Dosjeve prej këmbënguljes së bashkëpunëtorit IM, përkatësisht Ilir Meta ose Ilir Metaj, për të na thënë se ajo ka qenë e zgjedhura dhe e besura e ish kryetarit të ish LSI-së, që ne të kuptojmë se Genta Sulo nuk ka asnjë arësye që të jetë bërë pjesë e ndonjë makinacioni manipulimi për të sajuar ndonjë dokument që të akuzohet Ilir Meta, pra edhe Ilir Metaj, si spiun apo si fuks, siç njihej kjo rracë me zhargonin e popullit.
Por pyetja që lind është: përse kryeministri ER nuk na i thotë të gjitha ato që di për lidhjet e bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit me Kryetaren e Autoritetit të hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, përkatësisht edhe me bashkëshortin e kryetares, ndërtuesin e bllokut të vilave dhe pallateve te Kodra e Diellit në Tiranë Genti Sula?
A nuk e di zoti Rama se Genti Sula i ka ndërtuar një vilë bashkëpunëtorit spiun të Sigurimit të Shtetit me inicialet IM, që sipas autoritetit të dosjeve ku është kryetare bashkëshortja e Gentit, zonja Genta Sula na rezulton të jetë Ilir Meta, përkatësisht Ilir Metaj?
Nëse nuk e di, le të pyesë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lali Erin, se edhe ai ka një vilë në Kodrën e Diellit, të ndërtuar po nga Genti Sula.
E meqë na çoi muhabeti te Lali Eri, le ta pyesë zoti Rama kryetarin e bashkisë, të cilin e zgjodhi për të qenë ai kandidat për Tiranen në vitin 2015 ndërkohë që në listë ishte edhe Blendi Klosi, bashkë me bashkëpunëtorin e Sigurimit të Shtetit IM, pra me Ilir Metën ose Metajn, se përse Monika Kryemadhi, pra edhe burri i saj ish bashkëpunëtor i Sigurimit me inicialet IM, qëndruan në koalicion në këshillin bashkiak të Tiranës edhe pasi kishin dalë në opozitë pas zgjedhjeve të përgjithëshme në vitin 2017, ndërkohë që kishin ikur më parë nga koalicioni qeverisës?
A ka ndonjë lidhje bashkëqeverisja në bashkinë e Tiranës me projekte që lidhen me shkollat në Tiranë, pas të cilave qëndronte Gent Sula, burri i Genta Sulës që është kryetare e Autoritetit të Dosjeve?
Vërtetë ju zoti Kryeministër nuk keni dijeni për këto lidhje?!
A nuk e dini vërtetë ju zoti Kryeministër se edhe lulishten e Parkur Rinia me gati një milionë e gjysmë euro Lali Eri bashkë me Monikën ia dhanë po Gent Sulës, burrit të Genta Sulës, që është Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve?!
Po mirë more zoti Kryeministër, meqë na treguat se si bashkëpunëtori i Sigurimit IM ua propozoi emrin e Genta Sulës për kryetare të Autoritetit të Dosjeve, përse nuk na tregoni se kush e ka marrë tokën e shtëpisë ku ka banuar për shumë kohë Ilir Meta, pra Ilir Metaj, në familjen e Monika Kryemadhit në afërsi të Unazës së Re dhe kush e ka ndërtuar pallatin në atë tokë? A ka ndonjë lidhje e gjitha kjo me Gent Sulën, burrin e Genta Sulës që është kryetarja e Autoritetit të Dosjeve?
Po në kontratat e shitblerjeve dhe ku qarkullojnë miliona euro për apartamentet e pjesës takuese të Monika Kryemadhit dhe familjarëve të saj, a ka ndonjë implikim edhe burri i Kryetares së Autoritetit të Dosjeve?
Pra zoti Kryeministër, lidhjet e bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit me inicialet IM, që sipas Autoritetit të Dosjeve është Ilir Meta ose Ilir Metaj, me Kryetaren e këtij Autoriteti, nuk janë vetëm ato që thoni ju dhe që lidhen me emërimin e Genta Sulos zëvendësministre te Erion Veliaj kur ky ishte ministër i punës dhe çështjeve sociale dhe as me emërimin pas ndërhyrjes së Ilir Metës apo Ilir Metajt të Genta Sulos kryetare të Autoritetit të Dosjeve, por janë shumë e shumë më tepër. Janë lidhje që kanë në mes prona, pasuri të paluajtshme, transaksione në miliona euro dhe projekte investimet në shuma edhe më të mëdha.
Ja, edhe për këto ju duhet të na tregonit në shënimin tuaj, e më tej, t’u kerkoni autoriteteve në përbërje të qeverisjes tuaj që t’i zbardhin këto të dhëna edhe për publikun, sepse zbardhja e tyre nuk ka nevojë për ndryshimet e propozuara në ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit!
Ne, në ato vite, kalamaj harrakatë në rrugën “Islam Al...
Eshtë mesi i verës dhe dy sektorët më jetikë të ekonomisë,...
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt ...
Një popull i dërrmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i sh...
A do të ndodhte rënia e e-Albania, nëse do të hetohej ...
A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pi...
Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën ...
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ket...
"Kepi i Tundimit" dhe i degjenerimit. E thjeshtë për t'u k...
Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ...
(12) Hapet dosja agjenturore e K.M(K. M= Kiko Majmuni)...
Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe danc...
Dasmë të madhe bënë dje shqiptarët! Dasmën e fejesës me ‘...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
Kremtimi i 100 vjetorit të një marrëdhënie jetike për një ...
Majmuni Kiko mbërriti në Tiranë dje në mbrëmje dhe zgjodhi...
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën ...
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në ...
Inicialet IM janë kthyer menjëherë në qerthullin e madh rr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...