
"Ende dua të shkruaj"/ Isabel Allende, 80 vjeçe
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që shumë shpejt do të kthehej në personalitetet e artit shqiptar, Stavri Shkurtin.
Sot bëhen 95 vjet nga lindja e aktorit të madh, Stavri Shkurti. Aktor shprehës, me një zë gurgullues, Stavri Shkurti ia doli ta krijojë yllin e tij artistik ndër breza.
Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950, kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi”, duke qenë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaroi në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike.
Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej te pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar, por edhe për atë mbarëshqiptar.
Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën "Vajza pa prikë", ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si "Pamje nga ura" e Artur Milerit dhe "Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit, ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën "Maro Mokra".
Në kinematografi ka interpretuar 40 role. Roli i tij i parë do të përkojë me të parin film tërësisht shqiptar, filmin "Tana" në vitin 1958 ku ai do të interpretojë një rol episodik.
Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin "Ilegalët" në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin "Zonja nga qyteti" në vitin 1976, për të cilin mori edhe komplimentet nga Enver Hoxha, roli i Zalo Kapllanit në filmin televiziv "Agimet e Stinës së Madhe" në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985 etj. Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin "Vitet e pritjes" në vitin 1990.
Në vitin 1992 del në pension dhe më pas largohet nga Atdheu në Selanik të Greqisë ku dhe do të ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare në 6 gusht të vitit 1998 duke u përcjellë me shumë nderim e dashuri në banesën e fundit jo vetëm nga gjithë populli i Korçës por dhe nga shumë miq,kolegë e dashamirë.
Për meritat e tij artistike Stavri Shkurti është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit", si dhe me titullin "Qytetar Nderi" i Korçës, pas vdekjes.
1990 -- "Vetmi" - Jani
1990 -- "Fletë të bardha" (Film TV) - Andrea
1990 -- "Jeta në duart e tjetrit" - Babai i Spiros
1989 -- "Kush është vrasësi" - Thimi Dino
1989 -- "Muri i gjallë" - Babai i Rozafës
1989 -- "Vitet e pritjes" - Fajdexhiu
1988 -- "Shkëlqimi i përkohshëm" - Vjehrri i Danes
1987 -- "Botë e padukshme" - Inxhinier Ganiu
1987 -- "Përsëri pranverë" - Sekretari
1987 -- "Rrethi i kujtesës" - Profesor Weberi
1986 -- "Dasmë e çuditshme" - Dalipi
1985 -- "Asgjë nuk harrohet" - Manol Gjinaj, përkthyesi
1985 -- "Të shoh në sy" (Film TV) - Drejtori
1984 -- "Kush vdes në këmbë" - Doktori
1984 -- "Lundrimi i parë" - Borak
1984 -- "Vendimi" - Kiçua
1983 -- "Një emër midis njerëzve" - Jani
1981 -- "Agimet e stinës së madhe" (Film TV) - Zalo Kapllani
1981 -- "Gjurmë në kaltërsi" - Mjeku
1981 -- "Kërcënimi" - Drejtori
1981 -- "Qortimet e vjeshtës" - Fotografi
1980 -- "Një shoqe nga fshati" - Sala,sekretari i Partisë
1980 -- "Partizani i vogël Velo" - Babai i Velos
1979 -- "Mysafiri" - Mysafiri
1979 -- "Ballë për ballë" - Shefi i Arkeologëve
1978 -- "Gjeneral gramafoni" - Brahoja
1978 -- "I treti" (Film TV) - Qazim Beluli
1978 -- "Kur hidheshin themelet" (Film TV) - Zeneli
1978 -- "Yjet mbi Drin" - Pertefi, inxhinieri
1977 -- "Flamur në dallgë" (Film TV) - Urani
1977 -- "Gunat mbi tela" - Mësuesi
1977 -- "Njeriu me top" - Murat Shtaga
1976 -- "Përballimi" - Tarja
1976 -- "Zonja nga qyteti" - Sala, sekretari i Partisë
1976 -- "Ilegalët" - Besimi
1975 -- "Rrugicat që kërkonin diell" - Furrxhiu
1971 -- "Mëngjeze lufte"
1968 -- "Prita Ligori"
1965 -- "Vitet e para" - Një nga vullnetarët në tharjen e kënetës
1958 – "Tana"
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Në Prishtinë më 4 gusht nis Festivali i muzikës, "Sunn...
Në Ulqin u hap edicioni i 21-të i Panairit të Librit, ku p...
Sot është 90-vjetori i lindjes së KUJTIM SPAHIVOGLIT.. Po ...
Ditën e Diel, më 31 korrik 2022, për të tretin vit rad...
Opera “Tristani dhe Izolda” - një alternativë ndaj një bot...
Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Sh...
“Za Fest” do t'i japë edhe këtë vit za Shkodrës. Tri ...
Programi i Bankës Botërore për Zhvillim e Integruar Ur...
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqip...
Në promovim të turizmit dhe resurseve të qytetit, Shko...
Në Shkodër do të organizohet eventi madhështor 'Shkodr...
Shëpia e mirënjohur “Onufri” porsa ka hedhur në treg r...
Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në S...
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, ë...
Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë akto...
Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji, është ndarë nga jeta...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti i rëndë që u ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën ...
Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi plagosja e inspektorit të...
Dalin detajet e para nga plagosja e punonjësit të IMT-...
Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në periudhën me ng...
Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera...
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Tiranën, mesditën e so...
Së fundmi është hapur një peticion në lidhje me disa emisi...
Romancieri me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili...
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të prem...
Nënpresidenti i Paraguajit, Hugo Velazquez të premten ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zor...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...
Kompania "Ryanair" ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturi...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...