E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare arkitekti, shkrimtari, përkthyesi i njohur, Petraq Kolevica.
Lajmin e bëri të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, në Tiranë.
Deklarata e plotë e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës
Në me pak se 3-4 vite pas përfundimit të studimeve të larta, u dallua mes arkitektëve shqiptarë. Ende i ri botoi përkthimin e “Demoni” të Lermontovit, çka e solli pranë rretheve letrare dhe artistike të kohës. Bota e librave për të ishte po aq e afërt sa dhe bota e projektimit. Ky ka qenë ndoshta motivi I suksesit të tij në projektimin e ndërtesës së “Bibliotekës” në qytetin e Korçës.
Fillimi i viteve 70-të ishte koha kur Z.Kolevica ishte në kërkim të gjuhës së përkryer në arkitekturë. E karakterizuar si periudha e “Liberalizimit Intelektual” dhe me më pak censurë, ajo mundësoi krijimtarinë e arkitektit drejt parimeve të modernizmit, si rryma dominuese në arkitekturën botërore të atyre viteve. Projekti i Kolevicës – shkruan arkitekti Naum Mara për Objektin Biblioteka e Korçës mund të qëndronte dinjitoz në çdo qytet europian të madhësisë së Korçës të asaj kohe. Për here të parë në arkitekturën shqiptare aplikohej në një objekt social-kulturor, një arkitekturë kaq racionale dhe e proporcionuar në të njëjtën kohë, ndriçimi natyral nga lart, planimetria e lirë dhe një fasadë e gjitha e punuar në basoreliev. Hapësira e “Hollit të Librave” ishte hapësira më moderne, më transparente, e projektuar me një gjuhë arkitekturore të pastër, lakonike, ku mernin pjesë “soletat kesone” të aplikuara për herë të parë, në qytetin e Korcës.
Çka tregon qartazi se Z.Kolevica bëri më të mirën e tij si arkitekt, duke na dhuruar një “botë librash”, botën e tij.
Para e më pas këtij objekti ikonik për modernizmin Shqiptar, vetëm për një periudhë të shkurtër 20 vjeçare ai do të projektojë vepra të shkëlqyera, që edhe pse të kushtëzuara nga një kohë kursimi financiar e censure ideologjike, do të mbartin brenda minimalizmit të tyre, shpirtin romantik e poezinë e këndit të drejtë të shprehur në fasada e linja Bauhauziane. Në listën e gjatë të projekteve spikatin veç të tjerash edhe objekte banimi si, pallati në Bllok e në rrugën e Ambasadave, apo ai prapa Bankës së Shqipërisë në Tiranë, të cilët sëbashku me katër objekte të tjerë në Korçë, prej dekadash janë kthyer në shembuj të bukur të kësaj tipologjie në Shqipëri.
Objekte të projektuara e ndërtuara:
Në Tiranë
1. Godina e Sanatoriumit (1958 – 1959)
2. Banesa pranë ish Kinema “Partizani” (1958 – 1959)
3. Blloku i banesave prapa Bankës Kombëtare (1960 – 1962)
4. Godine banimi në hyrje të ish Bllokut (vitet 60′)
5. Ndërtesa e Institutit të Kërkimeve Veterinare në zonën e “Kinostudios” (vitet 60′)
6. Bashkëautor në ekspozitën “Shqipëria Sot” (1971)
7. Ish Agjensia Ajrore Kineze në Bulevardin “Zogu i Parë” (1973 – 1975)
8. Bllok banese për diplomatët në rrugën “Skënderbej” ndryshe “Rruga e Ambasadave” (1974)
9. Bashkëautor në projektimin e Muzeut Historik Kombëtar (1977 – 1981)
Në Korçë
10. Bllok banesash pranë stadiumit
11. Bllok banesash pranë kinema “Morava” Shkolla 12-Vjeçare (1963)
12. Shtëpia e Oficerëve
13. Ndërtesa e parë 7 Katëshe në Shqipëri në hyrje të Korçës
14. Bibloteka “Thimi Mitko” (1975)
Çmime e dekorime
Urdhër Pune i Klasit II, 7 Maj 1983
Çmimi i Republikës shkalla III, 17 Nëntor 1984
Dekorim “Mjeshër i Madh” nga ish Presidenti z. Alfred Moisiu
Dekorim “Qytetar Nderi” nga z. Gjergji Mero dhe z. Robert Damo
Kurora e Poezisë, viti 2004
Në vitet në vazhdim ndër debateve të vazhdueshme me Enver Hoxhën dhe kastën politike të asaj kohe, puna e tij censurohet dhe më pas dërgohet të punojë si teknik ndërtimi në Valias. Qysh ndër ato vite ai nuk do të ushtrojë në vazhdim profesionin e arkitektit, por nuk do të heqë dorë asnjëherë nga të shkruarit, pasioni i tij i dytë. Si pjesë e trashëgimisë së tij në publicistikë janë një mori artikujsh mbi arkitekturën, urbanistikën e jo vetëm. Jetën e tij si arkitekt dhe inxhnier ndërtimi e ai e ka përmbledhur në librin biografik “Arkitektura dhe Diktatura”, ndërkohë që pasionin e tij mbi letërsinë e përkthimin në një seri librash poetikë.
Si një arkitekt i cili u shpreh gjithmonë publikisht për shqetësimin e tij profesional, ai mbetet në memorjen kolektive një antikonformist jo thjesht duke përkufizuar rezistencën e tij intelektuale ndaj Diktaturës, por njëkohësisht edhe antikonformizimin po aq të lidhur ngushtë me arkitekturën dhe zhvillimin urban të qyteteve.
Jeta profesionale, talenti, kultura e gjithanshme dhe përgjegjesia e lartë profesionale e Petraq Kolevicës, na fton ne që ta ndjekim dhe ta nderojmë në historinë e arkitekturës si një pasuri e integritetit kulturor e qytetar.
Kolevices nga SHASH i eshte dhene çmimi “Mjeshtër në Arkitekturë” me date 30.10.2019, si dhe Opera Omnia Distinction ne SHARE Tirana 2020.
Në Shqipëri turizmi natyror po njeh kohët e fundit një rri...
Qyteti i tij i lindjes Augsburg e nderon Bertolt Brech...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Poeti Sadik Bejko ka reaguar ashpër për përmendoren e Isma...
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një ...
Të gjithë të huajt që vizitojnë Athinën ndjekin kuriozë nd...
Mes ngjyrash e tablosh të varura në murë, piktori i mirënj...
Me 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e heroit tonë k...
Në datën e lindjes së piktorit: Ksenofon Dilo - Përfa...
Pesë janë kandidaturat, që janë në garë për të drejtuar Te...
Piktura me vlerë të madhe financiare, por edhe morale e sh...
Në këtë 140-vjetor të lindjes së tij Fan Stilian Noli kuj...
Ikona e muzikës dhe kinematografisë italiane, Adriano Cele...
Si sot, më 4 janar 1924, lindi figura e mirënjohur e kinem...
Nuk e di pse, por krejt në mënyrë intuitive, “Skulptorin e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...