
Anastas Nika, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, humbi sot betejën me sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare në spitalin e Athinës.
Aktori me origjinë nga Saranda la pas një karrierë të pasur. Studimet e mesme ai i kreu në Shkollën e Kulturës në Tiranë, në degën e regjisurës dhe gjatë kohës që ishte në shkollë u aktivizua në rrethin e Teatrit, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, në Tiranë.
Por në vitin e tretë, Nika u përjashtua për shkak se këndonte dhe u mësonte të tjerëve këngë të huaja, gjë që nuk lejohej në sistemin e atëhershëm, i cili e dënoi dy vite, duke u punësuar në fabrika të ndryshme.
Më vonë, kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke hapur bunkerë e tunele, si dhe punoi për pesë vite në një fabrikë tullash.
Por Anastas Nika nuk u shkëput kurrë nga bota e artit, pasi gjatë natës punonte në fabrikë dhe gjatë ditës aktivizohej me trupën e Teatrit të qytetit të Sarandës.

Ai përfundoi shkollën e mesme për Agronomi, kreu një kurs për regjisor pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe përfundoi studimet për aktor në Akademinë e Arteve të Bukura.
Kjo i hapi rrugën si aktor në Teatrin Profesionist të Elbasanit e më pas në Teatrin e Estradës në Sarandë. Gjithashtu, ai punoi si Specialist i Lëndës së Teatrit në shkollat e mesme të qytetit të Sarandës, si dhe në kursin e Teatrit, pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Sarandë.
Anastas Nika realizoi me shumë profesionalizëm dhe pasion rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion.

Ai ka interpretuar në vepra të mëdha klasike si: “Mbreti Lir” (Shekspir), “Shtrigat e Salemit” (Artur Myler), “Mikroborgjezët” (Maksim Gorki), “Antigona” ( Sofokliu), “Njeriu që pa vdekjen me sy” ( Viktor Eftimiu), “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” ( Dario Fo), “Ditari i një të çmenduri” (Nikollaj Gogol), “Fejesa” ( Anton Çehov), “Burri i gruas sime” (Miro Gavran, kroat), e tjera.
Nika ka vënë në skenë si regjisor mbi 70 vepra e shfaqje të gjinive dhe llojeve të ndryshme si libretë estrade, spektakël për misse, sfilata modash, festivale e veprimtari për fëmijë, veprimtari folklorike, teatro poetikë dhe komedi, ndërmjet tyre: “Dhëndri nga Amerika”, “Amaneti i Nënës”, “Marrëzia e një të mençuri” e tjerë.

Gjithashtu, ai ka realizuar rreth 50 minifilma poetikë me autorë të shquar shqiptarë dhe nga bota, filma televizivë dhe dokumentarë.
Regjisori është nderuar nga UNESCO me “Kurora e Argjendë” për veprimtarinë artistike, si dhe me një sërë çmimesh.
Vitet e fundit atij i është dashur të luftojë me një sëmundje të rëndë. Të afërm dhe miq të shumtë iu gjendën pranë për ta ndihmuar edhe ekonomikisht. Por këtë të mërkurë Anastas Nika mbylli sytë përgjithmonë./ CNA.al


Aktori dhe regjisori i njohur, Anastas Nika ka ndërrua...
Përfshirja e Robert Ndrenikës në politikë në vitet ’90 ka ...
Robert Ndrenika, ikona e kinematografisë dhe teatrit në Sh...
Autorët shqiptarë Diana Çuli dhe shumë shpejt edhe Bas...
Operatori i filmave shqiptarë dhe dokumentarëve, Pëllumb K...
Bota e artit humbi sot regjisorin dhe aktorin e famshëm it...
Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëng...
Është mbajtur sot paraqitja e parë publike e Fjalorit të m...
Sot në Shqipëri nuk ka asnjë shans të gjesh gjurmë nga Kom...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Ditën e sotme çeli siparin edicioni i 35-të i Panairit të ...
Nisi sot edicioni i 35-të i Sallonit Ndërkombëtar i Li...
Sot, e mërkurë, 17 maj 2023, nga shtypshkronja e shtëpisë ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...