Pse disa njerëz u besojnë teorive të konspiracionit?
Teoritë e konspiracionit - përfshirë pretendimin se kush e...

Të gjitha marrëdhëniet janë të ndryshme, dhe njerëzit mund ta ndryshojnë dhe përmirësojnë sjelljen e tyre. Megjithatë, një pjesë e studimeve ka gjetur prova që mbështesin rregullin e vjetër “Ai që tradhton njëherë, tradhton gjithmonë”, kur bëhet fjalë për të qëndruar besnik në një marrëdhënie në çift.
Studiuesit nga Universiteti i Denverit në SHBA, donin të zbulonin nëse tradhtia në një marrëdhënie të mëparshme, ishte një faktor rreziku për tradhtinë në marrëdhëniet e ardhshme. Për këtë, ata shqyrtuan 484 persona në marrëdhënie romantike me gjini të përzier, të cilët i pyetën për aktivitetet e tyre seksuale jashtë marrëdhënies së tyre aktuale (nëse kishin tradhtuar apo jo), si dhe nëse dyshonin se po tradhtonin partnerët e tyre.
Më pas ata i ndoqën ata njerëz nga marrëdhëniet aktuale në marrëdhënien e tyre të radhës, për të matur nëse njerëzit që thanë se kishin tradhtuar në lidhjen e parë, vazhduan të tradhtonin në lidhjen tjetër. Studimi, i cili i ndoqi ata gjatë një periudhe 5-vjeçare, zbuloi se njerëzit që tradhtuan në lidhjen e tyre të parë, kishin 3 herë më shumë gjasa të tradhtonin partnerin e tyre të ardhshëm, sesa ata që qëndruan besnikë në një marrëdhënie.
Po ashtu, studimi zbuloi se ata që dyshonin për tradhtinë e partnerit të tyre të parë, kishin 4 herë më shumë gjasa të kishin dyshime se po i tradhtonte partneri i tyre i ardhshëm. Çuditërisht, njerëzit që e dinin me siguri se partneri i tyre i parë kishte tradhtuar, në vend që thjesht të dyshonin, kishin dy herë më shumë gjasa të raportonin se partneri i tyre i mëvonshëm gjithashtu kishte tradhtuar.
Autorët shkruan se studimi me titull “Një herë mashtrues, gjithmonë mashtrues? Tradhtia seriale në marrëdhëniet e mëvonshme”, tregoi se tradhtia në një raport të mëparshëm, ishte një faktor rreziku i rëndësishëm për tradhtinë në marrëdhënien e ardhshme.
Pra në thelb, nëse ata kanë tradhtuar më parë partnerët e tyre, kanë një probabilitet shumë më të lartë që ta bëjnë sërish. Psikologët kontrolluan për faktorët e rrezikut demografik, për gjininë dhe statusin martesor. Pra, nëse ata tradhtuan në marrëdhënien e tyre të parë me dikë me të cilin nuk ishin të martuar, kishin më shumë gjasa të tradhtonin edhe në lidhjen e dytë edhe nëse këtë herë ishin të martuar.
Autorët e studimit e pranuan se madhësia e kampionit ishte e vogël, ndaj nevojitet një studim i mëtejshëm në këtë fushë, duke përfshirë kërkime mbi lloje të tjera marrëdhëniesh sesa marrëdhëniet e përziera gjinore. Megjithatë, ata shpresojnë se studimi mund të çojë në ndërhyrje të reja për të parandaluar tradhtitë seriale në një marrëdhënie. Studimi është publikuar në “Archives of Sexual Behavior”./ Pershtatur nga CNA
Teoritë e konspiracionit - përfshirë pretendimin se kush e...
Tomazh Rotar di një ose dy gjëra mbi jetën dhe vdekjen në ...
Ndërsa kryeqendrat e famshme të superfuqive botërore vazhd...
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI Europe), ka vlerë...
Një shprehje thotë se “gjuha vret më shumë sesa shpata”, p...
Ne të gjithë ndjekim ritmin tonë në jetë. Disave u pëlqen ...
Shumë njerëz e konsiderojnë si diçka të mirëqenë. Por ësht...
“Bufat e Natës” ose njerëzit që punojnë apo rrinë për qejf...
Arthur C.Brooks, 59 vjeç, nuk është një njeri i lumtur. Ai...
Në mbarë botën ekzistojnë 100 ose më shumë fise “të pa kon...
Le ta pranojmë: humbja është diçka që dhemb. Dhe të gjithë...
Në traditën e kulturës perëndimore, e zeza është ngjyra që...
Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkakt...
Për shumëkënd vera është sinonim i dëshirës për t’u zhdukur ...
Shkencëtarët kanë hyrë në “telashe” për të renditur ma...
Tramvaji i mbushur me gjethe në Antwerp ishte pjesë e një ni...
Nëse jeni të lodhur nga vendet e mëdha të mbipopulluara dh...
Fjalët e folura nuk lënë gjurmë fizike, ndaj gjetja e ...
Shkencëtarët kanë zbuluar se taurine, një substancë që gjend...
Edhe pse tingëllon pak çuditshëm, ekziston një vend në botë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...