Vajza te shkallët/ Tregimi i së dielës
U bënë tri ditë që sa herë në mëngjes zbrisja shkallët...

Aktivistja Brizida Gjikondi ka shpërndarë në rrjetin e e saj social Facebook, dokumentin e parë zyrtar të lëshuar nga gjendja civile e Bashkisë së Frasnitës, në dy gjuhë: arbëreshe dhe italiane.
Gjikondi shkruan se në bazë të kësaj çertifikate zyrtare, popullsia arbëreshe që shtrihet në shtatë rajonet me popullsi historike ka të drejtë të përdorë gjuhën amëtare.
“Në Frashineto të Italisë lëshohet dokumenti i parë zyrtar në gjuhën arbërishte !
Frasnita arbëreshe një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e gjuhës lokale!
Bashkia e Frasnitës\Frashineto e para Bashki arbëreshe në Kalabri, që ka vënë në përdorim administativ gjuhën arbërishte, si gjuhë të zyrtarizuar krahas italianes.
Në datën 30 Mars 2024 me rastin e promovimit të librit të poetes popullore Maria Marku, nga Katundi Eianina ngulim arbëresh në Kalabri, në formë simbolike iu dorëzua edhe certificata e parë lëshuar nga gjendja civile në dy gjuhë; arberisht dhe italisht.
Mundësinë për të përpiluar dhe përdorur një certifikatë të tillë ja jep ligji italian 482\99.
Në bazë këtij ligji popullsia arbëreshe që shtrihet në shtatë rajonet me popullsi historike ka të drejtë të përdorë gjuhën amëtare. Në këtë ligj janë të përjashtuar 10 mijë arbëreshë të Torinos, si edhe cilido arbëresh që nuk është banues në shtatë krahinat me pakicë popullsie historike.
Kjo ngjarje është një hap drejt asaj rruge për ringjalljen e gjuhës arbërore, gjuhës lokale, si dhe hap një dritë jeshile për komunat e tjera arbëreshe që të promovojnë gjuhën e tyre lokale për të mbrritur në njëhsim gjuhe të përbashkët të 52 ngulimeve arbëreshe.
Kjo ngjarje u arrit me miratimin e Kryetarit të Bashkisë së Frasnitës Z Angelo Catapano, këshilltares mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe Z. Caterina Adducci dhe të palodhurit , këmbngulësit, mbrojtësit të gjuhës lokale të varjanit arbërisht, profesorit Agostino Giordano, i cili është themelues i së vetmes gazetë shkruar në arbërisht Jeta Arbëreshe, dhe që vazhdon me mish e me shpirt të punoj për të mbajtur gjallë këtë gjuhë.
Sot në një farë mënyre të gjithë ata albanolog që u lindën dhe u rritën në Frascineto,që tani i përkasin qiellit sot me siguri janë në këtë kozmo si ato xixëllonjat që përhapin pranverën.
Edhe At Bellusci u mallëngjye, e dy lot i rrëshkitën nga sytë kur e pa më në fund këtë certifikatë të realzuar.
Bota arbëreshe edhe pse e tkurrur prezantohet;
Konservatore e një gjuhe arkaike e së djeshmes,
Përpunuese e fjalëve të së sotmes,
Komparativë e një etimologjie e së nesërmes,
Edhe pse në miniaturë ajo është fanatike e rrënjëve të shpirtit si edhe të fjalës arbërore
që ato të mos bëhen të gjitha, erë, tym, por të ngelen frymë.
...Të ringjallësh këtë komunitet duhet të fillosh nga ajo dozë humusi identiteti që ka mbetur,
Pastaj ta spërkasësh me ndërgjegjen e të qenit arbëresh që përmblidhet në tezën: “Të folmi ashtu si na mbësonj mëma dhe tata.”
Arbëreshët i ngjajnë feniksit
Ringjallen edhe atëherë kur duken të djegur!
Mbyll këto rreshta me shpresën që komunat e tjera në Kalabri e në krahinat e tjera të ndjekin këtë shembull!”/ CNA
U bënë tri ditë që sa herë në mëngjes zbrisja shkallët...
Në dhomën ku jetoi gazetari Zamir Dule, ditën që u fsheh n...
Sot është Nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në...
Muaji i Ramazanit është në 10-ditëshin e fundit, i cili ka...
Piktori i njohur, Ali Oseku, është ndarë nga jeta mbrë...
Jaku Goja nuk ka të bëjë me Francesko Gojën. Është shqipta...
Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen e...
Është një ditë e shënuar për kulturën shqiptare. Akademiku...
Ka një industri që do të mund të ishte ambasadore e produk...
Dita qe aq e bukur, por m’u nxi sapo dola në bulevard....
Tregimi i të dielës: PADASHUR E LËNDOVA GOMARIN Trokëlli...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Artisti i njohur korçar, Gjergj Sulioti ka ndërruar jetë n...
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare kompozitori i njohur Jo...
Si sot, më 20 Mars të vitit 1899, lindi Llazar Fundo, inte...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...