
Ditën e sotme çeli siparin edicioni i 35-të i Panairit të Librit në Torino, që do të mbahet deri në 22 maj 2023.
Salloni Shqiptar është frymëzuar nga një prej veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, “Kronikë në gur”.
Gazetari Italian, Alessandro Mezzena, foli për universalitetin e letërsisë së Kadaresë, duke e krahasuar me Kafkën.
Sipas Mezzenës, Kadare është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të kohës i cili me veprën e tij na tregon një Shqipëri fantastike.

Në këtë Panair të Librit ka dhënë një mesazh edhe shkrimtari i madh shqiptar, i cili u shpreh se çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është prej marrëdhënieve dhe afrimit me Evropën.
Kadare tha se i jep gëzim të veçantë kur dëgjon fjalë të mira për Shqipërinë, pasi theksoi se i duket e padrejtë që t’i mohohet një populli e kaluara e tij.
“Unë e çmoj shumë këtë ngjarje që ka ndodhur. Më jep një gëzim të madh. Nuk është thjesht një gëzim që dëgjoj, sepse dëgjoj fjalë të mira për Shqipërinë. Është një lajm i gëzuar për vendin, por gëzimi shpërndahet në të gjithë qenien time. Mendoj se kjo shpërndahet te gjithsecili prej nesh dhe kjo është ajo për çfarë popujt jetojnë për interesat e larta të tyre. Duan që të jenë të dobishëm për veten, kur një popull është i dobishëm për veten është dhe për të tjerët. Shqipëria është një shtet i vjetër evropian, i shekullit të XV dhe këtë s’para e themi. Nuk e thonë as të tjerët dhe kjo mua më krijon një acarim herë pas herë sepse më duket e padrejtë që t’i mohohet një populli e kaluara e tij.

Kjo nuk është një e kaluar për të shitur mend, për t'u mburrur kot së koti, për t'i bërë moral të tjerëve, por është një e kaluar që lidhet me të ardhmen. Çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është afrimi me Evropën, BE me ish-shtetet e vjetra të shekullit XV, ku Shqipëria ka qenë një ndër to. Dhe kjo s’para thuhet. Në shekullin XV Shqipëria ka qenë vend i rrallë, ku është botuar letërsi latine dhe shqipe, paralele. Këtë ne e kemi harruar, por duhet ta kthejmë dalëngadalë dhe duhet të jemi krenarë për këtë gjë. Duhet të kemi shpresë për këtë gjë. Ndaj këtë ndjesi ngazëlluese më shkaktoi mua sot. Ishte shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës”, deklaroi Kadare./ CNA.al
Nisi sot edicioni i 35-të i Sallonit Ndërkombëtar i Li...
Sot, e mërkurë, 17 maj 2023, nga shtypshkronja e shtëpisë ...
Loreen, përfaqësuesja e Suedisë ka fituar “Eurovison S...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar dorëheqje...
36 vite më parë, humbi jetën në një aksident tragjik a...
Si, sot 36 vite më parë, sportisti dhe rekordmeni i pe...
Një nga sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar n...
Profesori Matteo Mandala ka kujtuar kontributin e inte...
Timo Flloko, ylli i kinematografisë shqiptare dhe skenës t...
Era Xinxo çeli dje ekspozitën e saj të parë me piktura në ...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar ashpër për skulpturën ...
Nga Dodë Progni -Masakra e Hereçit – vepër kriminale e u...
Gjuha Shqipe, e cila njhet si një nga gjuhët më të vjetra ...
Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë, tashmë edhe në Peki...
Politika, letërsia, realiteti, erosi, anonimati, dikta...
Sot 9 vite më parë, pas një kaplimi harrimtar 2-vjeçar nga...
Në këtë natë të Premtes së Zezë, CNA TV po sjell një film ...
“Pse u kryqëzua Krishti?!” Kështu titullohet dokumentari ...
50 vjet më parë vdiq gjeniu i shekullit, Pablo Pikaso. Po ...
Në takimin e zhvilluar në fshatin Reç të Malësisë së M...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...