Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në vitin 1998 neuroshkencëtari gjermano-amerikan Kristof Koh dhe filozofi australian Dejvid Shalmers vunë një bast midis tyre. Koh tha se ishte i sigurt se falë përparimeve shkencore të kohës, brenda 25 viteve - pra deri në vitin 2023 - do të ishte më në fund i qartë mekanizmi me të cilin neuronet në tru e prodhojnë ndërgjegjen e njeriut.
Pak ditë më parë, më 23 qershor, gjatë takimit vjetor të Shoqatës për Studimin Shkencor të Ndërgjegjes (ASSC) në Nju Jork, Koh e pranoi humbjen. Me sa duket ai kishte qenë më shumë optimist se sa duhej. Një studim që testoi dy hipotezat kryesore mbi origjinën nervore të vetëdijes së njeriut, kontribuoi në përcaktimin se kush ishte fituesi i këtij basti.
Rezultatet e tyre u zbuluan gjatë konferencës. Edhe nëse njëra nga hipotezat duket më bindëse se tjetra, rezultatet nuk janë ende përfundimtare dhe mbeten ende për t’u zgjidhur çështje të rëndësishme. Me pak fjalë edhe 25 vjet pas atij basti të famshëm, kjo pyetje është ende larg dhënies në një përgjigjeje shteruese, ndaj Shalmers kishte të drejtë.
Ndërgjegjja shpesh përkufizohet si “vetëdija që ka subjekti për veten dhe për botën e jashtme me të cilën është në marrëdhënie, mbi identitetin por dhe kompleksin e aktiviteteve të tij të brendshme”. Mënyra se si e prodhon truri atë mbetet një mister filozofik, të cilin edhe pas dekada kërkimesh jemi në gjendje ta kuptojmë vetëm pjesërisht.

25 vjet më parë, Koh ishte i sigurt në përparimin e shkencës për shkak të risisë së imazheve të rezonancës magnetike funksionale (fMRI) në laboratorët e mbarë botën, si dhe shfaqjes së optogjenetikës, teknikës që lejon stimulimin e grupeve specifike neuronesh në trurin e kafshëve të studiuara si model në neuroshkencë.
Koh, neuroshkencëtar kompjuterik që drejton Institutin Allen për Shkencën e Trurit në Siatëll, Uashington dhe Shalmers, bashkë-drejtor i Qendrës për Mendjen, Trurin dhe Ndërgjegjen në Universitetin e Nju Jorkut, janë angazhuar në një bashkëpunim shkencor të mbështetur nga “Templeton World”.
Ky fondacion bamirës, synon të frymëzojë studiues nga e gjithë bota për të bashkëpunuar mbi testimin e teorive mbizotëruese rreth origjinës së vetëdijes, duke përshpejtuar kërkimet në këtë fushë. Ideja është të krijohen eksperimente “konkurruese” për të testuar hipoteza të ndryshme dhe inkurajuar studiuesit rivalë të bashkëpunojnë në hartimin e studimeve të tyre përkatëse, duke punuar kështu drejt një qëllimi të përbashkët.
Në takimin e fundit, u prezantuan rezultatet e një eksperimenti të tillë, në të cilin morën pjesë 6 laboratorë të pavarur, përfshirë ato të Koh dhe Shalmers. Dominuan 2 hipoteza:teoria e informacionit të integruar (Teoria e informacionit të integruar, IIT) dhe teoria e hapësirës globale të punës (GNWT).
Siç shpjegohet në një artikull në revistën “Nature”, sipas IIT ndërgjegjja është një “strukturë” e qëndrueshme e trurit, e formuar nga një lloj specifik i lidhjes nervore aktive për sa kohë që është në vazhdim një përvojë e caktuar, siç është shikimi i një imazhi. Kjo strukturë lokalizohet në zonën e pasme të korteksit cerebral.

Ndërkohë, GNWT sugjeron se vetëdija shfaqet kur informacioni transmetohet në disa zona të trurit përmes një qarku neuronesh të ndërlidhura midis tyre. Transmetimi i informacionit bëhet në fillim dhe në fund të përvojës dhe përfshin korteksin paraballor, në pjesën e përparme të trurit.
Rezultatet e eksperimenteve, nuk lejojnë të konfirmohet asnjë nga dy hipotezat me siguri të plotë, megjithëse IIT doli pak më mirë. Në fakt, testet duket se e pranojnë ekzistencën e “strukturës” të teorizuar, pasi zonat e korteksit të pasmë tregojnë se përmbajnë në të vërtetë informacione në mënyrë të qëndrueshme.
Por nga ana tjetër nuk është gjetur asnjë provë e sinkronizimit midis zonave të trurit të hipotezuara në model. Sa i përket GNWT-së, është parë se disa - por jo të gjitha - aspekte të ndërgjegjes mund të lidhen me korteksin paraballor. Dhe se ka vërtet një transmetim informacioni në fillim të një përvoje, por jo në fund siç ishte parashikuar më parë.
Prandaj, të dy modelet duhet të ri-mendohen nën dritën e asaj që ka dalë, dhe asnjëri nuk del tërësisht triumfues. Mbeten ende shumë gjëra për t’u analizuar. Me shumë sportivitet, Koh ia pagoi bastin mikut të tij me një kuti verë portugeze të cilësisë së parë.
Por si një optimist i pashërueshëm ai vuri sërish një bast:“25 vjet nga tani, është realiste të mendohet se kjo çështje do të zgjidhet, sepse teknikat po përmirësohen dhe duke pasur parasysh moshën time, unë nuk mund të pres shumë më gjatë se kaq!”./ Pershtatur nga CNA
Një hulumtim zbuloi se njerëzit që ndihen të vetmuar kanë ...
Sipas një studimi të ri të kryer nga studiues australianë ...
Pavarësisht nëse na pëlqen ta pranojmë apo jo, shumë prej ...
Të gjitha marrëdhëniet janë të ndryshme, dhe njerëzit mund...
Teoritë e konspiracionit - përfshirë pretendimin se kush e...
Tomazh Rotar di një ose dy gjëra mbi jetën dhe vdekjen në ...
Ndërsa kryeqendrat e famshme të superfuqive botërore vazhd...
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI Europe), ka vlerë...
Një shprehje thotë se “gjuha vret më shumë sesa shpata”, p...
Ne të gjithë ndjekim ritmin tonë në jetë. Disave u pëlqen ...
Shumë njerëz e konsiderojnë si diçka të mirëqenë. Por ësht...
“Bufat e Natës” ose njerëzit që punojnë apo rrinë për qejf...
Arthur C.Brooks, 59 vjeç, nuk është një njeri i lumtur. Ai...
Në mbarë botën ekzistojnë 100 ose më shumë fise “të pa kon...
Le ta pranojmë: humbja është diçka që dhemb. Dhe të gjithë...
Në traditën e kulturës perëndimore, e zeza është ngjyra që...
Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkakt...
Për shumëkënd vera është sinonim i dëshirës për t’u zhdukur ...
Shkencëtarët kanë hyrë në “telashe” për të renditur ma...
Tramvaji i mbushur me gjethe në Antwerp ishte pjesë e një ni...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...