LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga atentati/ Autorët ndoqën viktimat, breshëria bën shoshë "Benz"-in

18 Gusht 2022, 11:09, Kronika CNA
Detaje nga atentati/ Autorët ndoqën viktimat, breshëria bën
Makina e viktimave

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati mafioz me dy viktima, që tronditi këtë mëngjes Vlorën.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë deklaruar se kanë qenë tre persona që kanë ndjekur makinën tip “Benz”, me të cilën po udhëtonin viktimat.

Kur makinat kanë qenë paralelisht, autorët kanë qëlluar me breshëri automatikësh drejt dy personave, duke i lënë ata të vrarë.

Makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal, pranë mbikalimit të Panajasë.

Ndërkohë, pak minuta pas atentatit, një makinë  tip “BMW” u gjet e djegur në Frrakull të Fierit. Brenda tij janë gjetur 3 armë automatike.

Dyshohet se ky automjet është përdorur nga autorët e të shtënave, të cilët mendohet se janë larguar në drejtim të Fierit.

Sipas një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se viktimat dhe autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa blutë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur krehjen e saj.

Sakaq, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga