LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në këtë pikë jam e mpirë”/ Dafina Zeqiri tregon gjendjen e saj pas xhirimeve dhe koncerteve

28 Korrik 2022, 14:59, Lifestyle CNA
“Në këtë pikë jam e mpirë”/ Dafina Zeqiri
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri

Sezoni i verës është periudha më e ngarkuar për të gjithë artistët. Koncertet e shumta, projektet e reja, janë vetëm disa nga angazhimet e tyre.

E njëjta gjë ka ndodhur me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri, e cila siç duket është mëse e lodhur nga impenjimet e fundit.

Ajo është këngëtarja më e kërkuar në tregun e muzikës, ndaj ajo është mjaft e ngarkuar.

Në postimin e saj të fundit ajo e ka shprehur këtë lodhje dhe këtë angazhim edhe me fansat e saj në "Instagram" duke cituar se vetëm gjashtë orë gjumë ka bërë gjatë dy ditëve që kanë zgjatur xhirimet e këngës së rë që pritet të  dalë së shpejti.

“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si i mbaj sytë të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar ajo në "InstaStory".

Dafina po e shijon suksesin e projektit “Malli”, ndërsa tashmë është drejt finalizmit të këngës “Dhimbje” që pritet të lancohet së shpejti./ CNA.al

“Në këtë pikë jam e mpirë”/ Dafina Zeqiri

Lajmet e fundit nga