LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meri Shehu rrëfen historinë tronditëse/ “Më rrëmbyen, më tërhoqën zvarrë dhe më goditën me grusht”

18 Shkurt 2024, 22:16, Lifestyle CNA

Meri Shehu rrëfen historinë tronditëse/ “Më

Astrologia Meri Shehu ka ndarë një nga momentet e saj më traumatike dhe tronditëse me lot në sy.

E ftuar në emisionin e moderatorit Ronaldo Sharka ajo rrëfeu se si disa burra e kishin rrëmbyer dhe e kishin tërhequr zvarrë dhe e kishin dhunuar duke e goditur me grusht.

Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur Meri ishte një studente. Ajo tregon se shpëtoi falë disa ushtarëve.

Astrologia u shpreh se kjo është një nga asryet pse ajo vendosi të largohej nga Shqipëria pasi trauma që kishte pësuar nuk e lejonte të jetonte në vendin e saj dhe u zhvendos në Greqi.

“Kam rënë viktimë rrëmbimi.

Isha studente. Shoqërova shoqen time që të kalonte kufirin në Gjirokastër. Ajo iku më tha do vish dhe ti të kalosh kufirin i thashë jo i thashë unë do kthehem do vazhdoj studimet.

Dhe më hipin në një autobus në Gjirokastër.

Marr autobusin dhe zbres në Fier. Unë duhet të shkoja në një qytet tjetër ku kisha shkollën në Elbasan.

Isha në universitetin e Elbasanit për mësuesi.

Aty po kërkoja një autobus por teksa po kërkoja autobus te stacioni pashë ndërkohë disa figura mashkullore që rrotulloheshin dhe ndjeva instiktivisht se diçka nuk po shkon dhe ajo më trembi. Në atë moment kisha frikë të prisja autobusin 3-4 orë dhe në atë moment thashë po marr një taksi.

Ky ishte gabimi im se vajta mora taksinë hipa aty hipi dhe një burrë i moshuar dhe i thashë të lutem më ço në Elbasan.

Sa bën taksia 3-4 km, një të ndaluar me dhunë taksinë , u hapën dyert, një më tërheq zvarrë nga taskia dhe 2-3 meshkuj më mbajtën fort dhe më hipën në një makinë tjetër.

Po më çonin drejt një pylli por pata fatin se para meje ishte një makinë me ushtar të cilët po futeshin në atë zonë për stërvitje ushtarake.

Ata e panë skenën nuk ndërhynë menjëherë por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinë dhe biles më goditën dhe me grusht në turinj ata i bërtitën lëshoje dhe unë kam shpëtuar nga ushtarët dhe pastaj më lanë në mes të qytetit nuk më morën ushtarët por më lanë në një cezmë. Lava hundët e gjakosura dhe qëlloi shoku i një shoes time të ngushtë. Më hipi në makinë dhe më çoi në konvikt.

Shpëtova për mrekulli. Mu krijua një traumë. Doja të largohesha menjëherë nga Shqipëria siç dhe u largova”, rrëfeu Meri Shehu./ CNA

Lajmet e fundit nga