Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

ARAFAT, Arabi Saudite – Ata vijnë gjatë errësirës së natës, me mijëra, për t’iu ngjitur kodrës shkëmbore të quajtur Mali Arafat.
Ky vend në juglindje të Mekës është pak i njohur përtej botës islame. Për ata që nuk janë myslimanë, ecja përreth Kabasë – struktura e zezë në formë kubike në qytetin e shenjtë – është momenti vizual më mbresëlënës që shoqëron pelegrinazhin e haxhillëkut.
Por për myslimanët, është rituali i faljes së të martës në Arafat që përfaqëson thelbin dhe tërësinë e haxhillëkut.

Kodra në fjalë dhe Dita e Arafatit, siç quhet dita e dytë në pelegrinazhin e përvitshëm, mbartin domethënie të jashtëzakonshme për fenë islame. Arafati përmendet në Kuran si vendi ku Profeti Muhamet thuhet se mbajti predikimin e tij të fundit, gjatë haxhillëkut të tij të fundit. Sipas thënieve tradicionale të profetit, Dita e Arafatit është dita më e shenjtë e vitit, kur Zoti afrohet më pranë besimtarëve dhe fal mëkatet e tyre.
Momenti i afrimit me Zotin e bën edhe personalisht më të rëndësishme për shumë njerëz këtë pjesë të pelegrinazhit.
Deri në orën 4 të mëngjesit të së martës, maja 70 metra e lartë ishte e mbushur me besimtarë. Ata u ngjitën në terrenin e saj të ashpër, duke tërhequr pas vetes sendet personale dhe duke kërkuar për një vend të lirë. Ata ulen në grupe në brezaret e gurta dhe në të çarat mes shkëmbinjve.

Disa falen, duke pëshpëritur lutjet e tyre për Zotin me pëllëmbët e hapura drejt qiellit. Disa shijojnë panoramën ndërsa drita e mëngjesit fillon të përhapet. Të tjerë ngrenë krahët për të bërë një fotografi selfie për të shënuar momentin. Spërkatëse të mëdha në formë rrethore hedhin ujë për të freskuar pelegrinët në vapën që shkon me shpejtësi në 45 gradë Celcius.
Me kalimin e ditës, zona përreth malit Arafat u mbush me rreth 1.8 milionë pelegrinë. Pa hije apo fllad, njerëzit filluan të përdorin gjithçka që gjenin për t'u mbrojtur nga dielli. Vullnetarët shpërndanë çadra dhe pije, dhe kamionët e mbushur me arka me shishe uji shtuan kaosin e trafikut. Celularët i mbyllnin për shkak të të nxehtit dhe pelegrinët shponin shishet e ujit dhe i përdornin ato për t’u spërkatur me ujë.
Megjithatë, ata thanë se ishin shumë të lumtur që ishin atje pavarësisht vështirësive.

Khaled Al-Shannik, pronar dyqani 30-vjeçar nga Jordania, tha se haxhillëku nuk ishte Meka. "Haxhillëku është në Arafat", tha ai, duke përsëritur një nga thëniet e profetit teksa ishte ulur me familjen e tij në një shkëmb të madh. "Të gjithë muslimanët dëshirojnë të qëndrojnë në pozicionin në të cilin jemi ne tani".
Usman Arshad, student pakistanez 26-vjeçar, eci gati 4,700 kilometra për këtë moment. Ai ishte i vendosur të vinte më këmbë. Prandaj ai eci nga qyteti i tij i lindjes Okara në provincën lindore Punjab, përgjatë gjithë vendit të tij dhe Iranit. Në vazhdim, ai mori një varkë për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe eci përgjatë Gadishullit Arabik për në Mekë.
"Kishte sfida dhe unë rashë disa herë, por Zoti më ndihmoi të ngrihesha përsëri", tha ai për udhëtimin, i cili zgjati gjithsej gjashtë muaj.
Zoti Arshad u rrit duke lexuar për haxhillëkun dhe ai njihte njerëz që e kishin bërë këtë pelegrinazh. Ai bisedoi me ta për situatat që e prisnin dhe se si të përgatitej. Gjithashtu bëri hulumtimet e tij, veçanërisht kur ishte fjala për Arafatin.

Arafati është vendimtar për pelegrinët, tha ai, momenti për të marrë faljen e Zotit.
“Kjo nuk është gjë e vogël. Të gjithë besojnë se janë mëkatarë. Nëse na jepet kjo mundësi (për t'u falur), atëherë duhet ta shfrytëzojmë atë”, tha ai. “Arafati është një ditë e bekuar dhe unë ndjej paqe dhe mençuri duke qenë këtu”.
Pelegrinëve u kërkohet të falen në Arafat pas mesditës dhe deri menjëherë pas perëndimit të diellit. Ata nuk duhet të jenë medoemos në kodër dhe mund të qëndrojnë kudo në tokat përreth saj.
Në mesditë, turmat gjigante të pelegrinëve dëgjuan një predikim nga Sheikh Jusuf bin Said në xhaminë e madhe Namirah, e ndërtuar në vendin ku Profeti Muhamed iu drejtua për herë të fundit komunitetit të hershëm mysliman në shekullin e VII. Sheiku përsëriti thirrjen e profetit për unitet.

“Jemi të urdhëruar të jemi të bashkuar dhe na ndalohet ndarja në të gjitha rrethanat, gjë që është edhe më e rëndësishme gjatë sezonit të Haxhit dhe në vendet e ritualeve”, tha ai.
Autoriteti i Përgjithshëm për Statistikat i Arabisë Saudite tha të martën se 1,845,045 njerëz morën pjesë në Haxhin e këtij viti, përfshirë 1,660,915 nga jashtë vendit. Është dukshëm shifër më e ulët se 2,489,406 që morën pjesë në vitin 2019, haxhillëku i fundit i madh përpara pandemisë. Numri i pelegrinëve nga jashtë vendit këtë vit ra me 200 mijë krahasuar me vitin 2019, dhe pelegrinët nga brenda Arabisë Saudite janë vetëm sa një e treta e numrit të atij viti.
Pas perëndimit të diellit të martën, pelegrinët shkojnë në një pllajë në shkretëtirën aty pranë të quajtur Muzdalifa për të mbledhur guralecë, të cilët do t'i përdorin të nesërmen në një ritual simbolik të goditjes me gurë ndaj djallit në Mina./ VOA
Anastas Nika, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqipt...
Aktori dhe regjisori i njohur, Anastas Nika ka ndërrua...
Përfshirja e Robert Ndrenikës në politikë në vitet ’90 ka ...
Robert Ndrenika, ikona e kinematografisë dhe teatrit në Sh...
Autorët shqiptarë Diana Çuli dhe shumë shpejt edhe Bas...
Operatori i filmave shqiptarë dhe dokumentarëve, Pëllumb K...
Bota e artit humbi sot regjisorin dhe aktorin e famshëm it...
Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëng...
Është mbajtur sot paraqitja e parë publike e Fjalorit të m...
Sot në Shqipëri nuk ka asnjë shans të gjesh gjurmë nga Kom...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Ditën e sotme çeli siparin edicioni i 35-të i Panairit të ...
Nisi sot edicioni i 35-të i Sallonit Ndërkombëtar i Li...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...