LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Modeli dhe luftërat e Llazar Fundos/ Matteo Mandala: Idealet që i mundësuan paqen Europës

28 Prill 2023, 14:40, Kulturë CNA
Modeli dhe luftërat e Llazar Fundos/ Matteo Mandala: Idealet që i
Llazar Fundo

Profesori Matteo Mandala ka kujtuar kontributin e intelektualit Llazar Fundo dhe luftën e tij për lirinë dhe paqen në Europë.

Rrëfimin e tij Mandala e nis me historinë e Llazar Fundos, i cili ka lindur në Korçë në vitin 1899 dhe studimet i ka kryer fillimisht në Greqi dhe më pas në Paris, ku dhe zhvilloi dhe takimet e para të lëvizjes komuniste.

Mandala thekson se Fundo në 1939 vendosi të kthehej në vendin e tij për të luftuar kundër pushtimit të huaj.

Në 1941 u arrestua nga fashistët italianë dhe u dërgua jashtë vendit.

Lirohet në 1943 dhe rikthehet në Shqipëri për të ndjekur rrugën e lirimit të vendit të tij që do të ndodhte në 1945 kur Fundo kishte ndërruar jetë prej 1 viti,  në 1944, i vrarë nga dora e Enver Hoxhës që vendosi ta pushkatonte dhe torturonte duke e akuzuar si një tradhtar.

Llazar Fundo, i lindur në 25 mars 1899 në Korçë, kishte studiuar në akademinë e Voskopojës, një qendër studimesh e viteve 700, studioi në Greqi dhe mbylli studimet e tij në Paris ku u has dhe me takimet e para të lëvizjeve komuniste internacionale.

Në vitet '20 themeloi Partinë Komuniste Shqiptare së bashku me intelektualë të tjerë si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina në tentativën revolucionare për të zëvendësuar një qeveri demokrate në Shqipëri, e realizuar nga Fan Noli, e kaluar në histori si dominimi i Peshkopit të Kuq, kundrejt ndjenjës së miqësisë për Bashkimin Sovjetik.

Fundo falë ndihmës se Fan Nolit largohet për në Bashkimin Sovjetik.

Për shkak të përndjekjeve staliniste dhe krimeve që pa në Moskë, ai kishte motiv për të braktisur besimin e tij komunist dhe të përqafonte idetë social demokrate.

Udhëtoi për disa vite në shtete të ndryshme të Evropës, Francë, Zvicër, Itali, ku krijoi një vizion europian të politikës.

Pas pushtimit italian në Shqipëri në prill 1939, vendosi të kthehej në vendin e tij për të luftuar kundër pushtimit të huaj.

Në 1941 u arrestua nga fashistët italianë dhe u dërgua jashtë vendit.

Lirohet në 1943 dhe rikthehet në Shqipëri për të ndjekur rrugën e lirimit të vendit të tij që do të ndodhte në 1945 kur Fundo kishte ndërruar jetë prej 1 viti,  në 1944, i vrarë nga dora e Enver Hoxhës që vendosi ta pushkatonte dhe torturonte duke e akuzuar si një tradhtar.

Atëherë në lidhje me studimet e Fundos jeta e tij politike, veprimet e tij si partizan u hodhën shumë hije.

Për Fundon sot me shumë mundësi nuk do të kishin mundësi të vërtetonin nëse miqtë e tij nuk do të kishin lënë shkrime rreth tij, të denja për t'u trajtuar pikërisht sot.

Vlerat politike të Fundos vendosin në kundërshtim komunistët e Enver Hoxhës.

Rikadrdo Bauer thoshte për Fundon se ishte një intelektual me një intelgjiencë të rrallë dhe kishte një vizion historik shuëm inetersant .

Spinelli e konsideronte Fundon si një mik të tij i cili ka lënë imazhin e një të riu shqiptar që dashuronte lirinë dhe dëshironte një frymë bashkëpunimi dhe paqeje në Europë”, rrëfen Mandala.

Më tej, profesori tregon se Fundo është një simbolikë që duhet kujtuar në 25 prill pasi mbi modelin e tij mund të gjejmë origjinën e politikës së lirë, por të kuptojmë edhe luftërat dhe sfidat që po kalojmë sot.

Mbi modelin e tij mund të gjejmë origjinën e politikës së lirë, por të kuptojmë se në çfarë lufte jemi në këto momente, ku tentohet të shaktërrohet ëndrra europiane.

Jam i bindur se në shembullin e Fundos mund të gjejmë dhe origjinët dhe rrënjët e epokës sonë, por dhe të kuptojmë në çfarë klime shoqëria po zhvillon luftërat e saj sot për lirinë, për demokracinë, për mbijetesën, por të riktujtojmë ato ideale që i kanë mundësuar Europës të ketë paqe.

25 prilli dhe martirët e saj janë një lekison për t'u kujtuar, për të mos u harruar dhe për të parë drejt së ardhmes me shpresë”, ka thënë Mandala./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga