LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panairi i 35-të i Librit, çel siparin/ Kadare i hap dyert adhuruesve të letërsisë në Torino

18 Maj 2023, 17:41, Kulturë CNA
Panairi i 35-të i Librit, çel siparin/ Kadare i hap dyert adhuruesve
Stenda e Shqipërisë në Panairin e Librit, në Torino

Nisi sot edicioni i 35-të i Sallonit Ndërkombëtar i Librit në Torino, që do të mbahet deri në 22 maj 2023.

Në ceremoninë e hapjes së Sallonit përshëndeti Ministrja e Kulturës Elva Margariti:

“Ka qenë një pritje e gjatë, një ‘brengë e bukur’, siç thotë shkrimtari ynë i madh Kadare dhe nuk mund të mos pranonim ftesën për të qenë jo thjesht pjesëmarrës, por miq.

Panairi i 35-të i Librit, çel siparin/ Kadare i hap dyert adhuruesve

Ishte një periudhë shumë e shkurtër për t'u përgatitur, por në të njëjtën kohë një mundësi shumë e madhe për ne, për të treguar Shqipërinë letrare.

Kam jetuar 16 vjet në Itali dhe e di fare mirë se është dashur shumë punë për të ndryshuar imazhin tonë dhe këtë ftesë e shoh si një stacion të rëndësishëm në rrugëtimin tonë, që finalen e ka me anëtarësimin në familjen e madhe europiane, ku gjeografikisht dhe shpirtërisht gjithnjë kemi qenë pjesë”.

Panairi i 35-të i Librit, çel siparin/ Kadare i hap dyert adhuruesve

Frymëzuar nga “Liza në botën e çudirave”, edicioni i këtij viti titullohet "Përmes pasqyrës”, një rrugëtim mes fantastikes dhe reales, nga fëmijëria në botën e të rriturve,nga e shkuara në të ardhmen.

I tillë do të jetë edhe Salloni Shqiptar, i frymëzuar nga një prej veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, projektuar nga ark Matilda Pando dhe artisti Ergys Krisiko.

Një sallon i konceptuar si një vepër arti, që i fton vizitorët të hyjnë në të dhe të zbulojnë Shqipërinë letrare, e cila gjithëherët ka ofruar një letërsi europiane, me stacionet e veta të ndalimit dhe pengesa, por me një orientim të qartë perëndimor, që vjen që në kohërat e Buzukut e Bogdanit, te autorët e Rilindjes Kombëtare, ata të shek. XX e deri në brezat më të rinj të shkrimtarëve.

Panairi i 35-të i Librit, çel siparin/ Kadare i hap dyert adhuruesve

Përgjatë 5 ditëve të Sallonit të Torinos do të ketë rreth 40 aktivitete, promovime librash të përkthyer në gjuhën italiane, panele diskutimesh mbi letërsinë bashkëkohore me një prani të pasur autorësh e studiuesish shqiptarë e italianë, të magjepsur nga universi i jashtëzakonshëm shqiptar.

Lista e shkrimtarëve, përkthyesve e studiuesve që do të jenë të pranishëm në Sallonin shqiptar është e gjatë. Do të gjeni mes tyre emra si:

Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Bashkim Shehu, Ermal Meta, Matteo Mandala, Lucia Nadin, Virgjil Muçi, Tom Kuka, Ardian Ndreca, Ardian Kuçuku, Darien Levani, Rita Petro, Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka, Durim Taçi, Anilda Ibrahimi, Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Stefan Çapaliku, Mimoza Hysa, Diana Kastrati, Liridon Mulaj, Andreas Dushi, Tobias Xhaxhiu, Denada Ndreca, Christan Elia, Nicola Petrazzi, Fabio Rocchi, Sonila Strakosha etj.

Panairi i 35-të i Librit, çel siparin/ Kadare i hap dyert adhuruesve

Ngritja e këtij salloni u bë i mundur falë bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, Regione Puglia, Qendra Shqiptare në Torino, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Ambasada Shqiptare në Romë./ CNA.al

Panairi i 35-të i Librit, çel siparin/ Kadare i hap dyert adhuruesve

Lajmet e fundit nga