
Ndodhin kudo ngjarje, por...
Nuk ndodh që një polic të vrasë fëmijën në breg të det...
126 vjet më parë në Londër u shënua viktima e parë nga nja aksident me makinë. Zonja Bridget Driscoll, ndërroi jetë pasi u godit me një makinë të titpi Roger- Benz.
Zemërimi, habia dhe indinjata e njerëzve ishte në kulm. Si është e mundur të vrasë makina një njeri? Nuk kishte ndodhur deri atë ditë që njeriu të humbiste jetën në rrugë. Askush nuk ishte vrarë në rrugë nga kuajt apo karrocat me kuaj. Si është e mundur të të vrasë makina? Çfarë duhet të bëjmë?!
Pavarësisht tronditjes kolektive, në atë kohë, nuk u bllokuan makinat as nuk i shkoi mendja njeriu që të ndalonte prodhimin e makinave. Në vend të ndalimit u rregulluan rrugët, u bënë rregullore, u hartua sinjalistika, u vendos marrja e lejes së drejtimit të makinës. Etj etj.Dhe njerëzimi në harkun e një shekulli ka mbërritur sot te makinat pa shofer.
4 vite më parë në Arizona u shënua dhe viktima e parë. Elaine Herzberg humbi jetën nga përplasja e një makine pa shofer, ndërkohë që po përpiqej të kalonte rrugën me një biçikletë. Edhe në këtë rast nuk u bllokua testimi i makinave pa drejtues. Për rastin prokuroria bëri një hetim. Autoriteti rregullator kërkoi më shumë kujdes dhe garanci nga kompania dhe jeta vijoi.
Këto histori me aksidente të kujtohen nga bllokimi total i mjeteve lundruese në ujë nga policia pas vrasjes tragjiike të një fëmije 7 vjeçar në Himarë. Rasti tipik i reagimit të policisë; nga një ekstrem në tjetrin. Nga injorimi total i ligjit dhe i rregullit te situata që “ligjin e bëjmë ne”.
Kaq absurd ishte vendimi sa njerëz të dërguar me varka dje në Karaburun rrezikuan të kthehen në këmbë për shkak të bllokimit të çdo mjeti lundrues. Për analogji a mund të bllokoheshin makinat dhe sepse pati aksident me viktimë në Rrogozhinë?!
Në vend që të kujdeset për zbatimin e ligjshmërisë dhe të bëj një analizë të shpejtë dhe të nxjerrë përgjegjësinë për ngjarjen e krijuar, policia kalon në veprim arbitrar. Metoda klasike e aksioneve të zhurmshme, pas aksidenteve të bujshme.
Mbarëvajtja e sezonit turistik nuk bëhet me masa urgjente në muajin gusht dhe aq më tepër pasi të ka ndodhur gjëma. Vetëm pasi ndodh gjëma kujtohemi të themi se kemi më shumë mjete lundruese se leje drejtimi, se një pjesë e mirë e lejeve të ndërtimit janë dhënë në mënyrë korruptive, se nuk është përcaktuar zona ku do të vozitin mjetet lundruese etj.
Aksidentet ndodhin kudo. Mund të jenë edhe të ngjashme si dy pika loti me njëri-tjetrin. Ajo që e bën dallimin është mënyra se si reagohet pasi ndodh aksidenti.
Ka transparencë apo përpjekje për fshehje dhe manipulim?
Ka marrje përgjegjësie apo ping-pong përgjegjësie?
Kërkohet ndjesë apo shfaqet arrogancë e mos përfillje?!
Institucionet po bëjnë punën e tyre me shpejtësi dhe profesionalizëm apo janë në pritje të direktivës?
Drejtësia do të bëj drejtësi apo do të ketë pandëshkueshmëri si në rastet e mëparshme?!
Në varësi të përgjigjes së këtyre pyetjeve njerëzit marrin vendimin për të ndenjur në shtëpi duke pritur të dëshmohet përgjegjshmëri dhe drejtësi apo për të dalë në rrugë për të shkundur “institucionet” dhe drejtuesit e tyre./ CNA.al
Nuk ndodh që një polic të vrasë fëmijën në breg të det...
Ish-zv/ministri i Edi Ramës, Dritan Hila, vetëm pak or...
Një thirrje për çdo nënë dhe grua shqiptare! Zoti i d...
Përveç birësimit që kërkojnë të ligjërojnë homoseksualët d...
Shumë nga shqiptarët sot habiten me reagimet e vonuara...
Pardje bera nje status per Richard Grenellin dhe fejsb...
Dje, sot dhe tani që shkruaj, jam bërë disa herë gati ...
E patolerueshme, e turpshme por mbi të gjitha e neveri...
Nga Avokat Pallko Trendelina Tragjedi! U desh rrugëtimi d...
Më thuaj që shqiptar pa më treguar se je shqiptar, më ...
Një ngjarje tragjike përfshiu dje Shqipërinë. Mes lot...
Në një vend si ne, që ka turizmin si sektor parësor të...
Në plazhet e Jugut skafet dhe motorrat e ujit u kolekt...
Mjaft Relativizimit! Një damar mbushur me helm relativizu...
Dhimbja është udhërrëfyes i keq... kur e përdor për të til...
Famlija shqiptare gjendet sot në një sulm e presion të...
I vrau fëmijën i bën edhe "Lacin" ky brekë kuqi. I ng...
Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare....
I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në do...
Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë n...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti i rëndë që u ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën ...
Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi plagosja e inspektorit të...
Dalin detajet e para nga plagosja e punonjësit të IMT-...
Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera...
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Tiranën, mesditën e so...
Së fundmi është hapur një peticion në lidhje me disa emisi...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zor...
Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil a...
Pothuajse 60 për qind e gazetarëve afganë kanë humbur punën ...
Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie për t...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...
Kompania "Ryanair" ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturi...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...