Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Le ta pranojmë: humbja është diçka që dhemb. Dhe të gjithë njohin dikë që nuk duron dot të humbasë. Një mik që ndalon së luajturi vetëm kur e kupton se nuk do të fitojë. Një person që pasi humbet një garë nervozohet aq shumë sa që ndoshta shfryn dufin tek kundërshtari, ndaj rregullave apo atyre që duhet t'i zbatojnë ato (si p.sh gjyqtari i garës), duke gjetur 1 mijë justifikime për të fajësuar gjithçka dhe cilindo përveç vetes.
Por çfarë e shkakton një sjellje të tillë fëminore dhe të paarsyeshme? Shkenca ka identifikuar disa arsye specifike, të cilat humbësit e këqij bëjnë mirë që t’i marrin parasysh. Sepse një gjë është e sigurt: ia vlen të dish të humbasësh.
Nga pikëpamja neurologjike, është njëlloj si të përplasësh kokën në një derë duke vrapuar me shpejtësi drejt saj. Këtë gjë e ka vënë re neuroshkencëtari Marten Boksem, i cili jep mësim në Shkollën e Menaxhimit të Universitetit Erazmus në Roterdam, Holandë.
Duke përdorur një skaner MRI dhe elektrodat EEG, ai monitoroi trurin e vullnetarëve që luanin një lojë në laborator. Kështu ai pa se kur dikush humbiste, truri i tij reagonte shumë ngjashëm me rastin kur përjetoni dhimbje të forta.
Në planin psikofiziologjik shkaktohet një reaksion stresi, personi që ka humbur ndihet shumë keq dhe është njëlloj sikur truri të thotë:
“Nga tani e tutje shmangni përfshirjen në situata të ngjashme, dhe që të mos ndiheni sërish keq duhet që të fitoni”.
Në këtë proces, përfshihet zona e trurit e njohur si “korteksi ballor cingular”, që funksionon si një lloj sistemi alarmi: ai gjeneron ndjesi negative, që ju shtyjnë të rivini në vete, duke mësuar nga gabimet tuaja. Kjo do të thotë që ne njerëzit jemi të programuar neurologjikisht që të aspirojmë fitoren.
Pra të mos dorëzohemi në gara dhe të arrijmë objektivat, të cilat për paraardhësit tanë ishin të barabarta me mbijetesën. Ky impuls i vjetër për të shmangur humbjen funksionon ende tek ne, por ndërsa disa ende i shohin sfidat si një çështje për jetë a vdekje, në rrezik është “vetëm” statusi social.
Pra, për të përmirësuar apo ruajtur pozicionin vetjak, dhe mbi të gjitha për të mos qenë në disavantazh në krahasim me dikë tjetër. Po aq sa humbja e 10 eurove në rrugë nuk është aq e dhimbshme sa humbja e tyre në një bast. Sepse nuk ka të bëjë me paratë.
Dhe eksperimenti i lartpërmendur i Marten Boksem e vërteton këtë: që të gjithë pjesëmarrësit në ekspertimet, fitues dhe humbës, morën në fund nga 50 euro, por humbësit vazhdonin të ndiheshin të zemëruar dhe turpëruar nga disfata.
Ndërkohë nuk është e thënë që loja e ndershme e fituesit ta përmirësojë gjendjen e humbësit. Përkundrazi një studim i i Kolegjit Augustana në Ilinois, SHBA, tregoi se humbësit e vlerësojnë performancën e tyre më negativisht nëse fituesit i ofrojnë ta ndajnë çmimin me ta, sikur kjo të tregonte akoma më tej “inferioritetin” e tyre në praninë e atij që ishte më i mirë në atë sfidë.
Por nga ana tjetër, është po aq e vërtetë se humbja nuk është një pilulë po aq e hidhur për të gjithë. Faktorë të tillë si vetëvlerësimi (pavarësisht nga rezultatet e marra), pranimi i kufizimeve dhe etika personale, ndikojnë tek të qenit humbës të mirë. Ata që identifikohen me vlera të tilla si respekti për të tjerët, drejtësia dhe barazia mund ta përballojnë humbjen pa u ndjerë si dështakë.
Ndërkohë, ai që i ndan qeniet njerëzore në “fitues” dhe “humbës”, mund të jetë i gatshëm që të bëjë çdo lloj manipulimi, mjafton që të jetë pjesë e grupit të parë. Por pse mund ta mohojmë një humbje edhe kur sfida është qartazi e humbur?
“Këtu kanë shumë rëndësi tiparet e personalitetit. Një prej tyre është narcisizmi. Në veçanti, ata që kanë një tipar të quajtur “narcisizëm megaloman”, mund ta kenë të vështirësi të tolerojnë, madje edhe të kuptojnë se nuk kanë fituar”- thotë psikologia Evita Març, profesore në Federation University Australia.
Këta lloj njerëzisht janë konkurrues, dominues, i mbivlerësojnë cilësitë e tyre, besojnë se janë të veçantë dhe të denjë për admirimin e të tjerëve, dhe zhvlerësojnë ata që minojnë vetëvlerësimin e tyre, pretendojnë se kanë të drejta ekskluzive dhe trajtim preferencial sikur të gjitha gjërat t’u takonin atyre.
Humbja përbën një kërcënim për vetë-imazhin e “fryrë” që kanë ata për veten dhe pas të cilit fshihet një pasiguri e madhe. Kjo gjeneron në mendjet e tyre atë që psikologu amerikan Leon Festinger e ka quajtur “disonancë njohëse”: një gjendje mendore që krijohet kur hyn në kontradiktë me veten (Nëse jam më i miri, nuk mund të kem humbur).
Ndërkohë në sport ndodh shpesh që sportistët (dhe tifozët) humbës të pretendojnë se kanë qenë në disavantazh, se kanë luftuar kundër kundërshtarëve të pandershëm dhe në përgjithësi humbja shpjegohet me faktorë të jashtëm si arbitri tendencioz apo fati i keq.
Kjo dukuri njihet si “paragjykim vetë-shërbyes”, një gabim i zakonshëm në gjykim, ku njeriu i atribuon meritat vetes për sukseset, por jo përgjegjësinë për dështimet.
Ajo mund të vihet re në shkollë, punë, marrëdhëniet me të tjerët. Në fillim ndihmon për t’u ndjerë më mirë, por më pas ka një efekt bumerang.
“Studimet kanë vërtetuar se justifikimet e humbjeve me shkaqet e jashtme kanë një efekt fillestar pozitiv në humorin e njeriut dhe vetëvlerësimin e tij. Por më vonë sportistët vuajnë nga zemërimi, depresioni dhe nervozizmit”- thotë Keti Sparks, psikologe sportive në Universitetin e Birmingemit, Britani.
Prandaj është më mirë të pranoni se keni humbur, para se sikleti i reagimit tuaj të kapërcejë shqetësimin e humbjes./ Përshtatur dhe përkthyer nga CNA.al
Në traditën e kulturës perëndimore, e zeza është ngjyra që...
Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkakt...
Për shumëkënd vera është sinonim i dëshirës për t’u zhdukur ...
Shkencëtarët kanë hyrë në “telashe” për të renditur ma...
Tramvaji i mbushur me gjethe në Antwerp ishte pjesë e një ni...
Nëse jeni të lodhur nga vendet e mëdha të mbipopulluara dh...
Fjalët e folura nuk lënë gjurmë fizike, ndaj gjetja e ...
Shkencëtarët kanë zbuluar se taurine, një substancë që gjend...
Edhe pse tingëllon pak çuditshëm, ekziston një vend në botë ...
Baballarët po rriten gjithnjë e më shumë në moshë. Dhe në ...
Ndërtesa e një qendre të re të dhënash që po ndërtohet në ...
Nuk mund të thuhet me saktësi se si u shfaq për herë të pa...
Ju jeni duke ecur diku ku nuk keni qenë kurrë më parë, dhe...
Imagjinoni një vend ku njerëzit jetojnë në harmoni, të lir...
Fjetja gjatë udhëtimit në aeroplan ndodh shumë shpesh. Nevoj...
Destinacionet e njohura turistike në Spanjë, Francë dhe Bu...
Njerëzit kanë evoluar për të mbijetuar dhe pasur sukses si...
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mër...
Kur bëhet fjalë për të zgjedhur plazhet më të mira në botë...
Në zemër të qytetit të Nju Jorkut, mes rrokaqiejve të lart...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...