LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luizi merr telefonatën e premtuar nga produksioni/ Mesazhi i së ëmës: Vazhdo i miri i nënës

30 Mars 2023, 16:19, Lifestyle CNA
Luizi merr telefonatën e premtuar nga produksioni/ Mesazhi i së
Luiz Ejlli

Luiz Ejlli, këngëtari dhe banori i preferuar i publikut shqiptar brenda shtëpisë së "Big Brother VIP 2", ka marrë në telefon ditën e sotme të ëmën.

Telefonata u është premtuar të gjithëve banorëve, të cilët duhet të vendosin tashmë nëse do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë spektakël pas atentatit të ndodhur në "Top Channel".

Nëna e Luizit gjatë telefonatës dëgjohet teksa i thotë të birit vazhdimisht që të vazhdojë rrugëtimin që ka nisur. Luizi i përgjigjet nënës së tij i vendour për të vijuar rrugëtimin.

Ndër të tjera, gjatë telefonatës ajo ka shprehur edhe ngushëllimet familjarëve të rojës së "Top Channel", i cili ndërroi jetë gjatë atentatit./CNA.al

Lajmet e fundit nga