Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Shkodrës, janë vendi i pushkatimit të shumë intelektualëve shqiptarë gjatë periudhës së regjimit komunist, mes të cilëve edhe klerikëve dhe shkrimtarëve dom Ndre Zadeja dhe patër Anton Harapi. Pelegrinazhi i sotëm në nderim të tyre, sipas Rexhep Shahut, u organizua nga miqtë e “Klubit të Poezisë” dhe revista “Illz” e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën e shkrimtarëve të Shkodrës.
“Sot kemi ardhur në Shkodër për me nderu dy korifejtë, patër Anton Harapin, shkrimtar i madh shqiptar, mendimtar, ideolog shqiptar, dhe dom Ndre Zadejën, poetin e ambëlsisë. Ky është udhëtimi i ynë i radhës. Pas kësaj, ne do të nderojmë Vinçens Prendushin në varrin e tij në Durrës”.
Drejtuesi i “Klubit të Poezisë”, Rexhep Shahu, thotë se nderimi i sotëm për dom Ndre Zadejën dhe patër Anton Harapin është pjesë e nismës për të nderuar shkrimtarët martirë, të cilët u pushkatuan, torturuan, apo u burgosën nga regjimi komunist për shkak të fjalës së lirë.
“Kemi vendosur të nderojmë shkrimtarët martirë, të cilët nuk janë nderuar asnjëherë në Shqipëri. Dhe kemi nisur me poetin e varur Avzi Nela, të cilin e kemi nderuar me pelegrinazhë të tillë, si ky i sotmi, me mbi 40 shkrimtarë shqiptarë ndër më kryesorët. Pas Avzi Nelës, kemi nderuar Vilson Blloshmin, Genc Lekën, Trifon Xhagjikën, shkrimtarë të pushkatuar nga Partia e Punës. Pas këtyre kemi ardhur tek homeri shqiptar Gjergj Fishta”.
Si vepra e dom Ndre Zadejës, ashtu edhe ajo patër Anton Harapit, ishin të ndaluara në Shqipëri gjatë viteve të komunizmit. Pas rrëzimit të diktaturës, thotë Frano Kulli, në vitin 1994, shtëpia botuese “Gjergj Fishta” botoi monografinë e parë me përmbledhjen e veprës së dom Ndre Zadejës.
“Nxitja për të botuar një libër për dom Ndre Zadejën ishte në kontekstin e asaj çfarë ndodhte në Shqipëri në fillimvitet 90’, evokimi, risjellja në publikun shqiptar të figurave të tilla të krijuesve, shkrintarëve, artistëve, sidomos atyre të persekutuar nga regjimi. Në këtë kontekst, ishte edhe përzgjedhja jonë për botimin e këtij libri, që i kushtohet dom Ndre Zadejës. Libri është një jetëshkrim, por ndërkohë ka edhe veprën e tij letrare”.
Meshtar i përkushtuar, por edhe poet dhe autor i melodramave të para të letërsisë shqipe, dom Ndre Zadeja u pushkatua pa gjyq më 25 mars 1945 bashkë me 14 burra, mes tyre prijësi popullor i Kelmendit, Prek Cali.
Dom Ndre Zadeja është një nga 38 martirët e Kishës katolike shqiptare, që u shpallën të Lumë, më 5 nëntor 2016.
Ndërsa meshtari, shkrimtari dhe publicisti, patër Anton Harapi, u pushkatua në shkurt të vitit 1946, pas vendimit të Gjykatës speciale të Tiranës, që e shpalli kriminel lufte, armik të popullit dhe sabotator të pushtetit. Deri tani nuk dihet vendi ku iu varros trupi.VOA
“Za Fest” do t'i japë edhe këtë vit za Shkodrës. Tri ...
Programi i Bankës Botërore për Zhvillim e Integruar Ur...
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqip...
Në promovim të turizmit dhe resurseve të qytetit, Shko...
Në Shkodër do të organizohet eventi madhështor 'Shkodr...
Shëpia e mirënjohur “Onufri” porsa ka hedhur në treg r...
Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në S...
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, ë...
Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë akto...
Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji, është ndarë nga jeta...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej e...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...