LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbërriti i pajetë në spital/ Zbulohet emri i viktimës në Krujë

18 Gusht 2022, 22:03, Kronika CNA

Mbërriti i pajetë në spital/ Zbulohet emri i viktimës

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së sotme ku një person që mbërriti i pajetë në spitalin e Krujës.

Mësohet se viktima është Ylli T., 51 vjeç. Ai u dërgua nga familjarët me urgjencë në spital, por në momentin e mbërritjes mjekët kanë konstatuar se ai nuk kishte shenja jete.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila me të mbërritur në spital ka nisur punën për të gjetur shkakun e vdekjes së 51-vjeçarit.

Pas verifikimit të fakteve si edhe marrjes në pyetje të familjarëve, policia ka zbuluar se në fakt 51-vjeçari kishte rënë aksidentalisht në një kanal vaditës në zonë dhe ka ndërruar jetë./CNA.al

Lajmet e fundit nga