
Italia shënoi këto ditë 30-vjetorin e vrasjes së Giovanni Falcone-s, prokurorit nga Palermo, i cili së bashku me kolegun dhe mikun e tij Paolo Borsellino kanë mbetur edhe sot e kësaj dite ndoshta simboli më i madh botëror i luftës kundër mafias.
Ai u vra nga Cosa Nostra siciliane, me një bombë në autostradën A29 pranë qytetit Capacci. Shpërthimi shkatërrues vrau gjithashtu gruan e tij Francesca Morvillo dhe oficerët e policisë Rocco Dicillo, Vito Schifani dhe Antonio Montinaro, të cilët shoqëronin Falcone-n.
Në kodrën mbi rrugë, Giovanni Brusca, i njohur edhe me pseudonimet “derr” dhe “vrasës i krishterë”, shtypi butonin në telekomandë në orën 17:58 dhe aktivizoi bombën.
Shpërthimi në asfalt hodhi makinën e parë më shumë se dhjetë metra në një ullishte aty pranë, duke vrarë Montinara-n, Schifani-n dhe Dicillo-n në vend. Makina tjetër, e drejtuar nga Falcone, u përplas me një mur betoni, ku ai dhe gruaja e tij pësuan lëndime vdekjeprurëse. Rreth njëzet persona të tjerë, të cilët në atë moment u gjetën në rrugë me makinat e tyre, u shpëtuan për mrekulli.
Autori i drejtpërdrejtë, Giovanni Brusca, përveç atij atentati, u dënua për më shumë se 100 vrasje. Ndër krimet e tij, është veçanërisht mizore vrasja e 13-vjeçarit Giuseppe di Matteo, djalit të Santino di Matteo-s, një mafioz që filloi të bashkëpunonte me autoritetet.
Brusca u arrestua në vitin 1996, pas së cilës ai u bë vetë i penduar dhe madje përshkroi publikisht me detaje krimet që kreu. Pasi kreu 25 vite burg, ai u lirua me kusht më 31 maj të vitit të kaluar, gjë që shkaktoi polemika të ashpra në publikun italian.
Vrasja e Falcone-s nga disa konsiderohet si hakmarrje mafioze për këtë gjyq. Dy muaj më vonë, më 19 korrik 1992, Paolo Borsellino dhe pesë anëtarë të forcave të tij të sigurisë u vranë në një shpërthim makine bombë.
Ekziston edhe një version sipas të cilit motivi i vrasjeve është se Falcone dhe Borsellino kishin prekur “folenë e grerëzave”, pra kanë synuar për politikanë të lartë italianë dhe sipërmarrës të shquar, qendra pushteti që mendohet se mafia i ka përdorur për të arritur qëllimet e saj.
“E vërteta se kush e urdhëroi vrasjen e Falcone-s është ende e panjohur. Nuk besoj se një injorant si Toto Riina mund të organizojë një sulm kaq të sofistikuar”, tha Angelo Corbo, një nga të mbijetuarit e sulmit, në një dokumentar.
Vdekja e dy gjykatësve të guximshëm, të pakompromis dhe më të dashur kishte për qëllim të mbillte frikë shtesë në Sicilinë e terrorizuar dhe të tregonte se ata, jo shteti, drejtojnë ishullin. Megjithatë, kjo shkaktoi efektin e kundërt dhe bëri që i gjithë vendi të nisë një luftë edhe më vendimtare kundër mafias.
Në janar 1993, kreu famëkeq i Cosa Nostra-s, Salvatore Toto Riina, u arrestua. “Capo dei capi” u dënua më vonë me 26 burgime të përjetshme.
Pas një dekade të shënuar nga atentate të tmerrshme ndaj gjyqtarëve, policëve dhe gazetarëve, likuidimet në Sicili u ndërprenë papritur në 1993-shin. Cosa Nostra, e gjymtuar nga arrestimet masive të anëtarëve të saj, dalëngadalë po e humbiste pushtetin.
FALCONE
Që nga çështja e tij e parë e madhe, i ashtuquajturi gjyqi Spatol-Mafar në fillim të viteve 1980, Falcone krijoi një metodë hetimore që do të emërtohej si “Gjurmo paranë”, duke rindërtuar aktivitetet kriminale bazuar në dokumentet bankare.
Pas një gjurmimi parash, Falcone zbuloi lidhjet midis mafias siciliane dhe të New York-ut dhe se si ata organizuan kontrabandën e drogës. Në qershor 1983, Rosario Spatola u dënua së bashku me 75 anëtarë të tjerë të klanit të tij. Deri atëherë, Spatola njihej si një sipërmarrës me reputacion, një ndërtues, kompania e të cilit punësonte qindra punëtorë, prandaj edhe respektohej në Palermo.
“‘Thembra e Akilit’ e organizatave mafioze janë gjurmë të lëna pas nga transferta të mëdha parash që lidhen me aktivitete të paligjshme fitimprurëse. Ndjekja e fluksit të parave i lejon hetuesit të ndërtojnë një rrjet provash objektive, të dokumentuara dhe të qarta që nuk i nënshtrohen shtrembërimit dhe në të njëjtën kohë lë të kuptohet për informacion nga hetimet tradicionale që synojnë identifikimin e drejtpërdrejtë të krimeve”, shkroi Falcone në teknikën e tij të hetimit të mafias në vitin 1982.
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor me Festivalin...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Në gusht 1936 në të gjithë Amerikën u shfaq episodi me titul...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Aktorja Julianne Moore hapi festivalin e 75-të të filmit në ...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncerin e këng...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të jetë pjesë e edicio...
Festivali “Moving City” do të jetë një event si asnjë tjetër...
Një vlerësim i rëndësishëm për poeten shqiptare Irma Kurti m...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka dalë me një tj...
Nga Luan RamaDikur, shumë vite më parë kur punoja në gazetën...
Nga Miron ÇakoDuhet të dimë se Nafora ose (Aναφορά ) është p...
Zai Fundo masakrohet nga partizanët me të ardhur nga Ventote...
E gjithë bota islame gëzon, por jo vetëm. Në vendin tonë ësh...
Një nga aktoret më të mira të kinematografisë shqiptare, Eva...
Artistja e re nga qyteti bregdetar i Durrësit Adela Osmani k...
Për të folur për Beratin e një mbi një ditarëve dhe lagjeve ...
Artisti dhe vilonisti i njohur, Arben Skënderi ka shpallur k...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një denoncim i rëndë është publikuar ditën e djeshme në em...
Pastruesja e cila akuzohej për vjedhje parash tashmë ka fo...
Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia e ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Një tërmet me magnitudë 4.2 goditi Sithonia në Halkidiki. ...
Tërmeti apokaliptik dhe dhjetra të tjerë pas tij që kanë g...
Porti i Iskenderun (Alexandretta), në një qytet bregdetar ...
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike,...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...