LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Të Vrasësh Dashurinë", drama që preku zemrat e audiencës/ Teatri i Zvicrës “flet” shqip

15 Prill 2024, 09:40, Kulturë CNA

"Të Vrasësh Dashurinë", drama që preku zemrat e

Artistët shqiptarë kanë vënë në jetë një dramë në skenën e teatrit të Lausanne-s, në Zvicër.

Bëhet fjalë për dramën "Të Vrasësh Dashurinë", me regjisore Ana Kuqon, e cila u interpretua të premten e 12 prillit.

2 artistët, Ina Nallbani dhe Dritan Lluka, mbërthyen audiencën për 50 minuta me interpretimin e tyre të shkëlqyer, plot emocione.

Duke trajtuar temat e dhunës, keqkomunikimit në çift dhe traumat e fëmijëve nga zënkat në familje, drama dha mesazhe të forta reflektimi për këto çështje të ndjeshme.

Organizata jofitimprurëse “Swiss - Albania - Event” ka ndarë disa pamje nga shfaqja, e cila ka prekur zemrat e audiencës.

“12 Prill 2024

Jemi të lumtur që prezantuam pjesën teatrale të veçantë, "Të Vrasësh Dashurinë" në Lausanne. 

Një punë jo e lehtë nga regjisoria Ana Kuqo dhe 2 artistët Ina Nallbani dhe Dritan Lluka që për 50 min mbajten sallen plot emocione.

Një dramë, shfaqje emocionuese na çoj në një udhëtim të thellë në zemrat dhe mendjet e personazheve, duke hedhur dritë mbi tema të rëndësishme shoqërore.

Në një ambient miqësor me artistë dhe artedashës të teatrit, ne zgjollëm një histori që na rikujton sfidat që përjetohen në marrëdhëniet e dashurisë dhe në familjet kudo në botë. Tema e dhunës në familje dhe keqkomunikimi në çift, traumat që krijohen të fëmijët ishin thelbi, duke na udhëzuar drejt një reflektimi të thellë mbi ndikimin e tyre në shoqërinë tonë.

Me këtë shfaqje, ne synuam të sensibilizojmë audiencën tonë në lidhje me çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme shoqërore. Ne besojmë në fuqinë e artit për të ndryshuar mendësinë dhe për të frymëzuar veprime pozitive në shoqëri.

Faleminderit që ishit për të na përkrahur në këtë udhëtim emocionues. Shpresojmë që kishit një përvojë të mrekullueshme duke shijuar shfaqen "Të Vrasësh Dashurinë" në Lausanne.

Faleminderit këdo që mbështet artin dhe kontributin e mirënjohjes të artistëve!”, thekson organizata./ CNA

Lajmet e fundit nga