"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Mjaft Relativizimit!
Një damar mbushur me helm relativizues, që e shoh dhe ndjej tek disa mbështetës të kamufluar pushteti synon të ushqejë ide e perceptime që shpërndajnë vëmendjen.
Për vrasjen e kobshme të 7 vjeçares dikush akuzon plot 32 vite sistem të dështuar. Dikush edhe një shekull të tërë drejtimi kriminal të vendit.
Megjithëse autori është polic, ish Komisar i dyshuar për kultivim droge, promovuar nga kjo maxhorancë si dhjetra paraardhës të tij, me të njëjtin model e frymë. Ka shkelur çdo ligj e rregull lejuar nga autoritete të këtij shteti monist prej vitesh. Toleruar nga një drejtësi e shkallmuar prej një reforme të dështuar.
Ka shfaqur të njëjtën arrogancë të pushtetarit përtej së majtës e së djathtës, që ka zhbërë çdo nocion shteti e ka përfituar nga mungesa e drejtësisë e llogaridhënies si kurrë më parë.
Asnjë relativizim nuk i pi më ujë propagandës. As përbetimi për ndëshkime ekstreme. Madje as moratoriumi i skafeve nuk do t’i bëjë derman. E lexuat raportin e fundit se si dështoi moratoriumi i gjuetisë, ku dendësia e popullatës së specieve të caktuara është shumë herë më e ulët se p.sh në Maqedoninë e Veriut ku nuk ka fare moratorium?
Sepse ndëshkimet ekstreme, moratoriumet nuk janë forma të edukimit, aq më shumë në vendin e korruptimit absolut. Lloji i vrasjeve dhe krimeve nga vetë autoriteti dëshmon filozofinë e funksionomit të tij.
Aq më keq kur në 32 vite, dhjetëvjeçari i fundit nuk ndryshoi dot asgjë, as me 1 milionë shuplakat që pasuan premtimin se “Ne do jemi ndryshe”.
Ndaj për kë ende jeton në këtë vend dhe ushqen relativizimin, radha në mos sot nesër do t’i vijë vetë, në mos nën helikën e një skafi, nën helmin e ushqimeve, nën ndotjen ekstreme të ajrit, pasigurinë e ujit që lag fytin e zhuritur, nën tytën e një polici me shëndet të rënduar mendor, nën kërcënimin e një shoqërie të çartur dendur me molekula të çdo lloj droge, nën rrotat e një shoferi zengjin që blen lirinë, nën dhunën e maskave që i shpëtojnë çdo kamere sigurie, në pafajësinë e të gjendurit krejt rastësisht nën breshërinë e dy bandave që “i hanë kokën njëra-tjetrës”…
Ndaj një “Mjaft!” me shpirt relativizimeve të përgjegjësive të këtij pushteti, se as cenet tona gjenetike e antropologjike nuk e amnistojnë llojin e shtetit dhe autoritetit që krijoi. As bindja se çdo popull ka qeverinë, që meriton.
Sepse Joanda, që pagoi çmimin e papërgjegjshmërisë së një individi (siç zhurmojnë disa relativizues), tani atje lart e ka të qartë si drita e parajsës se relativizuesit e dëmeve të një pushteti monist e të kalbur në korrupsion janë vrasësit edhe më mizorë se një polic pa liçensë skafi, por me liçensë për të vrarë nga dështimi i shtetit.
Dhe PO, të tëra pushtetet kanë vrarë në këtë vend, por ky nuk është argument. Nëse ende fajin e kanë 32 vite, mos harro se 10 të fundit i pate ti!/CNA.al
Dhimbja është udhërrëfyes i keq... kur e përdor për të til...
Famlija shqiptare gjendet sot në një sulm e presion të...
I vrau fëmijën i bën edhe "Lacin" ky brekë kuqi. I ng...
Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare....
I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në do...
Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë n...
U desh edhe një viktimë tjetër ë? Duhej të ikte nga k...
Një nga arsyet kryesore se përse Shqipëria është një vend ...
Nuk ka asnjë vlerë të bësh qoftë edhe vëzhgime të pjesshme...
Përshtypja e parë ende pa mbërritur në destinacion ish...
Si në çdo drejtim, edhe për ngjarjet në Kosovë, Rama v...
Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut...
Tashmë s’është as supozim, as hamendësim e as qëndrim i op...
Majmuni Kiko, megjithëse prej pesë vitesh në Shqipëri ...
Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Pë...
“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M.,...
Ne, në ato vite, kalamaj harrakatë në rrugën “Islam Al...
Eshtë mesi i verës dhe dy sektorët më jetikë të ekonomisë,...
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...