
I arrestuar për blerje votash/ Fredi Beleri, prej ditësh në spital
Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar për ble...
Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar për ble...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Shën Kostandinin dhe nënën e tij Shën Elenën.
Kostandini i madh ka lindur më 27 shkurt të viti ( 272 ps K), prej një familje fisnike nga Iliria në Naissus të Dardanisë ( Nishi i sotëm në Serbi).
Prindërit e tij ishin Kostant Klori, pagan dhe Elena, e ëma, e cila ishte provinciale nga qyteti Drepanum.I ati i Kostandinit, në kohën e perandor Dioklicianit, ishte njëri prej dy çezarve, që mbretëronte Galinë, Britaninë e Madhe dhe Spanjën.
Në vitin (293 ps K) Diokliciani edhe ky me prejardhje Ilire që e emëroi Kostant Klorin në postin e çezarit dhe e detyroi që të divorcohej me Elenën, me preteksin se martesa e oficerëve të lartë nuk ishte e lejuar me gra provinciale.
Kostandini martohet me Teodorën, të bijën e Maksimilianit dhe Kostandini u dërgua të edukohej në oborrin e Dioklecianit. Në fakt atje u dërgua si peng që Kostandi të mos rebelohej kundër Dioklecianit, sepse në të kundërt i vrisnin djalin (Kostandinin).
Pas vdekjes së Dioklicianit dhe Maksimilianit, dy çezarët, Galeri dhe Kostant Klori u ngritën në shkallën e augustëve. Në vitin 305 Kostandini kthehet tek babai i tij. Pas një viti më 25 korrik (306 ps K) vdes i ati dhe Kostandini shpallet august (perandor) nga ushtria, e cila përbëhej kryesisht nga ilirët.
Ndërkohë Galeri, i cili e konsideronte veten si perandori i parë, kishte caktuar dy çezarë: Maksimiliani Daian për Lindjen dhe Servenin për Perëndimin, me kryeqytet Romën. Severi u përmbys nga një kryengritje e gardës pretoriane dhe u zëvendësua nga Maksenti i biri i Maksimilianit. Maksenti hyri shpejt në konflikt me babanë e tij dhe Maksimiliani gjeti strehë te Kostandini, duke i dhënë për grua të bijën Faustën e bukur.
Martesa e tyre u bë në Arles të Galisë. Maksimiliani duke bashkëpunuar me të bijën, thuri një kompolt ndaj Kostandinit.Komploti u zbulua dhe Maksimiliani u dënua me vdekje në vitin (310 ps K). Galeri i informuar për ngjarjet që po turbullonin perandorinë e Perëndimit, caktoi perandor Liçinin. Kostandini në vitin (311ps K) bashkohet me Liçinin në luftë kundër Maksentin dhe niset drej Romës.
Pasi kapërceu Alpet, në shtator të vitit (312 ps K), ai pushtoi me lehtësi qytetet e Italisë së Veriut dhe mbërriti në rrethinat e Romës, ku Masketi kishte përqëndruar forca të mëdha ushtarake.
Përpara betejës, teksa po vështronte hordhitë armike, tek ura e Miliviut, ndonëse ishte mesditë, Kostandini pa një vegim. Në qiell u shfaq një kryq, rreth të cilit ishte shkruar A? o? i? y? i? o? i? i? e? e? U? (me këtë do të fitosh).
Eusebio i Qezaeresë na thotë se po atë natë iu shfaq Zoti Jisu Krishti në ëndërr dhe e urdhëroi të bënte një kryq të ngjashëm me atë që kishte parë në vegim dhe ta vendoste në flamurët që paraprinin ushtrinë, në vend të zhgabës perandorake.Shenja e fitores shkëlqeu përsëri në qiell dhe Kostandini besoi me të gjithë shpirt tek Zoti Jezu Krishti.
Në betejën vendimatre të Milviut, më 28 tetor (312 ps K), ishte Kryqi ai që i dha fitoren. Kostandini bëri një hyrje triumfale në Romë duke falenderuar Perëndinë e krishterëve. Ai urdhëroi që në monumenetet kryesore të qytetit të vihej shenja e Kryqit.
Gjithashtu u ngrit edhe një statujë e perandorit, e cila paraqiste atë duke mbajtur kryqin në dorë, si shenjë e fitores dhe emblem e autoritetit të tij, që e kishte marrë nga Krishti, Zoti. Që nga ajo kohë ai u quajt i barabartë me apostujt, për shkak të përhapjes së krishtërimit në gjithë Perandorinë Romake.
Perandor Kostandini ndihmoi në forma të ndryshme kishën dhe u kujdes për unitetin e saj.Në vitet e mbretërimit të Kostandinit të Madh të krishterët filluan të ushtronin besimin e tyre. Kostandini u takua me Licinin në Milano dhe në vitin (313 ps K) të dy perandorët nxorën një dekret, me të cilën u jepej të krishterëve e drejta që të praktikonin lirisht besimin e tyre në të gjithë perandorinë.
Në (321 ps K) caktoi të dielën si ditë pushimi dhe ditë feste për gjithë perandorinë dhe në (325 ps K) ,ndaloj vdekjen me kryqëzim, mblodhi në qytetin e Nikeas Sinodin e parë Ekumenik që dënoi heretikun Ariosin i cili mohonte Hyjninë e Birit.
Shën Kostandini pasi mori pushtetin , mori pranë vetes së tij Elenën, nënën e tij të ligjëshme, e cila ishte braktisur nga burri i saj Kloroi. Kostandini e respektonte thellësisht nënën e tij dhe e shpalli atë Agusta ( mbretëreshë) dhe preu monedha me fytyrën e saj.
Shën Elena që besonte tek Krishti ndikoi shumë te djali i saj, madje e qortoi rëndë Kostandinin kur ai gaboi duke urdhëruar vrasjen e djalit të tij me gruan e parë Minervinën, pasi u mashtrua nga intrigat e Faustës së bukur, por zemërkeqe. Pasi u zbulua intriga Kostandini urdhëroi eleminimin e Faustës dhe urdhëroi nderimin e të vrarit padrejtësisht.
Më (326 ps K) Perandoresha Elena, e cila sapo ishte pagëzuar, ndërmorri një udhëtim në Palestinë, gjatë të cilit zbuloi prej një zbulese Hyjnore, Kryqin ku ishte kryqëzuar Krishti.Në këto rrethana ,mbasi u bënë gërmime dhe nuk po gjendej kryqi i Krishtit atëhere detyruan me forcë një hebre, i cili e dinte se ku ishte Golgothaja por nuk tregonte. Pasi ai tregoi dhe u gërmua në atë vend ku tregoi u gjet kryqi i Zotit dhe katër gozhdët.
Kjo ngjarje festohet më 14 shtator në Kishën Orthodhokse.
Dy nga gozhdët e Kryqit u vendosën në stemën e Kostandinit që ai të kishte gjithmonë me vete fuqinë e Krishtit.Kostandini urdhëroi që në atë vend të ngrihej një bazilikë madhështore dedikuar Ngjalljes ,e cila u përurua në vitin (355 ps K) me rastin e 30-vjetorit të mbretërimit të tij.
Gjithashtu, Elena vizitoi shumë vende të shenjta dhe ndërtoi bazilika në Bethlehem, në Malin e Ullinjve etj.
Mbas këtij udhëtimi ajo fjeti në moshën 80-vjecare. Varrimi i saj u bë në Kostandinopojë e më pas trupi i saj u çua në Romë.
Perandori Kostandin e kaloi në paqe jetën që i kishte mbetur dhe u mor me forcimin e institucioneve të perandorisë së krishterë. Ai e inkurajoi me të gjitha mjetet përhapjen e krishtërimit dhe i transformoi në tërësi ligjet romake, duke i vënë nën frymën e mëshirës dhe të zemërgjerësisë së Ungjillit.
Midis viteve (324 – 11.5.330 ps K )Shën Kostandini ndërtoi kryeqytetin e ri të krishterë, Kostandinopojën (Qyteti i Kostandinit)ose Roma e re, kufijtë e së cilës ja kishte treguar një ëngjëll gjatë një vizioni, qytet i ndërtuar për nder të Tërëshenjtës Virgjëreshës Mari. Në këtë vend lulëzoi për 1000 vjet krishtërimi i Lindjes ose siç u emërtua më vonë për efekt studimi: “Perandoria Biazantine".
Bizantinët që i`u nështruan herezisë papike dhe për shkak të mëkateve u bënë shkaku që në 29 maj me lejen e Zotit në vitin 1453 Kostandinopoli (Roma e Re) u pushtua nga turqit nën udhëheqjen e Mehmetin e II dhe u quajt nga turqit Istambul (Stambolli i sotëm).
Flamurin e Bizantit me shqiponjën me dy krerë e mbajti lartë edhe për 25 vjet Arbëria, me në krye heroin e madh kombëtar, mbreti i Epirit, atleti i krishtërimit, tmerri i turqëve, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.
Pas 30-vjetorit të mbretërimit të Kostandinit në (335 ps K ), mbreti i Persisë Sapori II, filloi të persekutonte të krishterët e mbretërisë së tij. Më pas Sapori prishi aleancën me Kostandinin dhe pushtoi Armeninë. Perandori menjëherë u ngrit në krye të një ushtrie të fuqishme pë t’u ardhur në mbrojtje të krishterëve, por gjatë rrugës u sëmur në Helenopolis dhe u transportua me nxitim në rrethinat e Nikomidis, ku edhe u pagëzua nga prifti Silvan.
Perandori Kostandin e kishte vonuar pagëzimin nga respekti i madh, që kishte për këtë mister të krishterë dhe kishte dëshirë të pagëzohjej në lumin Jordan, në vendin ku u pagëzua Krishti, por nuk mundi dot.
Duke refuzuar të vishte përsëri rrobën e purpurt perandorake, pas pagëzimit që i fali mëkatet e jetës së tij të vrullshme, ai dha shpirtin të shejntëruar tek Perëndia Zoti Jisu Krisht, në ditën e Rrushajeve të vitit 337, duke pasur të veshur akoma tunikën e bardhë të të sapo pagëzuarit(neofitit).
Para se të jepte shpirtin Shën Kostandini pati një shfaqe të dy kryeapostujve Petro dhe Pavlin, të cilët e ftuan në mbretërinë e Zotit që të gëzohet dhe nderohet si i barabartë me Apostujt, për shëbimit që i bëri Kishës Apostolike. Trupin e tij e shpunë në Kostandinopojë, ku pas një ceremonie madhështore varrimi, e varrosën në Kishën e Apostujve të Shenjtë.
Kostandin Flavius Valerius, ky perandor i parë i krishterë për kontributin e tij të madh për kishën dhe popullin e Perëndisë, u nderua më shumë se çdo tjetër mbret dhe ju dha titulli : “i madh dhe i barabartë me Apostujt”.
Jeta dhe vepra e mbretit të parë të krishterë, Shën Kostandinit, i cili e pranoi pushtetin qiellor dhe tokësor të Zotit Jisu Krisht dhe ja nështroi atij gjithë Perandorin Romake, duke e bërë krishtërimin fe zyrtare të perandoris, duke e qeverisur me ligje sipas moralit të krishter dhe duke mbrojtur Kishën Apostolike nga herezitë dhe popullin e krishter nga paganët dhe dyndjet e barbarëve, i bëri një të mirë shumë të madhe të gjithë njerëzimit duke sjellë paqen midi popujve të ndryshë që përbënin Perandorinë Romake.
E gjithë kjo vepër i një burri shteti është sot në antitezë me ata udhëheqësa europian, që vetëm emrin e kanë të krishterë, sepse po i ndryshojnë ligjet morale të krishtera me ato amorale dhe perverse dhe po rikthejnë paganizmin dhe praktikat okulte të Europës, duke i bërë kështu një të keqe të madhe, jo vetëm Europës me traditë të krishterë, që nga koha e Shën Kostandinit, por gjthë botës duke rrezikuar paqen, sepse duke vepruar kështu nxitin zëmërimin e Perëndisë mbi bijtë e mos bindjes.
Kisha Orthodhokse i këndon këtë himn shenjtorit:
"Kryqit tënd të çmuar, të pikturuar në qiell e pa dhe si Shën Pavli e mori, fitimin e shenjtë që lartazi dhe u tregua i pari apostull dhe mbret edhe tërë Mbretërinë të krishterë ta dorzoj; pra na ruaj përherë në paqe ,me lutjet e Shën Marisë ti njeridashës"(Përlëshorja e shenjtorit).
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Ditën e sotme çeli siparin edicioni i 35-të i Panairit të ...
Nisi sot edicioni i 35-të i Sallonit Ndërkombëtar i Li...
Sot, e mërkurë, 17 maj 2023, nga shtypshkronja e shtëpisë ...
Loreen, përfaqësuesja e Suedisë ka fituar “Eurovison S...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar dorëheqje...
36 vite më parë, humbi jetën në një aksident tragjik a...
Si, sot 36 vite më parë, sportisti dhe rekordmeni i pe...
Një nga sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar n...
Profesori Matteo Mandala ka kujtuar kontributin e inte...
Timo Flloko, ylli i kinematografisë shqiptare dhe skenës t...
Era Xinxo çeli dje ekspozitën e saj të parë me piktura në ...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar ashpër për skulpturën ...
Nga Dodë Progni -Masakra e Hereçit – vepër kriminale e u...
Gjuha Shqipe, e cila njhet si një nga gjuhët më të vjetra ...
Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë, tashmë edhe në Peki...
Politika, letërsia, realiteti, erosi, anonimati, dikta...
Sot 9 vite më parë, pas një kaplimi harrimtar 2-vjeçar nga...
Në këtë natë të Premtes së Zezë, CNA TV po sjell një film ...
“Pse u kryqëzua Krishti?!” Kështu titullohet dokumentari ...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi poli...
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë ka arrestuar...
Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, n...
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, ka folur sërish lidhur...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj...
Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes B...
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kos...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...