
36 vite më parë, humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik në Quens New York të SHBA-së sportisti dhe rekordmeni i peshëngritjes, Aleksandër Kondo.
Për këtë humbjen e sportistit ka dhënë më shumë informacion historian Kastriot Dervishi.
Historiani tregon se Sigurimi i Shtetit kishte hartuar një plan agjenturial për Kondon dhe shokun e tij peshëngritës, pasi i cilësonte si persona të “rekrutuar” nga UDB-ja jugosllave.
Dervishi deklaron se shqiptarët e diasporës nuk e provuan asnjëherë hipotezën e tyre se sportisti u vra nga Sigurimi i Shtetit.
Ai ka publikuar një dokument nga arkivat dhe thotë se Sigurimi i Shtetit e mësoi lajmin e ndarjes nga jeta të Kondos nga “Zëri i Amerikës”.

“Vdekja e Kondos, Sigurimi e mësoi ngjarjen nga “Zëri i Amerikës”
Aleksandër Kondo dhe shoku i tij peshëngritës u arratisën fillimisht në Jugosllavi më 28.5.1985, gjatë kthimit nga një kampionat në Poloni dhe në fund të vitin emigruan në SHBA. Më 24.12.1986 Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit në Tiranë harton një plan agjenturial-operativ me 14 pika me synim raportimin e aktivitetit të Aleksandër Kondos në SHBA, sepse ai dhe shoku i tij Xhelal Sukniqi, shpreheshin “mjaft keq për regjimin” dhe kërcënonin me telefonata misionin shqiptar në Nju-Jork. Dyshimi ishte se të dy “ishin rekrutuar nga UDB”, pavarësisht se nuk jepej asgjë në këtë drejtim. “Argumenti” i vetëm ishte se kur ishin arratisur në Jugosllavi, duhej të ishin “rekrutuar” në UDB-ja. Në fund të vitit 1987 do të analizohej plani i masave. Në këtë plan, nuk ka asnjë ide apo orvatje për të organizuar ndonjë vrasje apo aksident, por janë të dhëna me karakter informativ, përfshi burimet e hapura, të konsultueshme nga kushdo. Prova e vdekjes së Kondos, është vendosur në dosje nga buletini i datës 2.5.1987 i “Zërit të Amerikës”, sjellë nga ATSH-ja. Ideja e “vrasjes nga Sigurimi” ishte hedhur nga shqiptarët e diasporës. Zef Camaj akuzoi Sigurimin e Shtetit dhe tha se do bëjë të njohur materialet përkatëse. Në fakt as bëri të njohur materiale dhe as dosja e policisë amerikane nuk është konsultuar për këtë çështje.
Në fashikullin e Sigurimit, informacionet për Kondon dhe Sukniqin janë të varfra e shpesh edhe me gabime dhe kontradiktore”, shkruan Dervishi./ CNA.al

Si, sot 36 vite më parë, sportisti dhe rekordmeni i pe...
Një nga sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar n...
Profesori Matteo Mandala ka kujtuar kontributin e inte...
Timo Flloko, ylli i kinematografisë shqiptare dhe skenës t...
Era Xinxo çeli dje ekspozitën e saj të parë me piktura në ...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar ashpër për skulpturën ...
Nga Dodë Progni -Masakra e Hereçit – vepër kriminale e u...
Gjuha Shqipe, e cila njhet si një nga gjuhët më të vjetra ...
Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë, tashmë edhe në Peki...
Politika, letërsia, realiteti, erosi, anonimati, dikta...
Sot 9 vite më parë, pas një kaplimi harrimtar 2-vjeçar nga...
Në këtë natë të Premtes së Zezë, CNA TV po sjell një film ...
“Pse u kryqëzua Krishti?!” Kështu titullohet dokumentari ...
50 vjet më parë vdiq gjeniu i shekullit, Pablo Pikaso. Po ...
Në takimin e zhvilluar në fshatin Reç të Malësisë së M...
Profesori dhe pedagogu i drejtësisë shqiptare, Ismet E...
Si sot, më 5 prill 1873, lindi Hafiz Ali Korça. Mësimet e...
Radio "Ngjallja" ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas laj...
Regjisori i mirënjohur shqiptar, Kristaq Mitro, është ndar...
Avokati Sajmir Vishaj, në datën 6 prill 2023 do të zhvillo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...