
“Gysi i drogës” emërohet nëndrejtor i Doganave/ Zbulohet lëvizja e radhës e Ramës
Ergys Hoxha, ish-drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministr...
Ergys Hoxha, ish-drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministr...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipërisë, Dr. Jonela Hoxhaj, u shfaq në Frankfurt filmi “Portreti i Pambaruar?, që trajton një histori dashurie të ndaluar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.
Detyrat e konsujve të nderit përfshijnë krahas këshillimit të përfaqësuesve të industrisë dhe të tregtisë edhe përhapjen e imazhit të Shqipërisë së sotme jashtë vendit. Kurse filmi “Portreti i pambaruar” me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Ruzhdi Pulahës, tregon historinë e dashurisë së ndaluar të një djali shqiptar me vajzën e ambasadorit italian në vitet ?80 në Tiranën e izoluar gjatë sundimit të diktaturës komuniste. Përse konsullja e nderit zgjodhi për këtë aktivitet një film, që trajton një histori nga e kaluara komuniste e Shqipërisë.
“Përgjigjen e kësaj pyetjeje dua ta nis me një shprehje të goditur të dizajnerit japonez me famë botërore, Yohji Yamamoto: “With my eyes turned to the past, I walk backwards into the future?. Dhe sa më tepër kalon koha, aq më e qartë më bëhet se ç’rëndësi të madhe ka e kaluara e afërt e një kombi si në planin personal për të kuptuar dhe ndeshur me vetveten, ashtu edhe në planin ndërkombëtar në marrëdhëniet me vendet e tjera dhe aspiratat për të ecur përpara.? ? thotë konsullja Jonela Hoxhaj.
Diktatura dhe ndrydhja e mendimit të lirë tema universale
Sipas saj, “Diktatura, izolimi, ndrydhja apo asgjësimi i mendimit të lirë, janë tema universale, që jo vetëm nuk duhen harruar, por përkundrazi, janë më aktuale se kurrë. Shumë zhvillime shqiptare të viteve të fundit, si pozitive edhe negative, bota nuk mund t’i kuptojë pa njohur sadopak këtë pjesë thuajse 50-vjeçare të historisë sonë, e cila shpesh anashkalohet në reportazhet e dokumentarët e këtushëm mbi Shqipërinë. Dhe askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se ne, që e kemi përjetuar atë kohë.?
Regjisori i filmit, Namik Ajazi, ka punuar edhe më parë me skenaristin Ruzhdi Pulaha në trajtimin e temave të viteve ’80, p.sh. për filmin “Amanet?. Kufizimet e diktaturës shtriheshin në çdo skaj të jetës në Shqipëri, deri te sfera intime e dashurisë. “Të guxoje të kishe një flirt me një të huaj në atë kohë ishte si vetëvrasje lidhur me atë se cilat do të ishin pasojat.? ? thotë Namik Ajazi.
Diktatura kontrollonte çdo skaj të jetës në Shqipëri
Kishte disa histori dashurish të ndaluara të asaj kohe, “që atëherë pëshpëriteshin me zë të ulët dhe që më pas altoparlantët e regjimit i shpërndanin fort për të treguar ‘fundin’ e atyre që kishin guxuar të shkelnin vijën e kuqe të përcaktuar nga regjimi komunist?. Për filmin autorët e tij konsultuan dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe me gjithë dallimet, shtatë historitë kishin një të përbashkët: fundin e njëjtë me dënime shumëvitëshe në kampe pune. Skenari i filmit u përqendrua në një nga rastet më të dhimbshme të atyre viteve, por në të shkrihen edhe elemente nga historitë e tjera.
Edhe regjisori Namik Ajazi mendon se “ende na duhen filma, që të revokojnë atë kohë të vështirë deri në absurd, pasi brezat që po rriten të përfshirë në ritmin e shfrenuar të së sotmes, me risitë dhe evolucionin e mjeteve të komunikimit, pak u vjen informacion për atë kohë të largët e të afërt njëkohësisht.
Gjetja e gjurmëve nga e kaluara, sipërmarrje tejet e vështirë
Realizimi i një filmi për vitet ’80 në Shqipëri është një sipërmarrje tejet e vështirë, sepse buxhetet minimale që ofron kinemaja nuk premtojnë ndërtimin e interiereve në atelie profesionale dhe përdorimin e efekteve vizive speciale. Për të plotësuar këto mangësi regjisori Ajazi bashkëpunoi për disa muaj me piktorin skenograf të filmit, Fatbardh Marku, për të gjetur ato pak mjedise që janë ruajtur dhe që evokojnë atë kohë. Për të plotësuar pamjet e Tiranës, që nuk është më, punoi një studio e specializuar ne Itali për efektet vizive speciale, që në gjuhën profesionale, quhen VKF, që përpunoi për filmin sekuenca të xhiruara asokohe. “Kjo i bëri mirë filmit, e na solli ne dhe spektatorëve nostalgjinë e qytetit të dikurshëm, e ky është një tjetër element, që të rinjve u mungon e filmi e mundëson.” – thotë regjisori i filmit Namik Ajazi.
Antonio Kodrinaj, që luan personazhin kryesor të filmit, nuk e ka jetuar vetë atë kohë. Ai ka shkuar në moshën shtatë vjeç në Itali, ku edhe ka studiuar e jeton. Pasi mori skenarin ai thotë e emocionoi dhe ndjeu, se ishte roli që mund ta luante. Për t’u përgatitur për rolin ai tregon se “duke ndjekur rrugëtimin e përcaktuar nga regjisori, lexova disa libra e pashë shumë filma, që tregonin atë kohë.”Roli thotë Antonio, nuk ishte i lehtë, por “aktorit i duhet të futet në lëkurën e kujtdo e ta sjellë atë sa më besueshëm e me emocion. Dhe stafi profesional, fryma e bashkëpunimit gjatë gjithë xhirimit, ma bënë të lehtë personazhin.
Pas premierës në Frankfurt mbi Main bashkëprodhimi shqiptaro-italian, “Portreti i pambaruar?, i cili fitoi çmimin si “Filmi më i mirë i gjatë? në edicionin 21 të Festivalit të Filmit Indipendent Days në Kalsruhe në Gjermani, po vazhdon të shfaqet në kinemanë me traditë të Frankfurtit “Orfeo’s Erben?./ DW
Në gusht 1936 në të gjithë Amerikën u shfaq episodi me titul...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Aktorja Julianne Moore hapi festivalin e 75-të të filmit në ...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncerin e këng...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të jetë pjesë e edicio...
Festivali “Moving City” do të jetë një event si asnjë tjetër...
Një vlerësim i rëndësishëm për poeten shqiptare Irma Kurti m...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka dalë me një tj...
Nga Luan RamaDikur, shumë vite më parë kur punoja në gazetën...
Nga Miron ÇakoDuhet të dimë se Nafora ose (Aναφορά ) është p...
Zai Fundo masakrohet nga partizanët me të ardhur nga Ventote...
E gjithë bota islame gëzon, por jo vetëm. Në vendin tonë ësh...
Një nga aktoret më të mira të kinematografisë shqiptare, Eva...
Artistja e re nga qyteti bregdetar i Durrësit Adela Osmani k...
Për të folur për Beratin e një mbi një ditarëve dhe lagjeve ...
Artisti dhe vilonisti i njohur, Arben Skënderi ka shpallur k...
Zana Çela ka njoftuar se ka dorëzuar kandidaturën e saj për ...
Ministria e Kulturës ka shtyrë afatin e dorëzimit të aplikim...
Τenori korçar Gjergji Mani dhe Sopranoja Rumune Ionela Mani ...
Sonte pas disa orësh, del për herë të parë para publikut ame...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një denoncim i rëndë është publikuar ditën e djeshme në em...
Pastruesja e cila akuzohej për vjedhje parash tashmë ka fo...
Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia e ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Tërmeti apokaliptik dhe dhjetra të tjerë pas tij që kanë g...
Porti i Iskenderun (Alexandretta), në një qytet bregdetar ...
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike,...
Ministria e Mbrojtjes Kombëtar në Turqi ka njoftuar se or...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...