web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Filmohet krijesa misterioze në Australinë Perëndimore

16 Korrik 2023, 19:50, Kuriozitete CNA

Filmohet krijesa misterioze në Australinë Perëndimore

Në rrjetin social të “TikTok”-ut është publikuar videoja e një krijese të çuditshme.

Pamjet janë filmuar në Australinë Perëndimore, ndërsa kanë tmerruar njerëzit.

Në videon prej 10 sekondash, shihet krijesa e cila të bjep përshtypjen e një insekti gjigand, të ngjashëm me akrepin. Kjo krijese shfaqet duke tundur bishtin e saj.

Përdoruesit e “TikTok”-ut e kanë përshkruar atë si “krijesën nga ferri”.

Kuratori i Entomologjisë s Muzeut të Australisë Perëndimore, Nikolai Tatarnic tha për mediat austriake se “ky është një insekt me bisht, në familjen e Phasmatidae”.

Filmohet krijesa misterioze në Australinë Perëndimore

Nikolai, shtoi gjithashtu se ata janë barngrënës dhe nuk janë helmues. Sipas tij, janë të zakonshëm në të gjithë Australinë, por rrallë shihen për shkak të kamuflimit të tyre./ CNA.al





Lajmet e fundit nga