
Zbulojnë studiuesit, ky përbërës në pijet energjike mund të ngadalësojë plakjen
Shkencëtarët kanë zbuluar se taurine, një substancë që gjend...
Fjalët e folura nuk lënë gjurmë fizike, ndaj gjetja e origjinës së gjuhëve njerëzore mund të jetë një mision i ndërlikuar. Po ashtu, gjuha është në ndryshim të vazhdueshëm, dhe fjalët dhe kuptimi i tyre transformohen dhe ndryshojnë me kalimin e brezave. Gjithsesi sot ekzistojnë një sërë gjuhësh që datojnë nga kohërat e lashta dhe që vazhdojnë të fliten ende sot.
Hebraishtja
Hebraishtja është gjuha e shenjtë e shkrimeve hebraike. Me një moshë mbi 3000 vjeçare, format më të hershme të saj shfaqen në tekst rreth vitit 1200 p.e.s. Fillimisht u përdor vetëm nga studiues fetarë, por më pas u bë gjuha e përditshme e izraelitëve të lashtë.
Rreth vitit 400 të Erës Sonë, hebraishtja pushoi së qeni një gjuhë e zakonshme e folur dhe u bë gati një gjuhë e vdekur. Megjithatë, ngritja e Sionizmit në epokën moderne siguroi një rigjallërim të gjuhës dhe tani flitet nga 9 milionë njerëz, veçanërisht në Izrael, ku është gjuha zyrtare.
Sanskritishtja
Sanskritishtja është një gjuhë tjetër që lindi nga feja në kohët e lashta, duke shërbyer si gjuha popullore e Vedave, shkrimet e shenjta të Hinduizmit, si dhe tekstet historike të budizmit dhe xhainizmit. Tekstet hindu u shkruan rreth vitit 1200 Para Erës Sonë, gjë që do të thotë se ekziston një histori e regjistruar e gjuhës që daton mbi 3000 vjet më parë.
Ajo flitet ende sot në një formë, megjithëse kryesisht nga priftërinjtë hindu gjatë ceremonive fetare. Vlerësohet se mund ta flasin më pak se 1 për qind e indianëve, ndërsa vetëm 14.000 njerëz e përshkruajnë atë si gjuhën e tyre kryesore. Gjithsesi, trashëgimia e saj vazhdon. Sanskritishtja i përket një familjeje të gjerë të njohur si gjuhët indo-evropiane, dhe kjo do të thotë se ka lidhje të qarta me anglishten, frëngjishten, portugalishten, spanjishten, rusishten dhe shumë gjuhë të tjera që fliten gjerësisht në Evropë.
Tamile
Rreth 80 milionë njerëz ende flasin tamilisht si një gjuhë e përditshme, një fakt shumë mbresëlënës, duke pasur parasysh se literatura më e hershme tamile - Tolk?ppiyam - daton që në vitin 300 Para Erës Sonë. Ajo flitet ende kryesisht në Sri Lanka dhe në shtetin më jugor të Indisë.
Greke
Në një formë a tjetrën, greqishtja është në përdorim të paktën që nga viti 1300 Para Erës Sonë. Forma e saj klasike është dukshëm e ndryshme nga gjuha që flitet sot në Greqi, edhe pse shumica e folësve të rrjedhshëm të saj duhet të jenë në gjendje të kuptojnë gjuhën e greqishtes helenistike. Megjithatë, forma e njohur si dialekti e Atikës, një nga format më të vjetra e folur nga Sokrati, ka të ngjarë të jenë shumë e ndryshme nga ajo e folësve të sotëm të greqishtes moderne.
Arabisht
Arabishtja ka luajtur një rol jashtëzakonisht të spikatur në historinë botërore. Format e hershme të arabishtes datojnë që në shekullin VIII Para Erës Sonë. Por kjo gjuhë pësoi ndryshime të rëndësishme gjatë shekujve, sidomos shekujve III-VI të Erës sonë.
Fillimisht u shfaq në veriperëndim të Gadishullit Arabik, dhe është një anëtare e familjes së gjuhëve semite, e cila përfshin gjithashtu hebraishten dhe aramaishten. Si gjuha kryesore e teksteve fetare islame, sot rreth 371 milionë njerëz në mbarë botën flasin arabisht si gjuhën e tyre amtare. Shumë më tepër e flasin si një gjuhë të dytë, për shkak të rëndësisë së saj në fenë islame.
Kineze
Nuk ka një asnjë gjuhë të vetme kineze, edhe pse shumica e njerëzve në Kinë flasin një formë moderne të standardizuar të kinezishtes Mandarin. Po ashtu ka një mori dialektesh rajonale që fliten ende gjerësisht, si Yue (Kantonisht), Xiang (Hunane), dialekti Min, dialekti Gan, dialekti Wu dhe Kejia.
Megjithatë, ato e kanë origjinën tek kinezishtja e vjetër. Disa nga përdorimet më të hershme të njohura të mbishkrimeve me karakter kinez janë gjetur në zhguallë breshkash që datojnë të paktën nga viti 1123 para Erës Sonë, gjë që sugjeron se gjuha e shkruar kineze ka ekzistuar për më shumë se 3000 vjet.
Latinisht
Gjuha proto-italike evoluoi në latinishten e vjetër rreth viteve 750 deri në 100 Poara Erës Sonë, duke u bërë përfundimisht latinishtja klasike e përdorur në Republikën Romake të vonë dhe Perandorinë Romake të hershme midis viteve 100 p.e.s dhe 450 të Erës Sonë.
Nga shekulli VI-IX të erës sonë, gjuha evoluoi në gjuhët moderne romane, si italishtja, spanjishtja, portugalishtja dhe frëngjishtja. Edhe pse latinishtja nuk flitet më si gjuhë e parë, ajo ka arritur që të shmangë shndërrimin në një gjuhë të vdekur falë interesit të madh për tekstet e lashta dhe ndikimit të gjerë të latinishtes në kulturën evropiane.
Euskera
Euskera konsiderohet gjerësisht nga studiuesit si gjuha më e vjetër ende e gjallë në Evropën Perëndimore. Ajo flitet nga rreth 700.000 njerëz në Vendin Bask, një komunitet autonom i vendosur në malet Pirenej midis kufijve të Francës dhe Spanjës. Mosha e saktë e saj është një mister, pasi ajo nuk ka lidhje me asnjë gjuhë tjetër ekzistuese. Megjithatë, kjo e bën një gjuhë magjepsëse për gjuhëtarët, pasi është një nga gjuhët e pakta të mbijetuara të Evropës, përpara se të dominonin gjuhët indo-evropiane./ Përshtatur nga CNA
Shkencëtarët kanë zbuluar se taurine, një substancë që gjend...
Edhe pse tingëllon pak çuditshëm, ekziston një vend në botë ...
Baballarët po rriten gjithnjë e më shumë në moshë. Dhe në ...
Ndërtesa e një qendre të re të dhënash që po ndërtohet në ...
Nuk mund të thuhet me saktësi se si u shfaq për herë të pa...
Ju jeni duke ecur diku ku nuk keni qenë kurrë më parë, dhe...
Imagjinoni një vend ku njerëzit jetojnë në harmoni, të lir...
Fjetja gjatë udhëtimit në aeroplan ndodh shumë shpesh. Nevoj...
Destinacionet e njohura turistike në Spanjë, Francë dhe Bu...
Njerëzit kanë evoluar për të mbijetuar dhe pasur sukses si...
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mër...
Kur bëhet fjalë për të zgjedhur plazhet më të mira në botë...
Në zemër të qytetit të Nju Jorkut, mes rrokaqiejve të lart...
Edhe për ata që nuk kanë shumë informacion mbi besimin...
E njëjta pemë familjare, të njëjtit prindër, dhe zakonisht...
Burrat kanë dy herë më shumë gjasa se gratë të mendojnë pë...
Besimet tek e mbinatyrshmja, fetarja dhe mitikja, janë...
Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim vrasjej...
Çdo vit profesori Steve Hanke (Steve Hanke) i Universiteti...
Kryeqyteti portugez Lisbona është zgjedhur qyteti më ekono...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kus...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...